Bugajski: Rasti i Karabakut dhe paralajmërimi i mbuluar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe

November 21, 2020 11:46

Bugajski: Rasti i Karabakut dhe paralajmërimi i mbuluar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh në lindjen e Europës.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo mund të ripërtërijë aspiratat e qeverisë serbe për të ripushtuar Kosovën, ndërsa në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kjo mund të konsolidojë bindjen se territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, në fund të fundit, do të rifitohen.

Përkundër paralajmërimit të mbuluar të Presidentit serb Aleksander Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe, rasti i Kosovës është më pak i ngjashmi me atë të Karabakut. Në vend që kërcënimet dhe krahasimet e Vuçiç thjesht të hidhen poshtë, deklarata të tilla kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm, nëse duam që të kuptohen mësimet (e marra) nga Karabaku.

Si Kosova ashtu edhe Karabaku ishin rajone autonome brenda republikave – përkatësisht Serbisë dhe Azerbajxhanit – që ishin të varura nga struktura më të mëdha shtetërore – Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik. Kur këto u shpërbënë, u shfaqën dallime të shumta e thelbësore midis dy rajoneve, nëse merret për bazë natyra e luftës dhe përgjigjia ndërkombëtare.

Forcat armene dëbuan ose zhvendosën mbi 800,000 civilë azeri nga Karabaku e rajonet fqinje dhe krijuan aleancë ushtarake me Rusinë për të mbajtur territoret e okupuara. Krejt e kundërta ka ndodhur në Kosovë, ku, gjatë rënies së Jugosllavisë, forcat qeveritare serbe dëbuan ose zhvendosën gati një milion të shumicës shqiptare së popullatës dhe pretenduanqë territori ishte Serbi. Një qeveri që dëbon dhe vret një grup etnik në një rajon të caktuar, në të cilin ata janë shumicë, e dëmton ligjitimitetin e vet për ta kontrolluar atë popull ose territorin e tij.

Po aq e rëndësishme është se një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar vrasjet e mëtejshme në masëdhe dëbimet dhe i dha fund kontrollit shtypës të Beogradit. Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës u njohën nga mbi njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, përveç katër (shteteve). Vendi ka krijuar institucione demokratike të monitoruara nga afër prej institucioneve ndërkombëtare dhe po ndërmerr hapat e parë drejt pranimit në BE. Krejt ndyshe me Karabakun qëasnjë vend nuk e pat njohur si shtet të pavarur, madje as Armenia apo Rusia, dhe ku asnjë forcë paqeruajtëse ndërkombëtare nuk u lejua të hynte.

Tre mësimet kryesore që dalin nga lufta e Karabakut mund të zbatohen në mënyrë më të frytshme në territoret e marra prej Moskës nga Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina: status quo janë të përkohshme, paqeruajtësit rusë janë të dëmshëm dhe marrëveshjet për statusin përfundimtar janë thelbësore.

Një status quo nuk zgjat pafundësisht, veçanërisht nëse dy protagonistët insistojnë në zgjidhje diametralisht të kundërta. Termi “konflikt i ngrirë” është një keqinformues. Më saktë, këto janë konflikte të pazgjidhura, negociatat për të cilat bllokohen ose devijohen qëllimisht nga njëra prej palëve dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar është i dobët ose sporadik. Negociatat mbi rajonin e Transnistrisë së Moldavisë, Donbasit në Ukrainës, Abkazinë dhe Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë, si edhe për Karabakun e Azerbajxhanit nuk u zgjidhën pas luftërave dhe okupimeve fillestare, duke rritur kështu perspektivat për rishpërthim.

Një mësim i dytë themelor është se paqeruajtësit rusë dobësojnë thellësisht shtetin pritës. Ato jo vetëm që pengojnë kontrollin mbi territore nga kryeqyteti i dobësuar, por, gjithashtu, përdoren për të legjitimuar grupimet separatiste, për të krijuar autoritete paralele, për të ndarë institucionet shtetërore, për të ushtruar presion mbi qeverinë qendrore dhe për të bllokuar vendin në përparimin e tij drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Forcat ruse në rajonin e Transnistrisë të Moldavisë janë një shembull i mirëfilltë. Moska ka llogaritur që vendosja e forcave të saj në Karabak do t’i ofrojë një ndikim më të madh në kufizimin e aspiratave perëndimore të Azerbajxhanit, teksa mban dominimin e saj mbi Armeninë.

Një mësim i tretë nga Karabakuështë se territoret e ndara gjatë luftërave kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar në lidhje me statusin e tyre përfundimtar, në mënyrë që të garantojnë pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Kosova është shembulli më i qartë i një rruge relativisht të shpejtë nga ndarja territoriale në shtetësi gjerësisht të njohur, përtej kundërshtisë së Serbisë. Megjithëse Kremlini është përpjekur të gjenerojë një rezultat të ngjashëm në Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, vetëm gjashtë vende, përfshirë vetë Rusinë, i kanë njohur ata si të pavarura; ata janë të përjashtuara nga organizatat ndërkombëtare; dhe Gjeorgjia është e vendosur t’i rimarrë. Po ashtu, aneksimi i plotë i gadishullit të Krimesë prej Ukrainës nga Rusia nuk njihet ndërkombëtarisht si legjitim.

Një mësim tjetër në arenën europiane është se angazhimi i vazhdueshëm i BE dhe SHBA ka më shumë të ngjarë të zgjidhë konfliktin dhe të ofrojë siguri të qëndrueshme. Në të kundërt, Kremlini përllogarit qëndërmjetësimi i tij të çojë përpara ambiciet e veta strategjike duke krijuar “shtete të ngrira” që nuk mund të përparojnë drejt institucioneve ndërkombëtare. Megjithëse Azerbajxhani i ka rifituar territoret e tij përmes luftës, ai mund të bëhet më i varur nga Kremlini. Moska mbetet ndërmjetësuesi kryesor midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe paqeruajtësit rusë tani do të patrullojnë për një kohë të pacaktuar rajonin e rimarrë të Karabakut.

Tomislav Nikolić, president i Serbisë 2012 – 2017, pasuesi i tij në post Aleksandër Vuçiç me delegacionin e Kosovës në Bruksel

Dita, Albania

KARABAKH LESSONS FOR KOSOVA

Janusz Bugajski

The recapture of the Karabakh region from Armenia by Azerbaijan’s military has unleashed a storm of both outrage and ambition in Europe’s east. In the Western Balkans, it may reignite Serbian government aspirations to reconquer Kosova, while in Georgia, Ukraine, and Moldova it could reinforce convictions that territories currently occupied by Russia will eventually also be regained.

The case of Kosova is the most distinct from Karabakh, despite the veiled warning of Serbian President Aleksander Vucic that it could be re-occupied by Serbian troops. Rather than simply dismissing his threats and comparisons, such assertions need careful scrutiny if the lessons of Karabakh are to be understood.

Both Kosova and Karabakh were autonomous regions within republics – Serbia and Azerbaijan, respectively – that were subordinate to larger state structures – Yugoslavia and the Soviet Union. When the latter disintegrated several crucial distinctions emerged between the two regions based on the nature of the war and the international responses.

Armenian forces expelled or displaced over 800,000 Azeri civilians from Karabakh and neighboring districts and formed a military alliance with Russia to hold the occupied territories. The exact opposite happened in Kosova where during the collapse of Yugoslavia Serbian government forces expelled or displaced nearly one million of the majority Albanian population and claimed the territory for Serbia. A government that expels and murders a national group in a distinct region where they form a majority undercuts its legitimacy to control that population or its territory.

Equally importantly, an international force led by NATO intervened in Kosova to prevent further mass murders and expulsions and terminated Belgrade’s repressive control. Kosova’sindependence and statehood was recognized by over one hundred countries, including all but four NATO members. The country has established democratic institutions closely monitored by international institutions and it is taking the first steps toward EU accession. In stark contrast, no country recognized Karabakh as an independent state, not even Armenia or Russia, and no international peacekeeping force was allowed to enter.

The three main lessons stemming from the Karabakh war can be more fruitfully applied to the territories captured by Moscow from Moldova, Georgia, and Ukraine – status quos are temporary, Russian peacekeepers are damaging, and final status agreements are essential.

A status quo does not last indefinitely, particularly if the two protagonists insist on diametrically opposed solutions. The term “frozen conflict” is a misnomer. More accurately, these are unresolved conflicts where negotiations are deliberately stalled or diverted by one of the parties and international mediation is weak or sporadic. Negotiations over Moldova’s Transnistria region, Ukraine’s Donbas, Georgia’s Abkhazia and South Ossetia, and Azerbaijan’s Karabakh were not resolved after the initial wars and occupations, thus raising the prospects for reigniting.

A second fundamental lesson is that Russian peacekeepers severely weaken the host state. They not only prevent the control of territory by the aggrieved capital but they are also used to legitimize separatist entities, create parallel authorities, divide state institutions, apply pressure on the central government, and disqualify the country from progressing toward EU and NATO membership. Russian forces in the Transnistrian region of Moldova serve as a prime example. Moscow has calculated that emplacing its forces in Karabakh will provide greater leverage in curtailing Azerbaijan’s Western aspirations while maintaining its dominance over Armenia.

A third lesson of Karabakh demonstrates that territories separated during wars require international legitimacy regarding their final status to guarantee their independence and  security. Kosova is the most obvious example of a relatively speedy path from territorial separation to widely recognized statehood despite Serbia’s opposition. Although the Kremlin has tried to engineer a similar outcome in Abkhazia and South Ossetia, only six countries including Russia itself have recognized them as independent, they are excluded from international organizations, and Georgia is determined to reclaim them. Similarly, Russia’s outright annexation of Ukraine’s Crimea peninsula is not internationally recognized as legitimate.

An additional lesson in the European arena is that sustained EU and U.S. engagement is more likely to resolve the conflict and ensure enduring security. In contrast, the Kremlin’s mediation is calculated to advance its strategic ambitions by creating “frozen states” that cannot progress into international institutions. Although Azerbaijan has regained its territories through war, it may become more beholden to the Kremlin. Moscowremains the chief mediator between Armenia and Azerbaijan and Russian peacekeepers will now indefinitely patrol the reclaimed Karabakh region.

 

——-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

November 21, 2020 11:46
Komento

16 Komente

  1. Aladini me Eskortë November 21, 12:03

    Me falni, ky Vucici mos eshte ai shoku i karagjozit kozmopolit me poture nga Sureli?
    Sikur kemi miqesi me keta dhe “do hapeni” c’ne do pushtoj Kosoven ky?
    I di keto gjëra gjeniu i Riqirjes?

    Reply to this comment
    • Ganiu USA November 21, 12:05

      Dje lexova ketu ne Dita nje platforme te Sheshelit.
      Me vinte me qesh se si shume komentues idiot naiv shqipo te trashe shkruanin poshte shkrimit qe keto jane endrra dhe Shesheli ia fuut kot.
      Shifeni pra se si nxenesi i Sheshelit vijon te njejtin program o qorra qe jua ka ngrene bythen gomari e ju vazhdoni me “ishallah jam në ëndërr”

      Reply to this comment
    • .!!! November 21, 13:51

      Më falni por interesat politike ekonomike qoftë edhe ato serbe nuk njofin as shokë as kodosha

      Reply to this comment
  2. VATRA November 21, 14:00

    Karabaku nuk ka qenë pjesë e unionit sovjetik sikur Kosova që ishte në federatën Jugosllave atje jetonin armen aq sa jetonin shqiptarë në Serbinë jugore b
    Medvegja Bujanofci Presheva dhe fshatra pēr rreth Vrajes teritorialisht kompakt me Kosovën por që nga OKB pushtimi armen është dënu dhe i ësht6 kërku largim nga Azerbeixhani me të drejten ndërkombētare Armenia dhe Rusia duhet të paguajnë reparacione lufte dhe pēr gjenocod dhe spastrime etnike

    Reply to this comment
  3. XXXL November 21, 14:10

    Është kjo hera e dytë që Armenët bien pre e politikave ruso mëdha njëherë me turq dhe tani me azerët gjatë luftrave ruso turke armenët u patën vërsulë mbi turqit me pretendim se ata janë autoktonë por nga kundër përgjigja turke e pësuan si kētë herë nga azerët andaj vazhduan me propagandën fetare se Turqia kreu genocid mbi ta pytja shtrohet përse Turqia nuk bëri genocid ndaj Gjorgjianëve Bullgarëve grekëve të gjithë fqinjë ortodox

    Reply to this comment
    • Mollosi November 21, 18:47

      Sipas llogjikes tende i bie qe edhe shqiptaret e Kosoves paskan gabuar qe gjate kohes se LDB u paten versulur mbi serbet. Edhe shqiptaret paskan qene pre e politikes gjermane, njejte si me pare (dhe tani) armenet me ruset. Une mendoj qe as shqiptaret e Kosoves dhe as armenet nuk rane pre e gjermaneve dhe ruseve.Si shqiptaret ashtu edhe armenet me te drejte luftuan per t’u cliruar nga serbet dhe turqit. Shqiptaret jane autoktone ne Kosove kurse serbet jane ardhacake nga Karpatet. E njejta gje eshte edhe me armenet te cilet jane autoktone ndersa turqit dhe azeret jane ardhacake nga stepat e Azise Qendrore. Edhe serbet pas LDB bene gjenocid ndaj shqiptareve, megjithese ne permasa shume me te vogla se sa qe i bene turqit ndaj armeneve. Dhe ti, nese nuk perdore standarde te dyfishta, pasi qe terthorazi mbron gjenocidin turk ndaj armeneve, a thua e mbron edhe gjenocidin serb ndaj shqiptareve te Kosoves ?

      Reply to this comment
  4. Aladini mbi qylymin me vrima ,qi ja cpoj vetetima November 21, 15:55

    Zhvillimet e fundit ne Politike ne Kosove e Bote ,

    konkretishte ai inskenim ne Karabak,
    mundet te jet nji Sinjal i Djallit drejt Opinionit Boterore,

    se gjera te tilla mundet te ndodhin sot kudo,
    duke i len kte ,nji Option te hapur per Serbine.
    Kosova eshte ber Gati me e shku ne Hell .

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 21, 16:29

    Ja, pas leximit te pamfletit te ketij patrioti te madh shqiptar, Janoshit, une mund te fle i qete! Te gjithe ne shqiptaret mund te fleme tani te qete!
    Pika qe s’na bie nga keto budadalleqe! Kaq shpejt e harruam se edhe Plaven e Gucine i muarem me lufte dhe i mbajtem nja 20-30 vjet. Pastaj na i mori po me lufte Mali i Zi, e biles mori edhe Ulqinin, te cilin fuqite e medha ia kishin caktuar vilajetit te Shkodres!
    Vazhdo Janosh, vazhdo, vuri ne gjume budallenjte me budadalleqe!

    Reply to this comment
  6. Fatmir Lohja November 21, 19:07

    Pse bie gjate?Shkurt.Kosova e neser te mbylli kufijt qe neser me Serbine.Pas eser t e te marre marre ne zoterim territorin me ushtrine e policine qe ka.Asnje marreveshje me serbet pau realizuar keto kushte.-1 Deklarimi nga ana e tyre e gjenocidit historik ndaj shqiptare.2Gjetja ete zhdukurvekosovar ne vitet 1999.3Pagesat e detyrimeve te sigurime shoqrore nga kosovaret,te paguara ne ish Jugosllavine.

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi November 22, 11:27

      Eshte per te ardhur me shume se keq, qe me kete patriotizem te genjeshter, si te kete dale nga zyra nacionaliste serbe, te merrni ne qafe kosovaret dhe Kosoven! E provuat me taksen 100% dhe e pate ku ju coi! Po nejse, shpresojme qe te tilla patrotizma folklorike te mbeten ketu neper faqe gazetash, qe nuk luajne asnje fare roli ne politiken ballkanike dhe europiane.

      Reply to this comment
  7. mond November 21, 20:52

    mundesia per te komentuar kushdo ne nje media ka dhe keto probleme, dalin lloj lloj “kopetentash”, dhe mbushin rrjeshtat me broçkulla, njeri shan, tjetri behet njohes i mardhenieve nderkombetare, dhe tjetri enderon se mos behet perseri drejtor nga keto “gabime” te qeverise ne lidhje me fqinjet dhe rrumpalla rivjen ne pushtet, çte thuash? keta ja kalojne dhe Bugajskit nga analizat por nuk duan vete.

    Reply to this comment
  8. SBUDBA November 21, 21:55

    Fjalët e Vuçiçit as serbët nuk i marin ma seriozisht Serbia sështë ma Jugosllavi Kosova edhe ajo nuk është më e viteve 90 me president imagjinar dhe institucione paralele imagjinare ku pë 3 ditë e zbrazën 300 policë serbë

    Reply to this comment
    • doni November 23, 23:09

      Kosova ka tashe nje presidente qe me sjelljet e veta e dashmone se punon per Serbi.Ka nje LDK qe me pare pranon Serbin se UCK.Prishtina ne Google maps shenohet vetem serbisht dhe jo shqipe,ne wikipedia gjithashtu.Paramendoni kjo ti ndodhe dikujt tjeter.KOSOVAREVE NUK UA NDIN….

      Reply to this comment
  9. Xhejms November 22, 08:44

    Analiza e Z.Bugajski duhet te studiohet me seriozitet nga kompetentet e shteteve Shqiperi, Kosove e Maqedoni e Veriut. Eshte nje analize objektive, nje paralajnerim per te nesermen e Republikes se Kosoves, etj. Ju flm.

    Reply to this comment
  10. FREDI November 22, 18:15

    Shqiptaret jane shume te percare, bile Shqiperia eshte me disponim antishqiptare.Qeverite e shqipnise se tashme me me deshire do te ishin ne anen e grekeve ,maqedoneve serbeve se sa ne anen e shqiptareve jashte shqipnis.kjo eshte deshmuar ne kete cerekshekulli te fundit.

    Reply to this comment
  11. Paul Tedeschini November 23, 21:29

    “…Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe” per shkak te Shefqet Krasniqave dho hoxhallart e tjere QE BEJNE POLITIKEN SERBE NE TROJET SHQIPTARE.

    Clirimi i Kosoves nga NATO prej pushtuesve serb ishte rasti i fundit i Kosoves dhe “provimi i fundit” a do te zgjedhin shqiptart PRENDIMIN apo LINDJEN antieuropiane apo ORJENTIN TURK-ARAB antieuropian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim