Bujqësia “bie pre” e politikës buxhetore

August 26, 2018 21:21

Bujqësia “bie pre” e politikës buxhetore

Qeveria pritet të ulë gjatë viteve në vijim fondet që jep për bujqësinë, ndonëse paraqitet si një nga sektorët më pak të financuar nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare në buxhetin e vitit 2018, qeveria ka parashikuar 10.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe, 0.66 për qind të prodhimit kombëtar për Ministrinë e Bujqësisë. Por për vitin e ardhshëm, financimi për bujqësinë do të ulet në 0.53 për qindëshin e prodhimit kombëtar, ndërsa në vitin 2021 ai do të zbresë edhe në 0.48 për qindëshin e PBB-së.

Bujqësia është aktualisht sektori që siguron pjesën më të madhe të punësimit në shkallë kombëtare, duke punësuar gati gjysmën e popullsisë. Dhe paralelisht, prodhimi nga bujqësia përbën rreth 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Por ndonëse është sektori që punëson më shumë njerëz dhe një nga kontributorët më të mëdhenj në prodhimin total që gjeneron ekonomia shqiptare, financimet publike për bujqësinë janë gati të papërfillshme.

Qeveria është angazhuar në kuadrin makroekonomik dhe fiskal që të ulë borxhin publik nga rreth 69 për qind që është aktualisht, në 63.5 për qind brenda vitit 2020. Ky shtrëngim i politikës buxhetore pritet të prekë edhe sektorë të tjerë përveç bujqësisë, pasi qeveria do të ketë më pak hapësirë për të kërkuar borxh të ri.

Duke parë situatën e tillë, shpresa e vetme për fermerët mbetet Bashkimi Europian me grantet. Por edhe pse qeveria ka lajmëruar se nga këto grante do të jepen rreth 100 milionë euro, disbursimi i tyre s’ka filluar ende.

s.a/dita

August 26, 2018 21:21
Komento

4 Komente

  1. Arben August 26, 22:29

    organizem surumi

    Reply to this comment
  2. Artemisa August 26, 23:26

    Dhe delet fshatare vazjdojne te vptojne si tufe kete ripjellje te pjerdhur.

    Reply to this comment
  3. info analitike August 27, 06:47

    Mos u merzisni shoke se me akademine e 100 fshatrave cdo gje zgjidhet.

    Reply to this comment
  4. Dash Pacja August 27, 14:48

    Bukur, info analpublike ene agronom.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*