Bujqësia, sektori që ka më shumë të punësuar

June 22, 2016 09:18

Bujqësia, sektori që ka më shumë të punësuar

Pjesa më e madhe e qarqeve të vendit si sektor më me shumë të punësuar kanë atë të bujqësisë. Edhe pse të ardhurat nga ky sektor janë të vogla, për 9 qarqe të vendit tonë ka më shumë të punësuar.

Edhe pse tokat e begata dhe me sipërfaqe të mëdha janë në jug, veriu i vendit numërohet si më i punësuar në këtë sektor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, nga 12 qarqet e vendit 9 prej tyre sigurojnë punësimin në pjesën dërrmuese në sektorin e bujqësisë.

Kështu sipas këtyre të dhënave në qarkun e Kukësit 68.4 për qind e forcës së punës janë të angazhuar në bujqësisë dhe vetëm 26 për qind në shërbime.

E njëjta situatë vlen edhe për qarkun e Dibrës ku mbi 70 për qind e forcës së punës është e angazhuar në bujqësi, teksa pjesa tjetër prej 29 për qind është e sistemuar me punë në sektorin e shërbimeve dhe industrisë. Elbasani edhe pse në dukje qytet industrial ka dominant sektorin e bujqësisë në punësime me 63 për qind të forcës së aftë për punë.

Thuajse e njëjtë është situata dhe në  Korçë, ku 58 për qind e forcës së punës është e angazhuar në bujqësi dhe vetëm 27 për qind në shërbime.

Gjirokastra gjithashtu ka 40 për qind të të punësuarve në bujqësi, por paraqitet si qarku që ka balancuar më mirë punësimin ndërmjet shërbimeve, industrisë dhe bujqësisë.

Në qarkun e Shkodrës, 48 për qind e forcës së punës është e angazhuar në bujqësi, 34 për qind në sektorin e shërbimeve dhe 17.8 për qind në sektorin e industrisë. Ndërsa në qarkun e Lezhës dominon punësimi në sektorin e shërbimeve.

Zhvillimi i vrullshëm i turizmit në zonën e Shëngjinit dhe të Tales, duke se orientuar punësimit drejt shërbimeve. Vetëm qarqet Tiranë, Durrësit dhe Lezhës dominohen nga sektori i shërbimeve dhe industria.

June 22, 2016 09:18
Komento

1 Koment

  1. Lpl. June 22, 09:47

    Keta punojne me siguruar mbijetesen me financime nga emigracjoni po çfare punesimi thoni ku nuk shitet asnje produkt ne kriza fenomeni kryesore eshte mos shitja dhe renja çmimit te madhit plus sekustrimeve e gjobave plus kushtet e motit qe nuk favorizojne shpesh here .Njerezit punojne me ushqy lopen per vete ose ndonje derr per mish rradhe kush e ka bazuar punen ne bujqesi si vetepunesim gjithsecili me gjete nje pune e len bujqesine nuk shpenzon kot dhe slodhet per aq sa here fiton dhe shume here del me humbje , por njerezit nuk e llogarin asnjehere mundin qe shpenzojne ose oret e humbura ne bujqesi por mbajne mend sa para kane harxhuar dhe kur nxjerrin parate qe shpenzuan kenaqen me kashten e bykun se ate kane fitim se e hane bagetite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*