Bukëfiket e Neranxit dhe “tre musketjerët” që po luftojnë për Himarën

November 19, 2017 11:42

Bukëfiket e Neranxit dhe “tre musketjerët” që po luftojnë për Himarën

Bedri Islami

Këto ditë kur isha në Tiranë, në njërën nga buzëmbrëmjet e saj, në rrugën që të dërgon tek gjimnazi “Petro Nini” pas udhëkyqit të njohur si “Sheshi Uillson”, në të djathtë vura re tabelën “Neranxi” në portën hyrëse të një dyqani. Kureshtar nga natyra, aq më tepër pasi kisha dëgjuar se prodhimet e vendit të kësaj firme janë mjaft të njohura, i etur për të ditur se cilat janë specialistetet më të kërkuara, sidomos çajrat apo të tjera me origjinë bimore, u futa brenda. Një zonjë dhe një djalë që nuk ishte edhe aq rinor, në fakt, të presin me mirësjellje. Rafte të ngritura bukur, prodhime të gjithanshme, por, thujse të gjitha marka të huaja. Ardhur, ndoshta, nga të gjitha shtetet përreth dhe çmimet, po ashtu, si andej.

Mendova se ndoshta jam i gabuar, ndoshta etiketat janë në një gjuhë të huaj pasi kjo firmë, Neranxi, mund të ketë kontrata të shumta në shtete të ndryshme dhe do ju ishte dashur një etiketim i tillë.

Iu afrova shitëses dhe e pyeta se cili nga prodhimet e vendosur aq bukur në rafte i takon firmës Neranxi.

Ajo zgjati dorën nga një kosh i vogël, i vendosur si në paradhomën e dyqanit dhe, pasi më zgjati një bukëfike, më tha:

-Këto janë. Nuk ka asgjë tjetër.

E tha me mirëdashje, jashtëzakonisht e sjellshme dhe nuk e vuri re ndoshta dëshpërimin e një njeriu që, pasi ka ardhur nga një vend jashtë Shqipërisë, ku këto prodhime janë gjithandej, nuk gjen vetëm një prodhim shqiptar.

Bukëfike.

Besoj se e dini se çfarë janë. Në fund të fundit, një bukë fike është vetëm një bukëfike, E kanë bërë mjeshtërit prej dhjetra e ndoshta qindra vitesh, as më të keq e as më të mirë se sa Neranxi, megjithëse këtij të fundit nuk ia provova.

Më është kujtuar gjithë këto ditë kjo punë e bukëfikëve.

Më është kujtuar pasi Neranxin, qoftë si Vasillaq, qoftë si një “vorioepirot” në mesin e Shqipërisë, pasi e ndeshim gjithandej nëpër lajmet e mediave, e lidhim, dashje ose pa dashje, me vazhdimin e një rryme filonacionaliste greke në politikën shqiptare.

Neranxi ka qenë deputet. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë i LSI-së , i PS-së apo i PD-së. E ka filluar si LSI-ist qënien në politikë, e ka vazhduar si PS-ist kur u largua prej andej, është gati ta vazhdojë si PD-ist dhe shenjat i ka dhënë se mund ta bëjë edhe këtë. Thirrja në ndihmë e një “lideri” të madh si Flamur Noka dhe vajtja e tij si një bajloz i zbritur nga malet në Himarë, tregon se të kundërtat, edhe kur duken të tilla, nuk janë larg njëra-tjetrës.

Neranxi e ka lidhur emrin e tij fort kohët e fundit, me një çështje që herë rrit tensionet e herë i ul ato: Himarën.

Është një çështje që ngrihet kur Athinës, pjesës nacionaliste të saj i intereson të rrisë zjarrin e politikës dhe ulet kur Athinës zyrtare i duhet të paraqitet si një e devotshme ndaj detyrimeve si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Duke mos i mjaftuar “palikarët” e saj, ajo delegon edhe këta tanët. Kësaj here ata na shfaqen në formën e një treshe musketere, Vangjel Dule, Fredi Bejleri dhe Neranxi i bukëfikëve.

Shfaqja e tyre nën flamurët e nacionalizmit grek nuk është e papritur, siç janë shfaqur në një shtet të largët, Amerikë, ashtu janë shfaqur edhe në Himarë, e për më tepër në Athinë. U është bërë normalitet, megjithëse, thuajse asnjëri prej flamujve që u rrihte shpatullat në atë tribunë nacionaliste, nuk është zyrtar. Është grishje nacionaliste. Herë e furishme, herë e zbutur. Si janë tonet e tyre; herë të egërsuar, herë të zbutur. Herë shfaqen si tigra, herë si mace.

Minoriteti grek në Himarë ekziston. Tjetër punë nëse ka qenë gjithnjë kështu. Ajo puna e mbiemrave të moçëm të tyre dhe gjuha e nënave plakë sikur na ngatërron herë pas here. Edhe tradita të tjera të vjetra na prishin punë, ashtu si na e çorodit mendjen një shkrimtar i madh i atyre anëve, Petro Marko, në librin e tij autobiografik, “Re dhe gurë”.

Por t’i marrim se një pjesë e tyre janë minoritarë dhe e besojmë se është ashtu. Janë në tokat e tyre, në pronat e tyre; askush nuk ua prish, askush nuk ua ndreq. Kur e kanë pa leje, shteti po shkon edhe më tej; po u paguan prishjet që u ka bërë, a thua se janë të gjithë vjehrri dhe kunetër të Luzim Bashës. Prishje ndodhin në të gjithë vendin ku ka shqiptarë, den baba den shqiptarë e ku ka minoritarë që nuk e di nëse janë den baba den të tillë.

Përse janë egërsuar këta “tre musketierë”?

Ka ndonjë përmbysje në Himarë?

Po shkatërrohet Himara apo do të ketë edhe ajo, si gjithë të tjerat, po ato të drejta, detyrime, rregullime, prishje e ndreqje si të gjithë?

Nuk e di ndonjë vend ku minoritarët të kenë më shumë të drejta se autoktonët. Nëse Neranxi me bukëfiket e tij di ndonjë vend të tillë, le ta thotë. Ndoshta çamët e mbetur në Greqi! Apo çamët e dëbuar përmes vrasjeve dhe dërrmimit fizik të tyre?

Himara është një bashki shqiptare ku ka edhe minoritarë, të cilët shteti i respekton, i respekton dy herë, edhe si shtetas shqiptarë, edhe si minoritarë. Edhe në kohën e monizmit e kanë pasur një nderim të tillë, shumë më tepër se sa vendasit.

Nëse ka pasur të dënuar në Himarë, ka pasur edhe në Kelmend, edhe në Mirditë, edhe në Dukagjin, në mos më shumë. Pra, karta e të përndjekurit është një kartë e kotë, e humbur dhe asfiksuese.

Himara është bërë shpesh herë mollë sherri mes dy vendeve, që edhe pa Himarën kanë shumë çfarë të ndreqin.

E përkedhelur në pluranizëm, pikërisht nga etja e pushtetarëve për të mbajtur pushtetin, gjithnjë sipas mendimit se pushteti kalon nga Athina, një pjesë e banorëve të saj, herë rrethuar nga shenja e OMONIA-s e herë nën siglën e PBDNJ, e jo pak herë edhe si PD-iste e flaktë, ajo, përmes emisarëve të çartur nacionalistë, është përpjekur të mbajë këtë mollë sherri, përherë përmes flakëve.

Tani Neranxi është njëri që fryn bulçinjtë ditë e natë, e kur mendon se i mbaroi fryma këtu, ia merr një vrap deri në Athinë për të bërë rimbushjen.

Shiko bukëfiket, Neranx.

Ajo që ka qenë Shqipëri do të mbetet e tillë e ndoshta do të bëhet edhe përtej asaj që është cunguar.

Lojërat e historisë nuk përfundojnë gjithnjë në favor të atij që i ka nisur.

Bukëfiket,Neranx.

 

November 19, 2017 11:42
Komento

13 Komente

  1. Irakli Ndrenika November 19, 11:58

    E vetmja gje positive e ketij artikulli eshte pranimi minoritetit grek ne Himare

    Reply to this comment
  2. alfredi November 19, 12:05

    I madh je Bedri ne shkrimet tuaja , te lexoj me nje fryme per situatat reale..!

    Reply to this comment
  3. Epo kjo pune! November 19, 12:23

    O Bedro, nga na dole ti me faktin se ka minoritet ne Himare, po ashtu ka dhe ne Shkoder dhe se do gjesh ca me origjine greke atje. Ore Bedro prape merreni me Himaren ju, po u more me te, ate do greku, merruni more me Camerine, ke mendere te shkosh si gazetar atje dhe te besh kronike, lere Himaren se eshte lule laberie ajo pa greku ate pune ka, nuk do te pranoje se ka me milione “greke” qe jane arvanitas dhe gjen ndonje plehre te konvertuar ketej qe e quan veten grek!!!! Bedri, nderroje shenjestren, merruni me kauzat reale shqiptare ne greqi dhe jo me falsitete te grekut ketej se po harxhoni fryme, dite, kohe te cmuar, megabytes etj me shashkat e grekut ne Himare. Keni rene pelltum brenda ne gracken e propagandes greke, nderkohe beje qepaze policine shqiptare dhe prokurorine qe nuk ngre kauze ligjore per kapjen gafil te tyre me flamurin vorioepirot.

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr November 19, 14:00

    Ne qofte se ne Himare ka nje ose dhjete familje te minoritetit grek , nuk do te thote se Himara e shte minoritet grek .

    Reply to this comment
  5. Sali Berishes po ti arrij ja ve vetes November 19, 14:41

    Po mir ky Qirje vangjeli paguhet nga taksa paguesit shqiptare dhe punon kunder shqiptareve. Pak e cuditshme !

    Reply to this comment
  6. Belgu November 19, 15:36

    Artikull shkrusi, nuk ka pune. Dhe do ti vere ndonji gjobe ati Neranxit. Me cfare kam pare une, ai Neranxi nuk po lufton as per minoritet as per grek, Nuk do qe pronen e tij ta coje per dhjame qeni si duan keta pashallaret e Tiranes. Biografiha politike e Nerancit eshte kjo. As nji here socjalist, as nji here me pd . Ferfikoje po te duash. OBedri , sot ne tavoline duget te jete çeshtja came, ke kellqe per kete çeshtje? Meru. Presjon Neranxit nuk ke kellqe ti besh.

    Reply to this comment
  7. As November 19, 17:07

    Neranxi nje tregetar i rendomte

    Reply to this comment
  8. Pilo lala November 19, 17:49

    Po ka ore , si nuk ka minoritet ne Himare?. Po i beri dudulja me censusin, qe tha se mjafton te deklarohesh si i tille dhe ashtu je. Dhe kembengulte myteberi se nuk duheshin kerkuar dokumenta per origjinen nga vinin. Habija eshte se duleve u falet vendi ne parlament , qe jo vetem nuk perfaqesojne minoritetin e vertete, por nuk i duhen as dreqit.

    Reply to this comment
  9. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD November 19, 21:06

    Minoritare te etnive te ndryshme ka edhe ne Tirane , por kjo nuk do te thote se Tirana eshte minoritare,more Irakliqis ! Ne Tirane , punojne e banojne edhe disa mijra kineze , por “gabimisht” shteti yne nuk i njeh si minoritet !

    Reply to this comment
  10. KORÇARI November 19, 21:28

    Absurditet Shqiptar, Plehra Dule-Neranxi paguhen nga taksapaguesit Shqiptarë dhe nga Shteti Shqiptar ndërkohë që bëjnë hapur Politikë ANTISHQIPTARE. Ja këto shkoj dhe dëgjoj dhe më vjen të thërras me sa kam në kokë “ÇOHU ENVER HOXHA NGA VARRI T’UA [email protected] [email protected] KËTYRE PLEHRAVE ANTISHQIPTARE DHE KËTYRE POLITIKANËVE EUNUKË”

    Reply to this comment
  11. . November 19, 21:36

    si hyri ne parlament ky Dulja se ky sikur ngeli jashte, me vota

    Reply to this comment
  12. Aliu nga Selenic November 20, 01:44

    Cdo levizje e qarqeve greke se bashku me bashkepuntoret e tyre ketu sice permenden keta tre muktjeret, eshte per Greqin dhe qarqet e tyre nje bumerak i madhe.
    Kohet kan ndryshuar dhe Greqia vazhdon te qendroj ne gjumin letargjik te shekujve te shkuar ne nje kohe qe bota demokratike ka avancuar shkekuj para Greqise.
    Keshtu qe zgjidhja e problemeve ton te minoritetio Grek ne shqiperi eshte nje denancim i fort kunder politikes rraciste Greke e cila besoi qe ne ket aspekt i ka ditet e numeruera.
    Heqja e ligjit te luftes dhe dhenja e te drejtave popullsise Came jan ceshtj Kohe, shpresoi qe se shpejti grekerve t`ju dale gjumi letargjik dhe te shofin se sa prapa kan mbetur ne raporte me te tjeret.!

    Reply to this comment
  13. Sela November 20, 18:05

    SELA !
    Jam dakort me shkrimin e z. BEDRI,por aspak me shprehjet se ne Himaren, puro labe,paska minoritet grek.Atje nuk ka asnje minoritar se nuk ka lab qe te jete minoritar grek.Po ka disa himariote qe kane mare nenshtetesine greke, por ata nuk quhen minoritet,po nenshtetas greke qe banojne me Shqiperi.Po te pranohen keta shqiptare me nenshtetesi greke si minoritare ,atehere duhet te quhen minoritare te gjithe emigrantet shqiptare qe kane mare nenshtetesine greke e banojne ne te kater anet e Greqise. Greqia ben mire te pranoje minoritetin shqiptar te Atikes qe banohet nga shqiptare autoktone para se te vinin greket ne keto troje(lexoni Herodotin). Te njohe minoritetin Cam,te Konices, Kosturit, e vende e te tjera ne gjithe greqine duke filluar nga Janina ,Tana-Gra , e qindra vendbanime me shqiptare autoktone te cilet po i asimilon me nje politike racore duke u mohuar gjuhen e shkollen shqipe.Ne Greqi ka afro 3 milion shqiptare autoktone(pa permendur emigrantet shqiptare te pas vireve 90-te).Pra shteti grek te njohe minoritetin shqiptar ne Greqi duke u dhene po ato te drejta qe shteti shqiptar u njeh 40 mije minoritareve greke ne Gjirokaster e Sarande,dhe te mos meret me perralla minoriteti ne Hinaren labe puro shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*