Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika

November 8, 2018 13:06

Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika

Bedri Islami

Në Bularat, një fshat shqiptar i banuar me minoritarë, ku pak ditë më parë, nga forcat speciale, u vra ekstremisti grek Kafica, pasi, i kamufluar me uniformen e forcave speciale greke, kishte qëlluar mbi policinë, tani po bëhet ceremonia e varrimit të tij.

35 vjeçari minoritar, si dihet, i pajisur me armë të sofistikuar, në ditën e “JO”-së greke, e cila për çudi përkujtohet në këtë fshat kufitar, pasi qëlloi fillimisht në ajër e pastaj mbi forcat speciale shqiptare, refuzoi të dorëzohej dhe, si ndodh me çdo terrorist në botë, u qëllua.

Pas vrasjes së tij gjithçka u zhvillua marra mendshëm shpejt, sikur dikush ta kishte pritur këtë ngjarje, që nuk mund të ishte e vetme dhe nuk ishte marrë përsipër nga një njeri i vetëm, t cilin, sot, në dite varrimin e tij, ultrasit nacionalistë grekë po e quajnë prijës, njeriu që u prin, e kanë bërë flamur dhe po përcjellin me himnin e të ashtuquajturit, të Vorioepirit.

Pas vrasjes së tij gjithçka u zhvillua marra mendshëm shpejt, sikur dikush ta kishte pritur këtë ngjarje, që nuk mund të ishte e vetme dhe nuk ishte marrë përsipër nga një njeri i vetëm, t cilin, sot, në dite varrimin e tij, ultrasit nacionalistë grekë po e quajnë prijës, njeriu që u prin, e kanë bërë flamur dhe po përcjellin me himnin e të ashtuquajturit, të Vorioepirit.

Befas ky njeri, i cili në çdo vend të botës do të ishte asgjë tjetër, veçse një i përbuzur, u bë jo vetëm heroi i një lëvizje ultrase, por edhe më tej se kaq, ai u bë njeriu tek i cili po mbështetet politika e forcave agresive në Greqi, i forcave ruajale në Shqipëri ndaj politikës nacionaliste greke, i forcave fetare greke si mbështetja politike, dhe, i heshtjes së forcave opozitare në Shqipëri, të cilët mendojnë se përmes heshtjes do të mund t vijnë në pushtet.

Forcat politike luajale në Shqipëri, ndaj nacionalizmit grek, si ajo e Dules dhe Omonia si duket, kanë pritur një ditë të tillë, për të shprehur publikisht besnikërinë e tyre ndaj padronëve që i futën në politikë dhe që, përmes shantazhit politik dhe shtetëror ndaj shtetit shqiptar, vazhdojnë t’i mbajnë. Opozita e sotme, të cilës i pëlqen të vetëquhet si e djathtë dhe nacionaliste, nuk arriti të dalë nga kompleksi i nënshtrimit ndaj politikës greke dhe nuk shkoi, të paktën, në nivelin e 14 deputetëve grekë që u distancuan nga shpifjet e shtypit ultras grek ndaj ngjarjes.

Zërat e arsyeshëm në shtetin grek po mbyten nga dalldia nacionaliste, nga mbështetja e kishës greke, që kërkon pushtimin e jugut të Shqipërisë, por edhe nga dobësia e shtetit shqiptar, i cili, i zënë ngushtë mes integrimit, marrëveshjeve dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në shtetin fqinj, i vënë në shënjestër, jo vetëm nga utrasit grekë, por edhe nga ” vëllezërit” opozitarë, ka hapur portat që të vërshojnë gjithfarë ekstremistësh, që nga ata që quhen deputetë evropianë, tek ish deputetë radikalë grekë që qëndrojnë pas ngjarjeve tragjike në Himarë, i ekstremistëve grekë dhe i të deleguarve të posaçëm të Kishës Autoqefale ortodokse shqiptare.

Në ditë varrimin e ekstremistit të njohur, në sheshin e fshatit, nacionalistët grekë kanë vendosur parulla kundër shtetit shqiptar, ata këndojnë këngë nacionaliste , himnin e të ashtuquajturit Vorio Epir, mbajnë flamurë grekë ku kanë afishuar thirrje kundër vendit dhe në përkrahje të ultra nacionalizmit, duke zhvendosur një akt terrorist në një çjerrje delirante.

Në mesin e kësaj turme është edhe një deputet i parlamentit të Shqipërisë, i cili, veç të tjerave, ka edhe nënshtetësi shqiptare, ashtu si edhe atë greke.

por është deputet i parlamentit të Shqipërisë. Jo nga dita e sotme, por gjithë herë sa ia ka lejuar politika dhe mendja e shkurtër e politikës sonë.

Quhet Vangjel Dule. Kryetar i një partie që përcaktohet se mbron të drejtat e njeriut. Herë herë në koalicion me të majtën dhe më shpesh me të djathtën. Tani është i opozitës.

Ai i shikon aty parullat me tekst kundër vendit ku është deputet.

Ai i dëgjon thirrjet antishqiptare.

Ai e sheh dhe dëgjon se si një ekstremist grek po shpallet nga ultra nacionalistët si hero.

Ai i dëgjon thirrjet se Kafica është heroi dhe lideri i tyre dhe se ata, edhe m tej, do të ecin në rrugën e tij.

Ai e dëgjon himnin nacionalist grek për Vorio Epirin.

Ai e sheh dhe bëhet pjesë e këtij dëliri ultra nacionalist dhe i duar troket ato.

Ai i dëgjon shpifjet që bëhen kundër vendit ku është deputet dhe ku është betuar se do të mbrojë të drejtat, liritë dhe aspiratat e kombit shqiptar.

Njeriu që nuk e pranoi kurrë se ekziston një krahinë, dikur krejt e pastër shqiptare, Çamëria, tani bëhet pjesë e turmës që kërkon Vorioepirin.

Është e tepërt të thuhet se çfarë bën ai aty.

Bën atë që ka bërë gjithnjë: që kur ishte dhjak në shërbimin e Janullatosit.

Bën lojën e dreqit.

A duhet të jetë ai njëkohësisht, edhe përkrahës i lëvizjes ultra nacionaliste greke dhe deputet i parlamentit shqiptar?

Shteti shqiptar, në këtë ditë, vendosi që forcat e tij speciale të heshtin. ndoshta bëri mirë.

Por kjo është një mirësi nga e cila përfitojnë vetëm ata që , një ditë tjetër, do të dërgojnë përsëri një “Kaficas” të ri.

November 8, 2018 13:06
Komento

24 Komente

  1. Dardan November 8, 13:27

    Shteti ka rene, RENEA eshte tradhtuar, Shqiperia mban zi per fatin e vet te nxire nga politikanet frikacake te Tiranes.

    Reply to this comment
  2. BE =putanen November 8, 13:59

    Rast per te treguar Respekt per Popullin Shqiptar NGA politika e cila ka marre ne dore Voten e Sovranit per ti mbrojtur nga Armiqte e perhershem
    Sic duket Jo ,,ATEHERE
    Motrat Mamate Vajzat Grat
    Ju qifsha ..se edhe Dinjitetin na e moret
    Ajo pak qe na kishte ngelur

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 8, 15:10

      përse nuk flet për qeverinë,deputetët,popullin tënd por i vërsulet dikujt që nu k e di ku je fare??
      përse nuk i thua qeverisë të hapë gojën dhe jo të rrijë e të bëjë sehir?
      përse nuk i thua deputetëve të tu që hapin gojën dhe jo të vihen në krah të terroristit??
      kërkoja të tuve më parë!!
      dinjitetin po ja japim ne falas,jo BEsë,sepse ajo të kërkon të rrosh me dinjitet,por grekut që i japim det,teritor,drejtimin e SHISH,shërbimit informativ shqiptar!pra gjithçka!!greku ngrihet 1 milionë për një emër,kurse ne 50 veta për një kufi toksor dhe detar!
      kur kërkuam para gjasht muajsh të bënim demostartë sensibilizuese para K/ministrisë,vetëm 50 veta erdhën!!
      kurse në komente 500 të tjerë gëzoheshin për mos suksesin tonë!!
      sikur ne po kërkonim mustaqet e çelos dhe jo angazhimin e qeverisë për të mbrojtu teritorin shqiptar!!
      ky është dinjitet i dhjerë në hale!

      Reply to this comment
      • BE =putanen November 8, 16:19

        te njejtat mendime ndajme
        Ka nje diferenze te madhe ktu.
        1–ne si popull jemi tolerant me histori te madhe dhe te vuajtur dhe nuk e kemi ne DNA te sulmojme ose dhe shume te tjera qe dhe ti vet I kupton… nuk me intereson ne pergjithesi asgje ….por qe nje Terrorist te varroset si hero
        JO ..KTU duhet te veproje shteti ..edhe se konseguencat po populli emigrant ne GreQi do I paguaj.

        Reply to this comment
  3. Tashti qe mendohem November 8, 13:59

    Gjithmone ka heshtur shteti yne, dhe asnjehere nuk e ka ngritur zerin per te drejtat historike, morale, financiare, territoriale qe na takojne. Jemi vertete vend i vogel, por i vetmi vend qe rrethohemi nga troje shqiptare. Keta qe kane ardhur sot te “nderojne” kujtimin e nje te ndjeri jane si puna e qenit, lehin! Por edhe qenit i tregohet vendi kur e tepron ne lehje! Sa per te ndjerin, kam bindjen se eshte duke i rene kokes me grushta atje ku ka vajtur…. se diku, dikur do “ti kene ardhur mend edhe atij”

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini November 8, 14:22

    Kjo asht KONSEGUENCA e POLITIKES PROERDOGAN.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 9, 09:00

      he të qifsha robt dhe ty!!
      çhyn erdogani dhe pidhi i satëme këtu??mos vallë erdogani i ka shtyrë grekët që nga 1913 të vrasin e presin në shqipëri??të shkërdhefsha ty e erdogan bashkë!!
      hale ekstremiste fetare!!

      Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 November 8, 14:36

    pavarsisht se e ke përmëndur njëhrë nën “shteti shqiptar,palloshin e tiranës,prapë ke shkruar një shkrim të mirë a bedri!!
    të gjithë këta kanë fajet e tyre!!nga gjasme opozita e salës me buzkuqin në krye,nga dule e tule si i kanë emrat!por ajo që më shqetëson më shumë është APATIJA,e dyshimtë e shtetit shqiptar!!
    të shohim ditët në vazhdim se çdo të bëhet,por deri tashti ky shtet duket sikur është duke bashkpunuar me ekstremizmin gërk!!
    ky shtet nuk ka bërë asnjë lloj,sado të vogël,proteste ndaj reagimit shovinist,të hapur në maksimum të një antari të BEsë!!përse kjo qeveri e zgërlaqur nuk ankohet në komisoon e parlamentin europian?!nëse atje ngrihen çështje kalamajsh për opozitë dhe çopozitë,përse nuk ngrihet një provokacion i tillë i hapur i një shteti shovinist??

    Reply to this comment
  6. mirel November 8, 15:08

    Bedri kurva vazhdon ti bej akoma fresi Ramutit. Fshati digjet, kurva i ben fresk tradhetarit Ramut.
    Nga na lindi kjo Festa”Jo” ne Bularatin shqiptar?Kush e shpalli kete “Feste Historike” ne Shqiperi?
    E ka bere Ramuti dora vete ne takimin me Tsipras ne Korce.
    Kush i fali tokat shqiptare per varrezat greke? Kuah e pagezoi Zahon te Janullatos?
    Kush i fali nenshtetesine Janullatos?
    Ju plera ramiste, te gjithe ne sherbim te tradhetise. Tani fajin jua paska Dule dhiari
    Ku ishte Dulja kur ishte shteti shtet?
    Jeni te gjithe pale ne tradheti o Bedri.
    Fillon e derdellit ketu per Dulet dhe per reaksionin, por nuk flet per shkaktarin. Nuk flet per tradhetarin qe e shiti Shqiperine te greku, dhe shqiptaret te PPPte.
    Ky eshte shteti juaj.
    Shtet i qelbesirave.
    Tani rri e ankohu si kurve per opoziten gjithe diten..vetem Bedriu pret nga opozita, ne as qe na vete mendja te kerkojme mbeshtetje patriotike nga Berisha. Po ja qe Bedriut dhe Rilindjes nuk i ka ngelur cte bej tjeter vec te kerkoje ndihme nga heshtja e opozites. Thua kjo dashka ti shpetoje lekuren e tradhetarit Edi Rames
    .

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA November 8, 15:47

    Nderim per 14 deputetet dhe ministren greke te Kultures!

    E KAM MIK PLATONIN POR E KAM ME MIK TE VERTETEN !

    – “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe masharenjeve “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush nuk nderon veten se ai qe nderon te verteten.
    Jo si deputatet Partise Babale Lulezim Basha, Vangjel Dule, Vangjel Tava, Edi Palokari, Petrit Vasili… dhe Havalja i Shqiperise Sali Berisha qe na dolen me grek se Agim i Arte duke vene ne dyshim dhe baltosur policine dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte qe me durim dhe profesionalízam shembullor parandaluan nje kasaphane qe mund te derdhte me shume gjak krejt te pafajshem shqiptar dhe minoritar!
    E kam mik Platonin, por kam me mik te verteten, eshte nje shprehje e arte filozofike e Elada Demokratia, vendlindjes se demokracise Boterore !
    Nderim dhe respekt edhe per Ministren e Kultures se Greqise qe me teiterin e saj realist u be mburoja e pare e se vertetes !
    Vellazerisht !
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Uroj qe keta shembuj te fresket te behen Yje Karvani per nje faqe te re miqesie e fqinjesie te mire midis dy popujve me te lashte, me te qyteteruar te Ballkanit e krejt Evropes kunder lajmeve te rreme, kunder racizmit, kunder shpifjeve dhe nxitjes se armiqesise midis popujve dhe shteteve te Ballkanit !
    Ta kthejme Ballkanin Fuci Baruti ne Fuci Miqesie e Vellazerie, Kulture e Qyteterimi midis popujve e Shteteve te tij !
    Sic e ka thene filozofi, atdhetari dhe diplomáti i shquar shqiptar Faik Konica:
    – Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
    Po te mos ia ndalojme hovin sa nuk eshte vone ashtu si Nacional- Socializmi, Nazizmi hitlerian dhe Socializmi Nacional ( Kombetar ) stalinist, do te pjelle tragjedi te reja edhe me te renda se ato qe Evropa dhe Bota kaloi ne vitet 30-40.

    Reply to this comment
  8. Pellazgos November 8, 15:56

    Une nuk e kuptoj pse quhet nje “ekstremist” nje patriote i pasardhes i Heroit te Epirit dhe Prijesit te Saj Jeorgios Kastriotis nga islamiket te ashtuquajture “shqipetare”!
    A nuk eshte ky shtet i quajture Albania pjesetare i Konferences Islamike qe do te thote shtet Islamik.
    A moren leje keta islamik nga Shqipetaret e vertete qe per fat te keq jane te pakte per kete tradheti?
    Per kete shtet luftoi Heroi yne jo tuaji Jeorgios Kastriotis Epirote?
    A eshte e vertete qe Marin Barletti e ka te dokumentuar qe ky vend quhet Epir dhe thote qe Ne jemi Epirote?
    A mashtron Gazeta e respektuar Dita qe e ka botuar ate qe kam shjruar me larte?
    A eshte turp dhe e pa moralshme te mohojme historine tone thjesht ne emer te nje shteti islamik te krijuar ne 1913en nga imperialustet dhe fashistet qe gjithmone kane dashur Ahmet Zogun dhe jo Tgeofan Stilian Mavromatis Nolin e Madh?
    Pse?
    Se nuk duan paqe,nuk duan nje Komb Epirote bashke me ilyret dhe Greket.
    Jemi ne rruge te gabuar.
    Duhet te clirohemi nga turqit dhe armiqte tane qe na perjedhelin se gjoja jami “faktor stabiliteti”.
    Edhe Enver Hoxha kushte nevoje per spiune dhe lamashe,keshtu edhe Fuqite Imperialuste gjoja “Demokratike”.

    Reply to this comment
  9. katarakti November 8, 16:57

    Mua me duket se shteti shqiptar po mban qendrimin e duhur. Ai ekstremisti grek mori ate qe kerkoi, – plumbin ballit. Kjo tregon se nuk eshte me ajo kohe kur bandat greke vrisnin ne Peshkepi ushtaret shqiptare dhe nuk u hynte gjemb ne kembe. Tani ekstremistet greke te te gjitha llojeve mund te turfullojne, te terbohen, te marrosen, te qajne me lot dhe denese per njeriun e tyre, por asgje nuk ndryshon. Neser do ikin te gjithe nga kane ardhur. Ndersa shtetit shqiptar nuk i levizi qerpiku. Kjo i terboi nacionalistet greke dhe po i terbon edhe hijenat e tyre ne Shqiperi. Njerez te mençur ne Greqi nuk u solidarizuan me veprimin e ekstremistit nga Bularati, ndersa opozita shqiptare heshti dhe ferkoi duart. Mua me duket se te dyja qeverite, si ajo e Tiranes edhe ajo e Athines, jane duke mbajtur qendrime te moderuara dhe nuk po kerkojne t’i fryjne zjarrit. Pra asgje per tu shqetesuar. As per te bere nacionalistin e çartur antigrek dhe islamistin e terbuar antiperendimor.

    Reply to this comment
  10. lana November 8, 16:57

    Kjo eshte dita me ZI per shqiperine ku shteti dhe politikanet dhe media kane falimentuar kundrejt thirjeve extremiste biles dhe opozita eshte bashkuar me extremistet duke e lene ne balte te mutosur nga koka te kembet vendin dhe do shikojme se cfar do kerkoje dhe do beje Greku ne te ardhmen e afert.Turp dhe faqja e zeze.Mallkim mallkim mallkim.

    Reply to this comment
  11. Dibrani November 8, 17:24

    Shtet Shqiptar i dorzuar,.i mbaruar.

    Vetem shtet qe nuk munt ti thuash

    Reply to this comment
  12. ILIR November 8, 17:27

    Falem nderit politikaneve shqiptare nga 1992 e deri me sot qe na sollen varrezat greke ne Shqiperi-KALIN E TROJES.

    Reply to this comment
  13. mirel November 8, 17:33

    I shikoni pacavuret e sociaPiSteve?
    Vazhdojne akoma fshijne duart me opoziten.
    Po cfare mutin prisni nga opozita?
    Prisni tju shpetoje Shqiperine?
    Po Ramutin pse e zgjodhet? Apo per tja hequr pergjegjesine e shtetit Ramutit dhe per tja lene prape opozites.
    Pse nuk i kerkoni llogari per mareveshjet dhe fondet sekrete.
    O kerma ramiste, te gjithe vemje tradhetare jeni
    Plera, qe merrni pjese ne tradheti, ne heshtje dhe ne ferkim te c.rit te Ramutit.
    per nje kocke ja ferkoni,,
    yyyyytt qelbesira

    Reply to this comment
  14. Buzuku November 8, 17:48

    Dule me ate ze te zvargur si neperke kur del e ligjeron me besim te plote ne vetvete de i ze vende fjala, ngjall nje neveri prej Uriahipi, po’ u mesuam ta durojme se kshu e paska demokracia, qe na e ka ulur koken kaq poshte sa nuk e kemi patur jet e mot. Mos duro po’ deshe!

    Reply to this comment
  15. Bestari November 8, 18:19

    Asnje gje nuk e justifikon qendrimin e turpshem te qeverise shqiptare, qe vetem SOVRANE NUK MUND TE QUHET.
    Ja frutet e 30 vjeteve shpenzime te miliona eorove per helenizimine Shqiperise.
    Skenderbeu, Ismail Qemali, Zogu dhe Enveri po dridhen ne varr: Po cbehet vepra jone, vepra e populit shqiptar per te cilen shkrime jeten ne dhe derdhen gjak ne shekuj shqiptaret.
    Mire qeveri, po as burra nuk ka Shqiperia?

    Reply to this comment
  16. Bestari November 8, 18:20

    Asnje gje nuk e justifikon qendrimin e turpshem te qeverise shqiptare, qe vetem SOVRANE NUK MUND TE QUHET.
    Ja frutet e 30 vjeteve shpenzime te miliona eorove per helenizimine Shqiperise.
    Skenderbeu, Ismail Qemali, Fan Noli, Zogu dhe Enveri po dridhen ne varr: Po cbehet vepra jone, vepra e populit shqiptar per te cilen shkrime jeten ne dhe derdhen gjak ne shekuj shqiptaret.
    Mire qeveri, po as burra nuk ka sot Shqiperia?

    Reply to this comment
  17. Fan Noli November 8, 18:24

    Jashte Janulatosi, vatra kanceroze e Shqiperise .
    Te kthehen ne Greqi eshtrat e ushtareve greke qe ngriten flamurin grek ne trojet shqiptare ne Luften e Dyte Boterore.

    Reply to this comment
  18. Fan Noli November 8, 18:26

    Jashte terroristet greke!
    Jashte Janulatosi, vatra kanceroze e Shqiperise!.
    Te kthehen ne Greqi eshtrat e ushtareve greke qe ngriten flamurin grek ne trojet shqiptare ne Luften e Dyte Boterore.

    Reply to this comment
  19. Cercizi nga Cajupi nuk u beson syve per c'po ndodh ketu te ne November 8, 18:51

    Nuk ka turp kjo klase politike (qeverti dhe opozite bashke) qe e shpuri Shqiperine ne kete pozite poshteruese, qe e katandisen ne kete derexhe nje popull fisnik e krenar?
    Historia do ta denoje me turp kete klase politike qene keto tridhjete vjet po shkruan faqen me te zeze ne historine e kombit te heroit Legjendar, Skenderbeut.
    Shqiperia do te mbetet por klasa politike qe doli nga hici ne keto tridhjete vjet do te mbetet njolla me e madhe ne historine e Shqiperise.

    Reply to this comment
  20. BLACK SWAN November 8, 20:26

    aman mi dërgoni një kartolinë Vangjelit,
    një kartolinë me flamurin grek, një tufë me gjembaçë,
    30 denarë të fëlliqur per Judën, i shkruani;

    JENI NJË MË PAK !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*