Bularati, ose balada e turpit

December 14, 2018 11:50

Bularati, ose balada e turpit

Dr. Agim Koçillari

Më 8.11.018 shqiptarët dhe bota panë në TV një tragjedi që u luajt si një baladë e lashtë në trojet tona arbërore por me aktorë të përzier popull e priftërinj grekë. Nga mënyra se si u zhvillua kjo ngjarje, u duk qartë se nuk ishte një histori e rastësishme dhe tubim normal, për të festuar ditën e festës kombëtare greke, por diçka shumë më tepër, e mirë llogaritur dhe me qëllim e qitje të largët. Por qarqe të caktuara kishin menduar e llogaritur, që festa të kthehej, zhvillohej dhe dukej si një tragjedi e shkatuar nga shqiptarët, që të vrasim edhe duke festuar në shtëpinë tënde. Aleksandros Cacifas, një banor i fshatit, një person me një të shkuar aspak të pastër, i veshur me uniformë ushtarake, sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare të caktuar për ruajtjen e rendit në këtë ditë feste të popullit grek në një fshat minoritar. Ai u vra, apo vetëvra duke qëlluar mbi këto forca. Themi kështu sepse ende nuk është dhënë version zyrtar. Pas disa ditësh u zhvillua akti i dytë i kësaj tragjedie, varrosja e Aleksandrit.

Mënyra se si u varros Kostandini dukej sikur po varrosej një ”hero”. Kjo ngjarje jo vetëm që nuk e “përjetësoi’’ Aleksando Cacifas si ”hero’’por bëri të kundërtën, diskreditoi, nxori edhe një herë më qartë se kurrë faktin që në Greqi ekzistojnë forca që nuk duan aspak normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët. Mendojmë se cilat do qofshin shkaqet dhe rethanat e vdekjes Cacifas, duke pranuar ashtu siç ndodhi, do të kishte qenë e mira që më vonë të evitoheshin ngjarje të tilla (se cilat do qofshin rrethanat, vdiq një njeri) dhe të falënderohej pala shqiptare për maturinë, qetësinë dhe profesionalizmin me të cilën e trajtoi dhe e zgjidhi problemin, se mund të ishin vrarë shumë vetë.

Dihet që në çdo varrim merr pjesë një njeri i fesë, prift apo hoxhë. Por lind pyetja pse duheshin nëntë priftërinj, dhe pikërisht pse nëntë. Ne shqiptarët e dimë mirë historinë tonë, por duket se edhe grekët duke jetuar me ne në shekuj e kanë mësuar atë dhe si popujt e tjerë të Ballkanit, pretendojnë se është e tyre (I.Kadare).. Bëhet fjalë për Baladën e famshme të ”Kostandinit dhe Dhoqinës’’.

Një nga këta djem, më i vogli, e kishte emrin Kostandin dhe ishte bërë shkas që motrën e vetme, Dhoqinën, ta martonin tre ditë udhë larg. Me helmimin e gjithë familjes nëna mbeti e vetme, “kërcure’’ dhe duke vajtuar pranë vatrës një ditë ajo kujtoi Kostandinin, dhe megjthse nënë, e qortoi që ishte bërë shkak për martesën e së motrës kaq larg. Aq larg sa kjo motër edhe pse kishin kaluar nëntë vjet nuk e kishte marrë vesh që familja, përveç nënës plakë, ishte shuar e gjitha. Shqiptari, bazuar në Kanunin, kushtetutën më të vjetër në botë dhe për të treguar se sa e rëndësishme është, ky institucion bazë i jetës shqiptare, besa, e ka përjetësuar atë në këtë baladë të rrallë. Po ku Kostandini i baladës shqiptare dhe ku Kostandini i baladës greke. Çudi!

Vetvetiu lind pyetja pse nëntë priftërinj? Pse i dhanë kaq rëndësije aktit të vrasjes së tij? Pse ajo ceremoni me një flamur aq të madh. Dhe pse kaq shumë thirrje urrejteje për vrasje dhe luftë. Pse ky varrim dhe pse thirrje për përjetsim në buste e monumente. Çfarë  heroizmi bëri ai?

Brenda pak ditësh u vranë katër shqiptarë në Greqi, dhe vetëm njeri u vra si Cacifas, me armë në dorë duke qëlluar policinë. Është për t’u theksuar fakti se vetë nëna e tij e dënoi të birin për këtë akt (se kështu janë nënat shqiptare). Po tre të tjerë përse? Përse një burrë i qetë familjar dhe punëtor i ndershëm të vritet dhe hidhet në një kanal?

***

Dihet që grekët ngulin këmbë dhe nuk pranojnë faktet historike. Por, vitet e fundit edhe atje, po dalin forca intelektuale që guxojnë të po flasin për historinë e shtetit dhe kombit të tyre. Ata tregojnë historinë reale si kanë qenë para revolucionit të vitit 1821, si u bë dhe fitoi ai revolucion, si u krijua shteti grek. Intelektualë të guximshëm grekë po i tegojnë qytetarëve të thjeshtë grekë por edhe botës mbarë për rolin dhe interesat e Evropës në krijimin e shtetit të tyre. Gjithë kombet në himnet e tyre himnizojnë madhështoren dhe fisniken grekët janë i vetmi (që siç e pranojnë vetë ngrenë në qiell krimin si bazë dhe mjet të kzistencësë tij). Për ata ekziston vetëm ajo që u intereson atyre, gjithmonë sipas variantit të tyre, duke falcfikuar dhe blerë çdo gjë që u intereson. Virgjili, poeti më i madh romak ka thënë: mos i beso grekut edhe kur të fal dhurata. Para ngjarjes në Bularat, ka pasur deklarata të ndryshme si “Çështja Çame nuk ekziston’’. Këtë e dime se kemi vite e vite që e dëgjojmë por nuk e kuptojmë dhe daljen butaforeske të ministrit të minstrit të punëve të jashtme të shtetit grek Kotzias, në kufirin shqiptar dhe i veshur me uniformë ushtarake duke deklaruar si aktor se ka ardhur koha që shqiptarët të llogarisin mirë çdo veprim me shtetin grek. Éshtë për të qeshur dhe për të qarë. Themi kështu se grekët vine serbes, serbes dhe dervenë, dervenë në truallin shqiptar dhe këndojnë himnin e tyre që flet për gjak e luftë, na fyejnë dhe ne i dëgjojmë jo ,,se ua kemi nevojën’’, por u njohim mirë.

Osmanët kanë qenë perandori dhe kanë lënë dokumente që flasin qartë për të gjithë ata që ishin nën sundimine tyre, përfshi minoritarët grekë në Dropull. Ata kanë lënë deftere që tregojnë se, vite më pare, paraardhësit e minoritarëve të sotëm, kanë ardhur në anët tona si raja, megjithse në vendin e tyre kishin boll toka e kullota jo vetëm për vete por edhe për mijra shqiptarë, dhe ne asnjëherë nuk kemi pretenduar se ato troje ku ata u vendosë dhe jetojnë edhe sot, pa pasur asnjë të drejtë siç kanë pasardhësit e rajave grekë.  Grekët pretendojnë se janë ,,atoktonë’’, dhe shpikin e trumbetojnë alibi për të vërtetuar e mbrojtur ëndrrën e Voriepirit. Ata vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur, dhe të nxitur nga himni i tyre kërcënojnë me derdhje gjaku..

***

Që Bularati nuk ishte ngjarje normale, u pranua dhe dëshmua edhe nga disa persona politike të veçantë si dhe populli grek. Gjithashtu, këtë radhë, qëndrimi i qeveisë greke nuk ishte si herë të tjera agresiv, por i zbutur. Atë ditë dhe të nesërmen, dëgjuam  deklarat të drejta dhe dinjtozte nga intelektuale dhe politikanë të njohur grekë si ish ministri i arsimit në qeverinë e Cipras apo ish kryeministri Pangallos. Në këto deklarata, duke shprehur keqardhjen, ata i thanë popullit të tyre se në vendin e vet, kushdo që qëllon me armë policinë është e ligjshme që të qëllohet. Ata mbrojtën veprimet e matura dhe të dokumentuara mirë, duke shtuar se kjo ndodh në çdo vend të botës së qytetëruar. Është diçka positive që edhe vetë grekët, duke filluar nga politikanët e tyre, kanë filluar të ndërgjegjsohen ,,për marrinë’’ e ëndrrës së tyre. Në këtë kuadër sa qesharake dukej marshimi triufal i nëntë priftërinjëve dhe veprimet e depuetes qipriote me origjinë greke.

                                                                        ***

Për të kuptuar më mirë se çfarë dhe pse ndodhi ngjarja e Bularatit duhet t’i rikthehemi historisë.

Grekët, janë fqinji dhe kombi me të cilin Shqiptarët, historia i lidh më shumë se me çdo tjetër. Fatmirësisht, në saje të zhvillimit të tyre socio-kulturor të veçantë në historinë botës si dhe gjuhës së tyre të shkruar, jo vetëm historia por edhe marrëdhëniet tona janë dokumentuar mirë dhe saktë. Kjo është diçka e rrallë dhe kombe të tjera nuk e kanë këtë privilegj. Me fakte, të dokumentuara dhe shkruara nga historianët grekët të lashtësisë, tregohet se cilët jemi ne (Ilirët barbarë), se në cilat territore dhe deri ku janë kufijtë tanë dhe ku kemi jetuar që në lashtësi ne Shqiptarët Ilirë dhe ku Grekët.

                                                                        ***

***

Pas revolucionit, grekët me vrasjen Kapodistrias, i cili nuk mundi të krijojë shtet, të nxitur nga Evropa i vunë përparësi unitetit kombëtar. Për  këtë Evropa kërkonte një udhheqës dhe një model për formimin e shtetit. Asgjë në politikë nuk është pa interes, dhe Evropa në këtë moment që po kalonte Greqia shikonte interesate saj. Ajo donte ta shrytëzonte dhe e shfrytëzoi greqinë e pas revolucionit. Greqia e sotme si shtet, nuk themi si komb por si popull eshtë produkt i këtyre interesave. Vetë historianët grekë e pranojnë këtë kur thonë: Nuk besojmë se është thjesht një problem grek, sepse u krijua kryesisht nga historianë perëndimore. Është një problem Europian që lindi edhe nga nevoja e krijimit të një legjende për prejardhjen e Europës, edhe Greqia kishte rolin e saj’’ TV SKY 2016’’. Nga ky deklarim del qartë se shteti grek është një krijesë evropiane, për interest e saj, duke sakrifikuar shqiptarët, që në atë kohë në Greqi ishin shumicë. Me ideologjinë bazë atdhetarizmin sipas modelit Bavarez, përparësia e qeverisë greke të kësaj kohe ishte të fshihej e kaluara Otomane e Greqisë dhe në vend të saj do të sundojë trashëgimia e lavdishme dhe optimiste e lashtësisë. Bavarezët as më pak e as më shumë duhet të krijonin një legjendë të kombit grek për të gjithë shtetasit e mbretërisë. Por për t’a bërë atë duhej zhdukur identiteti i shumicës shqiptare. Dhe shpikën gënjeshtrën, që vazhdojnë t’i besojnë e mëshojnë edhe sot, se çdo i krishterë shqiptar është grek. ,,Në realizimin e këtij qëllimi këtë ata (bavarezët) nuk e panë të sigurtë as mbi bazë të etnisë së tyre greke, e as mbi bazë te raporteve historike me etni të tjera siç ishin shqiptarët. Ata vlerësuan dhe zgjodhën aleancën fetare si të vetmen bazë të sigurtë për të ndërtuar dhe jetërsuar unitetin kombëtar. Kisha, deri në vitin1831, qendronte larg dhe e pa lidhur me revolucionin (madje e kishte kritikuar atë për dhunën që binte ndesh me parimet e saj (TV Gr. SKY- 2012),. Pas këtij viti kisha e pranoi revolucinin dhe në vitin 1833 u bashkua duke marrë edhe drejtimin e tij. Dhe këtu nisi lufta e përbashkët për të mposhtur ,,vëllezërit’’ shqiptarë. Gjuha e shkruar dhe aleanca me fenë që mori frenat në dorë u bënë factor përcaktues. Në këtë kohë u shpik dhe u trumbetua me të madhe, sikur në ringritjen e kombit grek kishte lozur rol të veçantë dhe përcaktues, kisha me organizimine ,,shkollave të fshehta’’ ku mësohej gjuha greke. Sot, vetë grekët, e  mojhojnë këtë rol të kishës dhe e quajnë si jo të vërtetë.

Se si u krijua ky shtet flet haptas vetë himni grek ky flitet për vrasjen si burim të ruajtjes së shtetit dhe kombit. Kushdo që ka ndjekur dhe parë skenën e,,luftës’’ së Cacifas me policinë shqiptare pyet veten: i droguar është Ky. Po, realisht Aleksandro Cacifas ishte i droguar, por jo nga droga të zakonshme, por droga e vazhdueshme që përdor kisha, shkolla dhe shteti grek si mbështetës i tyre, për të formuar njeriun,,ideal grek’’, atë i cili është i aftë  të vrasë këdo pa i u dridhur dora. Dhe ky shtet pretendon se është vazhdues i qytetërimit të lashtë grek. Realisht ai është e kundërta e atij qytetërimi. Për këtë mjafton të lexojmë himnin që bën fjalë vetë për vrasje dhe vetëm vrasje. Ja se çfarë thuhet e këndohet në këtët himn.  Vetë studjues  e intelektualë grekë, që duan të shkputen nga na këto ëndrra ’’të marra’’, e pranojnë se është unikal i këtij lloji në botë (TV SKY)

Shiko duar të dëshpëruara si korrin jetë ,

Dhe si bien të copëtuara koka, duar dhe këmbë ,

Dhe gjerdane dhe shpata me tru shpërndarë gjithandej,

Dhe carjet nëpër kafka

Dhe zorrët gjithë llahtar,

Kujdes nuk ben asnjë në therje shkojnë të gjithë pëpara,

O mjaft më mjaft, sa do të zgjasin këto vrasje ?

Ata  na japin mundësi neve të njohim himnin grek dhe të të mësojmë se ku e ka bazën genocide ndaj ‘’jo grekëve’’  përfshi edhe shqiptarët, përse atyre nuk u bën përshtypje vrasja e një njeriu dhe pëse vrasjen dhe genocidin, i  çfarë do lloji e konsiderojnë si mjet mbijetese. Në këto kushte pyesim, çfarë kombi është ky?  Po kisha greke, a është kishë që predikon humanizëm apo vatër inkuizicioni??  Pyesim duke kënduar këtë himn në Bularat, çfarë kanë dashur të na trasmetonjë grekët neve shqiptarëve ? Fatmirësisht Kostandin Cacifas ,,I droguar’’ nga ideologjia e ,,Megaiidesë’’ nuk mundi të korrë ndonjë jetë, të coptojë ndonjë kokë ose të presë ndonjë dorë apo këmbë.

                                                                        ***

Dr. Agim Koçillari

Ngjarja e Bularatit, e pakuptimtë dhe skandaloze për ne shqiptarët, por shumë ,,krenare’’dhe ,,triumfale’’ për grekët, n’a bëri që të shfletosim librat e historisë për të mësuar më shumë se kush janë fqinjët tanë, dhe pse sillen kështu me ne. e bëmë këtë se duam apo nuk duam, kemi pasur dhe do të kemi lidhje e marrëdhënie sa të ekzistjë jeta. Ne pyesim veten se çfarë do ndodhë me ne në të ardhmen? A do të qetsohen ndonjë herë këto ,,ujra’’ ??? Mendojmë se po. Duke lexuar në libra e internet, gjetëm fakte të thëna nga vetë grekë të sotëm, se kush janë ata që i kryejnë këto veprime dhe kush i shtyn në këtë udhë. Ky është një fakt kuptimplotë se jo të gjithë grekët janë ,,helmatisur’’ nga Megaliidea.

Dihet fakti se studjuesi gjerman Falmerajer, petendon dhe argumenton se grekët e sotëm si race, nuk kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë. Ai solli në skenë historinë e ndërmjetëshme, nga periudha e sundimit romak në Greqinë e lashtë deri tek pushtimet sllave të shek të 6-të, dhe arritjen e shqipëtareve të veriut në shek e 14-të. Pra sipas Falmerajerit, zinxhiri që lidh grekët e lashtë me grekët e sotëm nuk ekziston, është shkëputur dhe jo vetëm një herë, por tre herë.Teoria e Falmerajerit vë në dyshim lidhjen e Greqisë së sotme me Greqinë e lashtë, vazhdimin e helenizimit si komb. Falmerajeri është armiku më i madh i grekërve, antigreku më i madh për Greqinë.(TV SKY 2016)

Në këtë moment hyjnë në skenë dy emra të mëdhenj të historisë greke, bizantologu dhe folkloristi Spidhiron Zabeli dhe historiani Kostandiono Paparigopulos. Këta me perifrazime të gjata, mundohen të bindin njerzit se duke filluar nga dhjetëvjeçari i 1850 dhe më pas, formohet një vazhdim i helenizimit. Po si? Ajo paraqitet me ndryshime periodike dhe tranzicione!!!. Në këtë mënyrë çarjet që kishte gjetur Falmerajeri dhe ngulte këmbë në to bëhen hallkat lidhëse.

Grindjet e historianëve bashkekohorë nuk janë vetëm teza teorike rreth ideologjisë për problemet e historisë. Ata venë në dukje edhe një problem të cilin mbretëria greke duhet ta zgjidhte menjëherë. Integrimin e një populli tepër të përzier në një komb të bashkuar. Bëhet fjalë për banorët e kombësisë shqiptare, të quajturit arvanitas,të cilët kishin dhënë një kontribut tepër të cmuar gjatë luftës për pavarësi. Grekët vetë e pranojnë se është tepër e vështirë të flasim për grekë të pastër në një perandori shumëkombëshe siç ishte ajo osmane. Paparigolopulos, detyrohet të flasë për shqiptarët dhe grekët dhe e gjen tepër të natyrshme që ata (arvanitasit) duke qënë të krishterë të jenë kandidatët më të mirë për integrim në kombin grek. Flet për kombinimin ideal të cilësive greke dhe shqiptare duke thënë se ndërsa cilësitë greke kanë epërsinë intelektuale, një fisnikëri kulturore cilësitë shqiptare sjellin në rracën greke gjallëri, vrull, trimëri dhe bashkimi i këtyre dy të dhënave afirmojnë Greqinë moderne. Për më tepër grekët i vodhën shqiptarëve duke e adaptuar (shkurtuar) dhe quajtur sit të tyreni fustanellën, kur dihet se ajo është një veshje të cilën në ballkan e përdorim vetëm ne..

Historinë nuk e ndryshojmë dot. Grekët duke mos pasur se ku t’a mbështesin historitë trilluese shpikin ngjarje e përralla si ajo e Cacifas. Ata harrojnë se çdo ngjarje e madhe historike kalon në tre faza. E para është periudha kur ajo zvillohet realisht si p.sh ekzistenca e një shteti apo personaliteteve të shquara të tij që kanë lënë dhe gjurmë kombëtare ose ndërkombëtare për mirë apo për keq. E dyta është periudhe e harresës relative, që mund të jetë edhe shumë e gjatë, siç ka ndodhur me historinë e kombit tone, kur mbi të hidhet baltë dhe shpifet për qëllime të mbrapshta, Dhe e treta, kur në dritën e fakteve të reja, bazuar dukumente të gjetura, rigjykohen dhe rivlerësohen ngjarjet e së kaluarës. Natyrisht në suksesin e ketyre kërkimeve ndikojnë ndryshimet në mentalitet dhe arritjet shkencore. Dhe kështu, pambarimisht shkenca e historisë, rianalizon dhe korigjon historinë e njerzve të veçantë, popujve të ndryshëm dhe, më e rëndësishmja edhe të epokave historike. Faktet që sollëm më sipër tregojnë se historia mënon (vonon), ndofta edhe me mijra vjet, si në rastin e Hundza-ve në Pakistan, por një ditë e vërteta zbulohet dhe del.(Hundzat janë një fis apo grup njerzish që banojnp diku në Pakisatn dhe nuk ngjanë me asnjë nga popujt që i rrethojnë. Mendohet se janë pasardhës të ushtrëve të Aleksandrit të Madh të mbetur pas vdekjes së tij.  Eveéçanta është se ne ata janë gjetur elememntë gjuhësorë, në veshje dhe valle që ngjasojnë me shqiptarët e veriut psh kanë vallen e shpatave)

Grekëve u duhen sebepe si ai i Bularatit, dhe i trillojnë ato për të treguar se në trojet Iliro Shqiptare kanë qenë dhe duhet të jenë të parët dhe se shqiptarët duhet të mos ngrenë kokë ose mundësisht të asimilohen. Por bota moderne që u ka besuar dhe mbështetur, sot bazuar në fakte historike, gjykim të ftohtë dhe analizë të hollësishme të fakteve të reja, shumë gjëra po i rishikon. Gjithashtu, duan apo jo grekët ajo edhe për interesa gjeostrategjike, po i mbështet Shqiptarët. Është fakt se ajo po pranon se shqiptarëve i u janë bërë shumë padrejtësi, para 100-150 vjetësh kur u krijuan shtetet ballkanike. Grekèt e dinè mire se në dokumente të asaj kohe dhe që popublikohen vazhdimisht flitet për teritoret dhe ‘’sinoret,, e tyre si dhe numrin e popullsisë së popujve të Ballkanit tè asaj kohe.

***

Mendoj se ngjarja e Bularatit ishte vertet një baladë. Një baladë greke në tokën shqiptare.  Ajo u krijua dhe u lojt për të krijuar një hero. Realisht kjo baladë do u tregojë brezave se kur dhe ku filloi të marrë fund marrëzia e ëndrrës greke për të krijuar shtet me madhështinë e Qytet Shteteve Helene dhe kufij deri nè lumin Shkumbin. Një proverb i lashtë shqiptar thotë: Uji nuk rrjedh dy herë në të njejtin vend. Më kot jeni ropatur dhe keni derdhur kaq shumë gjak të pafajshëm.

December 14, 2018 11:50
Komento

19 Komente

  1. Joni December 14, 14:02

    O Agim.Debil ishe qe i vogel,tani ke rjedhur fare.Ngele turkoshak.

    Reply to this comment
  2. X Autorin December 14, 14:16

    Me duket se e keni gabim, nuk ka qene ministri i jashtem i greqise me uniforme ushtarake, po ai i mbrojtjes …

    Reply to this comment
  3. Dash December 14, 15:06

    Respekt ! Nje nga analizat me te sakta qe jane bere per kete ngjarje sa absurde aq dhe te turpshme…pr. Kocillari , llogjika e sakte ,e ftohte dhe analiza deri ne thelb e shume koncize e cmendurise se turpit te ketij shteti qe per fat te keq e kemi gjiton……….mos u a vi veshin plerave si ky me lart prof. te falenderoj..

    Reply to this comment
  4. demo December 14, 15:29

    Keto kemi 10 vjet qe i shkruajme ne forumin e komenteve te gazetes Dita.Shume nire ben qe i perserit.Greket e sotem,duhet ta mesojne te verteten e tyre,sepse ne i njohim mire kush jane.

    Reply to this comment
  5. Pellazgos December 14, 15:58

    Zoti Kocollari,kur thua “Shqipetare” per ke e ke llafin,per Arvanitasit Epirote qe luftuan per kombin e tyre te Epirit dhe Greqise,apo per ata “Rilindas” qe shkuan ne Turqi?
    Ne 1821 in u ngriten Arvanitasit bashke me Greket kur per 400 vjet ishin vetem Pashalleqe.
    E ke bere pyetjen,pse Arvanitasit nuk u ngriten per ndonje Shqiperi por Greqi kunder Turqise dhe Ismail Beut,Frashellinjte etj qe shkuan ne Turqi?
    Emrat e Heronjve Greke Arvanitas jane gdhendur ne Berlin zoti Kostandin-llari.
    Apo te ka “shpetuar” vemendja tek Dokumentari TV SKY 2016!
    Nuk e “dinin” keta Rilindas “shqipetare” myslimane qe Arvanitasit kishin rreth 40 apo 50 vjet qe I vriste turku?
    A nuk qe momenti pas 400 vjeteve poshterim pengje,vrasje,perdhunime neper bordellot e Pashallareve te ngriheshin “shqipetaret” e tu dhe te bashkoheshin me “vellezerit” e tyre qe turku ua vriste femijte Arvanitasve dhe Grekeve?
    Meso njehere cdo te thote “Shqipetare” zoti Kocollari dhe pastaj shkruaj ndonje tregim per femije.
    Fshat minoritare?
    Une nuk di ne historine e botes te kete gjuhe minoritare.
    Ne jemi Greke te Epirit,kurse ju qe na quani minoritare jini thjesht ca injorante,idiote dhe turqdashes apo edhe turq qe hiqeni “shqipetare” qe as domethenien nuk ja di.
    Po e ke nga Shqiponja Greke Orthodhokse e Bizantit qe edhe simbolin e flamurit e mori nga Kostandinopoli “heroi” juaj,atehere dakort.
    Per juve Vorio Epiri I Jeorgios Kastriotis I ndare nga Fuqite e Medha kolonialiste nuk egziston.
    Por Pirrua Kastrioti etj “egzistojne” dhe nuk ishin Epirote.
    Mirepo Marin Barletti e thote fare qarte qe Ne jemi Epirote Greke.
    Ju jini scandal i vertete qe te vjen ndot te lexoje dikush.
    Sa per prifterrinjte Greke kane te drejten e tyre ne Epir per 2000 vjet Krishterim por Hoxhallaret e”Zotit” dhe te “pushtuesit” tuaj cpune kane ketu?
    A mund te jete dikush njeri I Zotit dhe te jete Produkt I pushtimeve,katerrimeve,pengjeve,perdhunimeve?
    Kanun eshte fjale Greke qe do te thote Vendos dhe na takon neve si Epirote Greke dhe jo juve islamike te mallkuar.
    Po te qe sot do ta quanit Vendos,por atehere nuk kishte “Shqipetare” zoti Kocollari kishte Epirote Greke.

    Reply to this comment
    • Babalja December 14, 16:55

      Sa idiote jeni ju te vetequajturit greke te sotem.
      Jeni me idiote nga Arvanitasit shqiptare qe nxorren syte e tyre. U perleshen shqiptaret e krishtere dha ata muslimane me 1821 dhe pollen Greqine.
      Dhe ju koqet e sotem lufte fetare vazhdoni dhe po beni. Jeni ftohur ne mendere o koqe. Po kush e ka mendjen sot te keto prallat me greke o car. Jeni fundi i Europes dhe pa pasur asnje lidhje me helenet e lashte fshiheni pas lavdise se tyre. Nacionalizmi grek tregon mungesen e personalitetit te tipave qe i bashkangjiten. Te gjithe deshtaket ne jeten e tyre personale , i bashkangjiten nacionalizmit ekstrem per ta ndjere veten si pjese te dickaje me te madhe se vete ata. Ne tipat feshtake ne jeten pesonale dhe indokrinimi ze vend me mire. Nje prej ketyre deshtakeve je dhe ti pellazgos. Jam i sigurt qe ne jeten tende personale je askushi dhe per tu ndjere se egziston dhe ti ne kete jete i thua vetes une jam grek. Kuptohet qarte metaliteti yt medioker dhe indokrinimi qe sic thashe ze ghithmone vend ne tipa pa personalitet dhe me me nje jete shpirterore te zbrazet. Je gjynah o pellazgos.
      Qe mos kesh paragjykime une jam gjirokastrit 24 karatsh, ortodoks dhe me nje shtepi 300 vjecare. Minoritaret kane qene argatet tane. Tani se ceshte Epiri e di une me mire nga ti.

      Reply to this comment
  6. Amerikani December 14, 16:41

    Doktor nuk ke bere gje tjeter vecse ke percjelle dokumentarin e tv SKAY , ku historianet mendjehapur greke pranojne te verteten e krijimit te shtetit te tyre.

    Ja dhe dokumentari i plote ne link me poshte, shume i vlefshem per cdo shqiptar per te kuptuar me mire fqinjin e vet.

    https://youtu.be/LpxzOep9CDk

    Dhe balada e vjeter shqiptare per te cilen ka shkruar dhe Kadare eshte ” Kush e solli Dorentinen” jo Dhioqinen.

    Reply to this comment
  7. demo December 14, 21:21

    Barletin e kam ne raft o pellasgos.Me thuaj ne cilen flete,faqe,rresht ka shkruar Barleti:Ne jemi Epirote greke.
    Qe Barleti ka shkruar ne jemi Epirote,qe Skenderbeu ka thene:ne quhemi epirote,kjo eshte e dokumentuar,por ate greke nga e nxorre?Barleti eshte Shkodran.Shkodranet i quan Epirote.Per Barletin Skenderbeu kish lindur ne Mat.Krutane,Matjene,Dibrane dhe gjithe arberit qe luftuan perkrah Skenderbeut i quan Epirote.
    Perkrah Skenderbeut erdhen te luftonin vullnetare Gjermane,po edhe italiane,spanjolle,dalmate,,,VETEM GREKE NUK PERMENDEN NE VEPREN E BARLETIT.
    Me thuaj nje lufte,nje beteje turko-greke ne shek XV?
    Pse?Sepse nuk kishte greke.Barleti permend vetem masakrat e ushtrise turke kunder arberoreve te Morese.
    Ka beteja te turqve me Shqiptaret Epirote,ka beteja te turqve me Hungarezet,me serbet,me rumunet,bullgaret e Moesise,por me greket nuk ka.
    Betejat me GREKET Turqit i zhvilluan ne AZI,sepse atje kishte greke.Beteja per Krimene,per Smirnen,per Trabezundin,atje ishin greket ne shek XV.
    Prandaj Pellasgos,shkoni gjeni vatanet nga i kini,sepse jo Epirin,qe keto 3000 vjet ka qene banuar vetem nga shqiptare,por as Morene dhe Selanikun nuk do ti quanit greke.

    Reply to this comment
    • Christ December 15, 23:37

      Demo pyet “me thuaj nje beteje turko-greke” ne shek XV”. Vetem nje do “mbrojtjen e Konstandinopojes”. Do tjeter?? Me thuaj. Por duhet ti thuash shkruesit te lexoje me shume. Nuk mjafton te duash nje gje ne histori duhet ta vertetosh. Shkruesi i artikullit mbeshtetet tek nje emer Fallmerayer.. dhe teorine e tij. Te ftoj te lexosh se c’thone per teorine e tij, para se te entusiazmohesh dhe ajo qe do mesosh eshte se Teoria e tij nuk pranohet. Te tjerat i merr era. Per me teper se teoria e tij frymezoi edhe nazistet – ji po te duash me ta. Plus eshte nderuar nga sulltani .. nderoje edhe ti si sternip i Skenderbeut….

      Reply to this comment
  8. Orteku i Fekenit December 14, 23:33

    Dottore ku do me dale me k’te artikull? Fanatizmit Grek do ti pergjigjemi me fanatizmin shqiptar? !! Historine e dime ne sic e dine edhe ata. Programet ne tv ne kohen e sotme nuk merren per prova shkencore historike ! Ke kaluar nga Bularati ne Pakistan e nga Bavaria ke fustanellat e Athines per te dale ne brigjet s Shkumbinit ! Artikulli jot esht vetm i destinuar te perkedheli sedren e fanatikeve “patriote” . Ne kte mes nuk ka asgje te keqe permbushet i njejti qellim si me programet e tv ( me shum lexues ose shikues ne tv) Ngjaria e Bularatit ndodhi si ndodhi edhe reagimi i qarqeve te caktuara greke pritej te ishte i tille kjo nuk eshte ndonje surprize e madhe. Surprize eshte reagimi zyrtar ne Shqiperi. Policia reagoi drejt qofte patrulla e thjeshte qe nuk ra viktime e provokimit dhe nuk hapi zjarr fare por edhe Renea.
    Mbi te gjitha u tregua ne lartesine e duhur edhe Qeveria (gje qe nuk esht normaliteti)
    Momente kyce qene dy!!!! I pari regimi i Edi Rames me thenjen ( nje i fandaksur) Atje ku kam mesuar un zanatin tim ksaj ne i thoshnim “zbulim me sulm ” Media greke volli sa nxorri edhe zorret e barkut ! Momenti tjeter eshte mos dhenja e plote e informacionit (jo vrau veten jo e vrane me snajper ishte ne kembe apo shtrire etj) Pacienti mediatik grek u be me keq akoma e zuri barku edhe Parlamentin qe ne fillim u duk si pak imun (fillimisht nuk pranoi te mbante zi) Eh zoti doktor ktu duket qarte principi artit ushtarak ” mbaje gjithmon nje reserve ne gadishmeri ” Tani qe te sherohet pacienti nuk eshte e lehte i duhet te perdori metoden indiane qe me neveritse s’ka….nejse do mbylli syte e hunden e do ta gelltisi.

    Reply to this comment
  9. orth. December 15, 12:32

    mire lidhja e grekeve te sotem me at te lashte nuk egziston.po lidhja e shqiptareve te sotem me arbereshet(te mos shkojme deri tek iliropellazge)a egziston ,si eshte provuar,a ka ndonje prove per trashegimine gjenetike.?vetem adn e verteton nje gje te tille dhe j pralla te tjera.

    Reply to this comment
  10. Alban Hamzai December 15, 15:44

    Zoti Doctor,pjese e thesit te professor-doktorave shqiptare ! Ne rradhe te pare te ndjerin Kacifas nuk e quajne Aleksandros,por Konstandin .Persa I takon vrasjes se tij nuk dua te komentoj gje derisa te dale ekspertiza e policise ,megjithese ka kaluar mbi nje muaj e gjysem .Prandaj ato hamendjet tuaja per kete gje tregojini ne ndonje kafene ku ndahen diplomat e doktoraturave .(Ne Shqiperi ka me shume prof e dr se ne ShBA) .Persa u takon minoritareve greke ata kane mbi 3.000 vjet ne trojet e tyre .Ju mund te kenaqni me perrallat historike qe tregoni per greket e minoritetit dhe deri per Alaksandrin e Madh e dri tek Hundza-t ne Pakistan vetem injorantet ne Shqiperi ku mbi 80% nuk lexon asnje liber .Nders ne bote ,me keto qe shkruani,do te talleshin edhe femijte e ciklit fillor. Vetem dr. e kafeneve shqiptare nuk e dine se teoria e “Falmerajerit” sic e shkuani dhe ju (as ketij nuk ja dini emrin) eshte hedhur poshte nga bota shkencore dhe nga vete ai pak kohe me vone pasi e shkruajti ,duke treguar dhe arsyen pse e shkruajti dhe nga kush u pagua . Sa per ARVANITET ata jane pasardhes te denje te EPIROTEVE GREKE ,qe dhane per Greqine jo vetem pasurine,por edhe jeten ne nje kohe qe shqiptaret e osmanizuar luftonin per te shtypur Revolucionin Grek dhe cdo levizje tjeter ne Ballkan . DHA e Grekeve eshte 98% e paster ,ndersa DNA e shqiptareve del 30% ilire,20% slave ,18% thrakase ,14 % greke ,16 % finikase (gad Azise se Vogel) etj (shih Studimi I Institutit Zvicerian te Gjenetikes GENEA ,v.2010 ) .Sa per Paparigopulos dhe Zabelis ju nuk e keni lexuar ,sepse me ato qe keni shkruar I keni thene kembes dore .Nuk ja vlen te zgjatem me tej ,por pasi te mbaroje protesta e studenteve ,shihni mbase merrni edhe titullin Prof. Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit December 15, 22:13

      Albanis Hamzajotis!!
      Doktorrit ja kenduam vete levitet ne! E njejta vlen edhe per ty njeri lexon nga nje krah e tjetri nga krahu tjeter!Ky lloj arsyetimi nuk te con gjekundi? Bularati ka nje vije ndarse eshte hero apo ti si thua??

      Reply to this comment
  11. Ilir December 15, 23:23

    Dridhe like beje trike. DERI dje skishte arvanitas fare tashti qe i doli boja muhabetit filloi propaganda trushpelarese ..arvanitasit na qenkan helenasit e lashte.Greket e lashte por qe flasin shqip.Shkoni ne Qipro shikojini greket e vertet
    Jane si evgjiter.Ata qe jane neGreqi jane arvanitas,vlleh dhe sllav.

    Reply to this comment
  12. Pellazgos December 16, 03:41

    O demo estrada e Ballshit.
    D.m.th qe ty e ke lexuar Barletin qe thote qe Ne jemi Epirote.
    Atehere pse nuk egziston vorio epiri apo Epiri?
    Eshte si te thuash qe Qemal Stafa te kete thene qe ne jemi shko9drane,por Shkodra nuk egzistone!
    Epirin Historik me qindra polis Greke e njef gjithe bota,kurse Al~Bani nuk e njeh se jini thjesht turq jo vetem ne emra,ne ndergjegje,ne nderim te festave islamike,ne urrejtje te Grekeve dhe Epiroteve.

    Reply to this comment
  13. demo December 16, 06:35

    Ja ta spjegoj uuu.z orth! Frang Bardhi nga Kallmeti i Zadrimes,e quante veten Epirot dhe Arbnesh.
    Ne 1635 hartoi fjalorin Latino-Epiroticum,me shprehje te tilla:Armiku plak,s`te behet kurre mik.
    Me mire me pas anmikun e shtruem,se mikun e mbyllem.(me mire me pas armikun e hapur,se mikun e fshehur).A mos te duken greqisht keto shprehje,fjale te urta? Ja,pra kush ka qene gjuha Epirote ne 1635-gjuha shqipe.Ne vertete e quajme sot vendin Shqiperi dhe vandasit Shqiptare,ashtu si gjermanet e quajne Gjermanine Deutchland dhe banoret Deutch,por kur kjo krijese hibride qe sot quhet greqi,kur u formua si shtet nga Bavarezet,nuk kishte emer,nuk kishte kombesui.Ishte e pa emer.
    Shoqeria e miqve ne Stamboll i dhane dum ta quajne Greqi,ashtu si quanin Romaket e lashte nje fis qe pat emigruar ne Sicili ne lashtesi.Moren harten e Heladhes se lashte dhe filluan te riemertojne fshatrat,krahinat dhe qytetet.Psh,Moreja e banuar vetem nga shqiptare,e quajten Peloponez.
    Instituti Igenea ne Zvicer,i ka nxjerre greket 30% greke
    (jane greket qe solli Turqia me kembimin e popullsive ne 1923) 20% sllave,18% fenikas(afrikane) 18%thrake(vllahet) 14% ilire (popullsite arberore)

    Reply to this comment
  14. demo December 16, 07:33

    Po si nuk ka egzistuar Epiri mor Pellasgos?
    Epiri me Cameri(Thiamis i lashtesise) me Mollose,me Kaonet e Laberise ka egzistuar qe cke me te,por Epir me Polise greke nuk ka egzistuar.Ka egzistuar Dodona e Thesprotise Came,keshtjella e lashte epirote e Paramithise,qe e ka pikturuar Lear,keshtjellat e Sulit,qe vete greket pranojne qe jane shqiptare.Epiri nuk ka qene asnjeherte greqi,as i jugut,as i veriut,as i lindjes,as i perendimit.Ne nuk trembemi nga etnonimi jone i lashte Epir,por ju greket c`lidhje keni me Epirin?
    Sepse greket e lashte i kane quajtur epirotet barbare,jogreke.Pirrua i Epirit e quante veten Epirot dhe jo grek.Ne lojrat olimpike pangreke,Epirotet,Iliret dhe Maqedonasit,nuk i pranonin,sepse NUK ISHIN GREKE. Deri diten kur Filipi mbreti Maqedonise pushtoi Eladhen dhe i dhjeu lojnat olimpike.Cte them une,kete e thote oratori i lashte grek nga Athina Demosteni.Ju greket e sotem kundershtaret me te medhenj keni historianet greke te Lashtesise.Ata nuk ju lejojne te genjeni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim