Buldozerët rrafshojnë totalisht ‘Pallatin e Bashës’

December 17, 2013 09:39

Buldozerët rrafshojnë totalisht ‘Pallatin e Bashës’

Ka vazhduar edhe ditën e djeshme puna për rrëzimin e njërës prej godinave të kompleksit “Jon”. Që prej ditës së diel, mjetet e tonazhit të rëndë të INUK-ut, fadromat edhe skrepat, vijuan procesin e shembjes së pjesës së pallatit që mbeti në këmbë. Përveç buldozerëve është futur në punë edhe një mjet i ri që shërben për prerjen e kolonave prej betoni të ndërtesës. Ndërkohë, rruga që kalon pranë kësaj ndërtese vijon të jetë e bllokuar për arsye sigurie. Sipas specialistëve të INUK, orët e ardhshme ndërtesa pritet të rrëzohet tërësisht, pasi gërshëra po pret kolonat mbajtëse. Më pas do të bëhet dhe pastrimi i zonës nga mbetjet inerte dhe hapjen e rrugës kryesore. Kompleksi u shemb me 300 kg eksploziv plastik në orën 14:00 të së shtunës nga forcat xheniere, pasi pallati ishte ndërtuar në vijën bregdetare me proces të dyshimtë paligjshmërish dhe për më tepër aty ku kalonte projekti i ri “Lungo Mare” i bashkisë. Aktualisht nën hetim për paligjshmëritë janë Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës, ortaku i tij dhe noterja Mimoza Shehu, pasi kanë ‘ngjallur’ dy të vdekurit e familjes Ndini për të firmosur shitjen e 1663 metra truall. Përveç kësaj edhe gjyqtarë, zyrtarë vendorë dhe ish-zyrtarë, pasi kanë lejuar ndërtimin abuziv me dokumente të falsifikuara.

 

December 17, 2013 09:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim