Çfarë i tha bulevardi PD-së

January 29, 2018 08:28

Çfarë i tha bulevardi PD-së

Artan Xh. Duka

U mbyll edhe këtë herë “zbori” PD në bulevard. Ishin aq apo kaq, rëndësi ka që kaloi paqësisht dhe kjo duhet vlerësuar se për gjë tjetër, zor se do të mbahet mënd. Sikurse me çadrën, PD u ngriti njerëzve mëndjen se çoç do bënte vaki por vazhdimisht po i ndodh si përralla e fshatit, bariut e ujkut.

Telendisja më kot e qytetarit në bulevard po cënon besimin e njerëzve tek protesta dhe po bën me hije vetë lidershipin e PD që sot është më nervoz kur mendon protestën e rradhës. Se, sa herë është kuturisur në shesh, nuk fiton por humbet pikë dhe kompleksimi nga thjesht ideja e protestës, është dëmi më i madh që po i bën vetes ky lidership.

E drejta, çështje numrash apo fryme!

Bulevardi ka “gojë” dhe ai po e ekspozon PD si parti që po humb si apelin inspirues ndaj qytetarit ashtu dhe “zërin” ndaj partnerëve ndërkombëtar teksa shohin tek ajo një faktor të paparashikueshëm, “rebel” dhe në krizë apeli në publik! Dhe kjo në kontekstin kur qeveria nuk është kapur ende “mat” në abuzime të ngjashme me ato të PD në pushtet dhe vetë lidershipi PD mbetet i lakuar për të shkuarën e tij.

Normalisht, protesta alla “OJQ”, do t’i hapë punë e rrisë më tej presionin ndaj Bashës për lidership. Ishin rehat deri dje se çoku nanuriseshin se ishin popullor dhe kandisnin ca poshtë ta besonin këtë gjë. Pas humbjes në zgjedhje dhe vuajtjes për të dalë nga çadra, PD me zor kishte krijuar një “realitet” virtual ku të paktën hamëndësonte se ishte forcë e parë gjë që kjo protestë e ekspozoi si trillim patetik.

Protesta i ngeli në dorë PD. Por jo për numra. Për të drejtën në perëndim edhe një protestues i vetëm i del me dinjitet shtetit përballë. Është çështje fryme, kauze dhe morali dhe PD nuk ka ç’ofron. Dhe qeveria rri e ngazëllon. Një anomali demokratike kjo kur vëndi mbetet pa alternativë dhe qeveria nuk ndjen presion real për të bërë punën apo hapur krahun me votë.

Klonim apo reformim!

Koha e reformimit të PD ka ardhur e kaluar! Çlirimi nga trashëgimia e lidershipit të tranzicionit që po e tkurr në elektorat është jetik për PD e demokracinë dhe ata që patën kurajo t’i kundërviheshin monizmit, nuk mund t’i përvidhen detyrimit historik për të ri- marrë fatin e saj në dorë.

Identiteti i PD duhet të jetë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe një parti e qytetarëve të lirë është lehtësim për të gjithë sepse rotacioni politik do të çlirohet nga ankthi e tensionet që e kanë karakterizuar në tranzicion dhe humbja në zgjedhje nuk do të jetë më fatalitet në kushtet e drejtësisë së pavarur dhe “metrit” të BE.

Kjo protestë mund të komentohet si “thikë” me dy presa ndaj hapjes së negociatave me BE. Sot në rend të ditës është “gara” Shqipëri-BE që më pas garanton edhe vetë garën mes nesh. Me aksionin e saj, PD po ngatërron qëllimisht rradhën e garës por me gjasa më kot, sepse gjeopolitika e perëndimit është në favor të Shqipërisë dhe integrimi në BE është në “marsh automatik”.

Ndërkohë, pikiata e lidershipit nuk ka pse të jetë pikiatë e partisë. PD është më shumë se disa emra. Është gjysma tjetër që nuk e meriton të katandiset çerek nga disa që jo thjesht nuk i mban vëndi në opozitë por dhe sikur po humbin toruan prej reformës në drejtësi.

Në parim, pas hapjes së negociatave me BE, koha deri në zgjedhjet e ardhshme punon për opozitën. Qeveria, afërmëndsh, edhe do gabojë dhe morali i saj do të luhatet ndaj dhe PD duhet të jetë gati për rotacion për më tepër që duke qënë me një këmbë në “fushën” e BE, Brukseli është një garanci më shumë.

Por edhe nën “hijen” e Brukselit, sa kohë e kapur nga e kaluara, PD nuk ka shans për pushtet edhe nëse shpreson se Rama do e bëjë baltë si ajo dikur. Shanset për pushtet nuk duhet të varen nga performanca e PS dhe kjo kërkon meritë e moral, reformim dhe jo klonim lidershipi si deri më sot. E bëri këtë rotacion PS dikur. Ta mbyllë edhe PD këtë garë brënda vetes pa të shpresojë tek gara me të tretë. Ndoshta kjo protestë do bëhet sebep!

January 29, 2018 08:28
Komento

7 Komente

  1. preng pjetri January 29, 08:42

    Mjeranët opozitar
    hurgjë gjithëkund kanë dalë.
    U nis kale e dolë gomar
    iken vister më bisht
    nën shalë.
    *
    Kuku nënë klithi kumria.
    Si s’ja njeh mekatet vetit.
    Kuku nënë a ka fytyrë Media?
    Mekatari i Gerdecit.
    *
    U ulë sorra puthi token..
    Gomari u pall në lendine.
    Imitonin Nard Ndoken.
    Shum matuf e pak funderrinë.
    *
    O mua më raftë pika,
    a degjuat ç’tha Monika
    une jame e vetmja grua.
    Që nuk vij nga politika!
    *
    Dhe në fund vjenë ëmbelsira.
    Koken poshtë Saliu uli.
    Fjale zjarret u gjendis Luli.
    Eshtë e jona Shqiperia!
    *
    Rama ike
    Rama ikê..
    Brohoriste zonja Monika.
    Nuk të presim asnjë dekik.
    Rama s’iku…
    Me kaq u lodh Opozita!

    Nga Preng Pjetri
    Lezhe.

    Reply to this comment
  2. redaktor January 29, 11:48

    Z.THANO!
    BASHA I PD NA THOTE,”QELLIMI YNE ESHTE KRIJIMI I NJE QEVERIE ANTIMAFJA”! ME SA DIME QEVERIN E ZGJEDH SHUMICA E JO PAKICA.ZGJFHJEN E BENE POPULLI KUR VOTON E JO KUR PROTESTON PD E LSI ME NJE GRUSHT SHQIPTARESH.!PASTAJ SI MUND TE BESHE “QEVERI ANTIMAFJA”, TI O BASH E ATA E ATO SI TI,QE ME VJEDHJE,VRASJE, SHPIFJE E CDO TE KEQE TJETER,ME ZI SE MAFIA ,MERRESH E NA BENE POLITIKE ME LLOGJE DELIRANTI! LERENI POPULLIN TE QETE SE AI JU NJEH MIRE E MUNDOHUNI TE “SHPETONI” NGA DREJTESIA QE DO VENDOSET.LUANI I VLORES

    Reply to this comment
  3. MH January 29, 18:10

    Bulevardi per te mos i prishur punet me donkishotin politikan shalngjiturin Basha i the:
    Mos u duk ma ne bulevard me kesi punesh se nuk ja thue fare dhe na krijon faqen e zeze ne syte e botes.Do na vejne nofken.Nga bulevard ne Bolevar-d.

    Reply to this comment
  4. Alban January 29, 18:16

    ME GJUHEN E FAKTEVE

    KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !

    Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
    Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
    Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
    Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
    Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
    Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 550 milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
    Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
    Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
    Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

    Investime te huaja apo placktije masive
    e shqiptareve !?

    Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
    Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 500 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pskten 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
    Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar…
    Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
    Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
    Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rams 650 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e te nga Hani i Hotit ne Konidpol !?

    Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

    Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 50 milione euro te tjera …
    A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
    A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
    4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
    Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
    E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
    Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

    Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
    jashte kontrollit” !

    “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
    “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
    Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
    Kopilat e vete e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
    A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
    Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
    Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
    Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
    Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Lanet !

    Reply to this comment
  5. Alban Dega January 29, 18:22

    Analize me gjuhen e fakteve

    S…ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …

    Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
    Cila ishte e verteta?
    Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
    Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
    Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….

    Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …

    Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
    Te gjithe shpallin fitore!
    Te gjithe festojne fitoren!
    Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
    Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
    Cfare perfaqeson ajo ?
    Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
    Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
    500 vjet roberi otomane !
    Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
    Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
    Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
    As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
    Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
    E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
    Pse!?

    Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?

    Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
    Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
    Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
    Krejt e kunderta.
    Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
    “Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
    Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
    Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
    Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
    Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.

    A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?

    Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
    Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
    Tepsia behet Kazan !
    Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
    A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
    Kujt ti besojme !?
    Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
    Nastradin Saladinit apo syve tane !?
    Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
    A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
    E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
    Enough it’s enough !
    Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
    Boll me !
    Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
    Boll me !

    Reply to this comment
  6. ETHEM January 29, 19:21

    ZULLUMI I BANDES SE GANGESTERVE DO GODITET SE SHPEJTI NGA DREJTESIA E RE.NDAJ PD+LSI PO ULURIJNE QE TE SHPETOJNE GJENE E VJEDHUR NE VITE.ATA QE FOLEN NE PROTESTE ÇIRRESHIN SI TE KAPUR MAT.
    EDHE UNE “ISHA” NE PROTESTE,POR JO NE PERKRAHJE TE OPOZITES,POR PER TE PARE SI ULURININ LULI E MONI POR DHE SERVILET E LULIT PA DHENE ASNJE PREMTIM SE ÇFAR DO BEJNE ME SHUME E ME MIRE NGA QEVERISJA E RAMES.ASGJE.DHE PER TURPIN E TYRE..PJESMARRSIT FILLUAN TE ILNIN KUR PO FLISTE MONI E IKJA U SHTUA KUR PO FLISTE LULI-HOLLANDEZI ME DIPLOMEN E MAR ATJE E TE PA KONFIRMUAR SAKT NE ATDHE.
    DHE KRYESORJA ISHTE SE POLICIA E SHTETIT E KTEU MIRE DETYREN E DHENE.BRAVO E MADHE XHAFES SI MB.
    DHE OPOZITA NUK PREKU ASNJE GJETHE PEME E JO ME TE HIQTE RAMEN NGA ZYRA SIC U DEKLARUA NGA DENGLAXHINJT LULI, MONI,SALIU,MULI,NDOKA,VSILIQIA..E KO.DHE KJO JO PER MERITE TE TYRE,PORSE AMBASADORI L U NJE NATE ME PARE U SHKOI NE ZYRE DHE I PORISITI SIÇ UA BERI KUR U VOTUA KUSHTETUTA ME 140 DEPUTET SI NE ASNJE VEND TE BOTES DEMOKRATIKE.

    Reply to this comment
  7. info analitike January 31, 01:35

    Ja cfare i tha bulevardi vrasesve te Arditit: https://faxweb.al/nena-e-arditit-mes-loteve-ne-fax-news-si-e-fshehen-kufomen-e-djalit/
    Kur te shkruani per 21 janarin kujtohuni dhe per te o shoku miliatnt i partise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*