Bullgarët do blejnë “Telekom Albania”?

November 30, 2018 15:54

Bullgarët do blejnë “Telekom Albania”?

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të telekomunikacionit “Vivacom”.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se negociatat mes grupit OTE që zotëron aksionet e Telekom në Shqipëri dhe kompanisë “Vivacom” kanë nisur ditët e fundit, megjithatë zyrtarët brenda këtyre firmave nënvizojnë se nuk janë përfundimtare pasi do të dëgjohen të gjithë ofertuesit.

Kompania “Vivacom” është në pronësi të manjatit bullgar Spas Rusev, dhe mësohet se ka bërë ofertën e dytë më të lartë pas Telekom Serbia, e cila nuk është e mirëpritur në këtë treg nga qeveria shqiptare.

Të kontaktuar zyrtarisht nga Televizionin Klan, kompania nuk jep asnjë detaj nëse është finalizuar një marrëveshje, por burime brenda saj thonë se ofertat janë me dy raunde, çka mund të bëjë që në momentin e fundit një prej ofertuesve të tjerë të japë çmim më të lartë.

Interes për blerjen e Telekom ka shprehur edhe grupi turk Çalik, por edhe këto negociata mund të kenë vështirësi për shkak të kufizimit konkurrencës që mund të krijohet në treg, pasi ata janë pronarë të kompanisë Albtelecom.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se finalizimi i një marrëveshje do të ndodhe brenda 3 muajve të ardhshëm.

Telekom Albania ka 39% të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri  dhe është në pronësi të grupit grek OTE, ku së fundi shumica e aksioneve të tij është në pronësi të Deutche Telekom.

 

o.j/dita

November 30, 2018 15:54
Komento

11 Komente

  1. mirel November 30, 16:00

    Epo mire. Ruset do e marrin prape. Shteti ka para per te financuar PPPte. Telekomin nuk e mban dot. Dhe thoni we nuk eshte tradhetar Ramuti

    Reply to this comment
    • ??? November 30, 17:23

      O Mirel po ca lidhje ka rama me telekomin deri dije e kishin greket pse nuk the gjysem fjale sot e kan gjermanet dhe duan ti shesin aksionet e tyre sepse shteti shqiptar nuk ka asnje aksion tani me thuaj ti te lutem ku hyn rama ne kte mes?

      Reply to this comment
      • mirel November 30, 19:59

        Hyn ne ate qe e ka katandisur shtetun ne morracak. E ka boshatisur arken per PPPte

        Reply to this comment
        • ??? December 1, 11:08

          Po kur kemi patur ndonjeher shtet ne te kemi sot? Qe nga pavarsia deri me sot me thuaj nje rast te vetem sidomos ne kte periudhen e 28 viteve te fundit

          Reply to this comment
  2. fteri November 30, 17:15

    Përse nuk e mbanë shteti shqipëtar ,apo pas bullgarit vjen përsëri Serbi përsëri ai nuk heq dorë …

    Reply to this comment
  3. Ergys November 30, 18:26

    Shteti nuk po tregon ne asnje moment se eshte i zoti te marre situaten ne dore.Edhe ndermarrjet me rendesi strategjike i le ne dore te te huajve.Dhe behen te shantazhueshem nga agjenturat e huaja.Kur telefonine e zoteronin greket Sali Berishen e kishin futur ne thes me info te rezervuara.

    Reply to this comment
  4. fery November 30, 18:45

    Me e mira e punes do te ishte qe Telekom Albanija ta mbaje Shqiperija sepse u pa se kojo ishte ndermarrje fitimpruese por, nqs. nuk eshte e mundur nji gje e tille ateher kushdo tjeter miud ta bleje TA me nji kusht te vetem qe ai qe e blene pastaj mose te ia shese Sebvise e qe do te thote … Telekom Albanija već Serbise ne dore mise ti bie

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE November 30, 18:58

    Prej nje bullgari dalin tre serbe anti shqiptarw… Po keta udheheqasit “tane” do ta lene popullin edhe pa breke, he, toka i leshofte treqind pashe thelle e mos e pafshin diten e vet!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. Lili November 30, 20:02

    Jo ,bulgaret blej telekomin shqiptar per serbet…
    Ketu jane pazaret e Rames qe mazi se Berisha po do me vepruar per sigurine kombtare.
    Nuk kane gjetur ma mire?
    Duhet nje klauze qe ndalon rishitjen pa pelqimin e shqiperise.

    Reply to this comment
  7. intelektuali December 1, 08:11

    KGB-ja e Putinit thote:

    ME MIRE PUNOHET ME BULLGARINE SE ME SERBINE

    sepse:

    Po te hapesh Wikipedian dhe te kerkosh Spas Rusev do te shikosh se ky miliarder bullgar e ka vene pasurine e tij me dallavera si “Mon Kukaleshi” i Andrej Llukanovit, kryeministrit bullgar qe e vrau Mafia ne fillim te viteve 90-te dhe qe ishte shef ne hierarkine e KGB-se sovjetike,

    por:

    KUJT I PLAS?

    Reply to this comment
  8. socialisti December 1, 09:09

    Do jete bere marrveshja per shitje te ‘Telekom Albania’ nga qeveria e meparshme Berisha. (Prisni kur ta thiote kete fort i nderuari shoku Balla) Rama si gjithmone ben realitet ato qe Berisha ka patur ne tentative.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim