Bullgaria dhe Serbia polarizohen mbi Kosovën

July 7, 2019 09:36

Bullgaria dhe Serbia polarizohen mbi Kosovën

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar të shtunën se e ka thirrur ambasadorin e Serbisë në Sofje për një takim të hënën lidhur me komentet e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ndaj komenteve të kryeministrit bullgar Boiko Borissov rreth Kosovës.

Ministri serb Daçiç, sulmoi ashpër kryeministrin bullgar lidhur me komentet e tij se “kandidati për postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm, spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së mbi Kosovën dhe jo atë të Madridit.

Në një intervistë me Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë, ministri serb tha se kryeministri bullgar nuk duhet t’i jap leksione zotit Borrell.

Duke iu referuar kryeministrit bullgar Daçiç tha: “Boiko, më lejo të të them një gjë. Qëndrimi i BE-së nuk thotë se Kosova është shtet i pavarur. Ti, Boiko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksione Borrellit”, tha ai. “Kjo ngjan me dyfytyrësi. Jam ngopur me këto gjëra; e të mos flasim se para disa muajsh ai u nderua nga shteti ynë”, tha ministri serb duke ju referuar një çmimi që kryeministrit Borissov i ishte ndarë në shkurt të këtij viti nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimin paqësor dhe marrëdhënieve miqësore mes Serbisë dhe Bullgarisë”.

Të shtunën në mbrëmje ministri serb u tha medieve në Beograd se ka urdhëruar të thirret i ngarkuari me punë i Bullgarisë “për të shmangur keqkuptimet”.

Nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian, 23 syresh e njohin pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, e cila kundërshtohet nga Serbia.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson një proces, aktualisht të pezulluar të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin kryesor e luan shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Spanja e zotit Borrelli është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe emërimi i tij në postin e shefit të politikës së jashtme, që duhet të votohet në Parlamentin Evropian, ka nxitur diskutime rreth rolit të tij në të ardhmen në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi./ VOA

July 7, 2019 09:36
Komento

4 Komente

    • Tom July 7, 13:23

      Edhe zu komentues je ne cop kafshe, mich me dy sy qe i sherben serbeve.
      Kryeministri Bullgar eshte treguar korrekt ndaj Ministrit te Jashtem ANALFABET Serb Dadic.

      Reply to this comment
  1. Grnti July 7, 15:45

    E cfarë tha gabim kryeministri Borisov qe te meritonte kete reagim primitiv të këtijë sharlatani shovinist?? Dhe sa për dijeni është kryeministri me popullorë ne Bullgari, më i drejtëpërdrejti dhe diplomuar në akademinë e policisë.

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana July 8, 01:20

    Bullgari reagoi me te drejte per qendrimin e qeverise bullgare ndaj Kosoves, ndersa shteti shqiptar nuk ka asnje lloj reagimi ndaj Greqise qe nderhyn ne menyren me arrogante ne punet e Brendshme te Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim