Shteti më i varfër i BE për herë të parë do drejtojë Europën

January 1, 2018 17:27

Shteti më i varfër i BE për herë të parë do drejtojë Europën

Bullgaria, shteti më i varfër anëtar i Bashkimit Evropian, mori sot për herë të parë, presidencën e rradhës së Bashkimit Europian.

Kryeministri i vendit Bojko Borisov shkruajti në llogarinë e tij në fejsbuk se Bullgaria merr kryesimin e Unionit në një moment kyç për Bashkimin Europian.

Slogani” Fuqia vjen nga bashkimi “le të na udhëheqë”- thekson Borisov në postimin e tij.

E pozicionuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, Bullgaria përkrah marrëveshjen për migracionin mes Brukselit dhe Ankarasë dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.

Presidenca bullgare përkon me shyrtimin e hapjes së negociatave për disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe periudhën e tranzicionit pas Brexit.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga Instituti Gallup, 62% e qytetarëve bullgarë kanë besim në Bashkimin Evropian.

Presidenca e BE-së zgjat për 6 muaj.

Përpara Bullgarisë, bllokun e kryesoi Estonia.

Bullgaria është bërë pjesë e BE-së më 2007.

Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje.

b.m / dita

 

January 1, 2018 17:27
Komento

1 Koment

  1. intelektuali January 2, 13:33

    BULGARIA VENDI ME I VARFER NE BE?

    Sipas shtypit europian:

    BULLGARIA ESHTE VENDI ME I KORRUPTUAR NE BE!

    Prandaj Bullgaria eshte vendi ku:

    I MBAJNE SYTE SALIU ME EDVININ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*