Bullgaria ndjek Francën dhe Holandën, ndalon perçen në publik

June 17, 2016 09:24

Bullgaria ndjek Francën dhe Holandën, ndalon perçen në publik

Politikanët në Bullgari kanë miratuar një projektligj, i cili do të ndalojë mbajtjen e shamive që mbulojnë fytyrën, pjesërisht apo plotësisht në vendet publike.

108 deputetë të Parlamentit bullgar votuan pro legjislacionit, ndërkohë që vetëm 8 vota ishin kundër. Një projektligj të tillë e kishte propozuar Fronti Patriotik Nacionalist (PF), ku thuhej se ai do të ndalonte mbajtjen e “nikabit” dhe “burkave”.

Ligji do të zbatohet në të gjithë institucionet e vendit, edhe atyre administrative, të edukimit dhe shërbimeve sociale.

Partia e dytë më e madhe e vendit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), propozoi tërheqjen e këtij projektligji dhe përfshirjen e tij në një legjislacion kundër-terrorizmit, por kjo ide u hodh poshtë.

Letonia po planifikon një projektligj të ngjashëm, pavarësisht numrit të madh të personave që e mbajnë shaminë në këtë vend.

Më herët këtë vit, kryeministri i Francës, Manuel Valls, bëri thirrje për ndalimin e shalleve myslimane në universitete, duke shkaktuar edhe kundërshtimet brenda qeverisë së tij.

Ndërsa në maj, qeveria holandeze zbatoi një ndalim pjesor të shamive në shkolla, spitale dhe transport publik, duke vendosur edhe një gjobë prej 400 eurosh për ata që shkelin ligjin.

Belgjika e ka bërë ligjin e saj që në 2011-ën. Ndërkohë që Spanja nuk e ka të ndaluar shaminë atë me ligj, por në vitin 2010 Barcelona i ndaloi “burkat” dhe “nikabit” në ndërtesat e bashkisë.

June 17, 2016 09:24
Komento

10 Komente

  1. beni June 17, 09:29

    Uroj sa me shpejt ta bej edhe shqiperia!

    Reply to this comment
  2. XHAKU. June 17, 10:33

    po hixhabi eshte urdher qe duhet te respektohete zbatohet per ato qe e deshirojne.
    por perce eshte ne gjuhen perse dhe nuk eshte urdher i ALLAHUTkjo eshte shume e drejte te ndalohetsepse perdoret nga sektet per qellime te caktuar nga njerezit dhe jo ZOTI.

    Reply to this comment
  3. XHAKU. June 17, 10:42

    hixhabi;
    eshte urdher i ALLAHUT dhe kushe e deshiron e zbaton sice i themi ne shqipe vendosjen eshamise,
    ndersa perce eshte ne gjuhen perse dhe kete mbulese e perdorin sektet per qellime njerezore te caktuara nga njerezit e jo nga ZOTI.

    Reply to this comment
  4. Benoni June 17, 12:05

    I lumte politikaneve bullgare per kete ligj qe i sherben europianeve kudo se po i mbin ne balle ISIS me fehrexhe, callma burka etj duke perfitu nga marrezia e liberalizmit idiot pa kufi te budallenjve te politikes Brukselit.
    Por ketu ne Shqiperi si zor te dalin politikane te bejne kete ligj sa kohe koken e kane ne byth te nderkombetareve dhe jo ne sherbim te shqiptareve.
    U hoqen me ligj ne kohen e Zogut fehrexhet dhe kane dale sot pas 100 vjetesh si dordolece nga mesjeta. Ne kuader te lirive per te shperdoruar lirine poshtersisht.

    Reply to this comment
  5. Arben June 17, 14:11

    KY ESHTE KRIM KUNDER NJEREZIMIT.

    AJO QE VENDOS PERCEN E VENDOS PER VETEN E SAJ, NUK DETYRON ASKEND TE VEPROJE SI AJO (ESHTE E NDALUAR NE KURAN KJO GJE, DHE SIPAS KURANIT, NDALOHET THIRRJA NEN ISLAM NEN DHUNE, AI NUK QUHET MUSLIMAN).

    TANI, PRIT TE NXJERRIN NJE LIGJ SIPAS TE CILIT FEMRAT TE DETYROHEN TE DALIN LAKURIQ NE RRUGE.

    KY ESHTE DEGJENERIM.

    Reply to this comment
  6. KOZi June 17, 15:00

    Ne Shqiperi mbulesa e gruas eshte hequr ne mars 1937, veshjet e grave ishin te tipit “allafrenga” dhe per cudi edhe Kleri Musliman e perkrahu.Kjo vashdoi gjer me 7 prill 1939 ku me pushtimin e Shqiperise ato qe ishin antizogiste e braktisen praktikisht kete ligj. Kur filluan atentatet dhe atentatoret e ilegalet leviznin te mbuluar si femra u kujtuan dhe ne gazetat e kohes doli njoftimi qe ligji ishte ne fuqi ,por tani nuk kthehej me…Parlamenti sot i ka votat qe te rivendosin po ligjin e Marsit 1937. t’a provojme sa jane te gatshem !

    Reply to this comment
  7. Beci June 18, 00:49

    Heqja e ferexheve eshte bere me ligj qe ne 1935 ose 36. Nuk ka pse del ligj tjeter. Thjesht duhet zbatuar ai qe eshte. Sinqerisht nuk arrj te kuptoj se si ka mundesi qe te jetosh ne Europe dhe te duash te kopjosh arabet. Cfare dreqin kane ne vend te trurit keta njerez.

    Reply to this comment
  8. Mark uk June 18, 09:44

    Arben: Ata qe duan ket rit arab te shkojn te vendi i origjines,po deshe shkoni edhe ju qe propogandoni ju ne cdo koment.

    Reply to this comment
  9. DRENICAKU June 18, 09:55

    Shqiperia dhe Kosova duhet ta ndalojn urgjentisht jo per inati te muslimutave por per ti shpetu ato gra e vajza nga ai qarqaf i zi .
    Para disa ditesh takoi ne nje qender tregtare ne Skandinavi dy shqiptar femna ishte e mbulume me te zeza ndersa ai burri ishte me flok te gjata te lidhura taman Europjan e shante gruan pse po i qplon syt ajo i thoshte se po me vjen zor me ec se spo shof mire .
    Ata nuk e kuptuan se une i kuptoja qe isha shqiptar .

    Reply to this comment
  10. DRENICAKU June 18, 09:56

    Arben nuk te shkon ky emer me ate cfar thua .
    Mos i thaj veti qe je shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*