Bulqizë/ I rrëmbejnë vajzën 15 vjeçe dhe kanosin gruan të tërheqë denoncimin

September 7, 2018 11:14

Bulqizë/ I rrëmbejnë vajzën 15 vjeçe dhe kanosin gruan të tërheqë denoncimin

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bulqizë.

Mbrëmjen e 5 shtatorit dy persona kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe pasi kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, janë larguar duke marrë me vete vajzën 15 vjeçe.

E ëma, shtetasja H.K ka bërë denoncimin në polici dhe me ta mësuar djemtë e kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin nga Policia.

Deri tani janë arrestuar në flagrancë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërsa u shpallën në kërkim personat që mbrëmjen e 5 shtatorit kanë hyrë në banesë e kanë marrë vajzën.

Ata janë identifikuar me inicialet:  F.T, 30 vjeç, – banues në Bulqizë, (i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit) – dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T.

“Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, informoi policia e Bulqizës.

a.s/dita

September 7, 2018 11:14
Komento

2 Komente

  1. Dulla September 7, 12:47

    dyshohet se nje 15 vjecare kishte lidhje me nje 30 vjecar ?!?!
    Rrace bastardesh

    Reply to this comment
  2. Arben September 7, 18:14

    Shqiperia uropiane. O burra te integrohemi ne tregun e

    seksit uropian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*