Bulqizë, telat e korentit bien në tokë, ngordhin delet, shmanget tragjedia

February 16, 2016 09:41

Bulqizë, telat e korentit bien në tokë, ngordhin delet, shmanget tragjedia

Nëse mund të quhet shtyllë elektrike, kjo që shihni në foto për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të vertetë në Bulqizë.

Telat e korentit kanë rënë në tokë dhe mbi to kanë shkelur disa bagëti të cilat kanë ngorfhur në vend, sicc e dëshmojnë edhe votot.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren i Vogël në rrethin e Bulqizës.

Banorët e fshatit thonë se teli i energjisë ra dje rreth orës 10:30.

Më e keqja është shmangur, sipas banorëve, pasi nëse teli do të ishte shkëputur rreth orës 08:00 të mëngjesit do t’u rrezikonte jetën fëmijëve që shfrytëzojnë të njëjtën rrugë për të shkuar në shkollë.

Banorët e fshatit Ostren i Vogël ankohen për rrjetin skandaloz të shpërndarjes së energjisë elektrike, pavarësisht se, siç thonë ata, janë pagues të rregullt të saj.

dele 21455554695delet3okdeleshtylle

February 16, 2016 09:41
Komento

1 Koment

  1. demo February 16, 11:41

    Telat nuk jane keputur vete,por dikush ka shkulur shtyllen dhe ka dashur ta spostoje pa ndreprere energjine.Duket fundi i shtylles me balte deri ne lartesine 1.5m.Fshatare shejtan-budallenj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*