Bulqizë, tritol makinës në oborrin e shtëpisë

April 29, 2014 08:36

Bulqizë, tritol makinës në oborrin e shtëpisë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Bulqizës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur makinës tip Benz me targa AA 410 BG në pronësi të Ardian Duriçit në lagjen “Gjeologu” Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta material jo vetëm në makinë por dhe në ndërtesën ku jetonte dhe familja e Duriçit.

Ndërsa nuk ka të plagosur. Shpërthimi ka shkaktura dëme të shumta materiale në ndërtesat rreth vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka gjetur edhe pjesë të fitilit përcjellës të lëndës plasëse, tritol. Një grup hetimor ka nisur hetimet ndërkohë që dyshohet se kemi të bëjmë me grupet rivale për kromin.

Ardian Duriçi më 4 nëntor 2011 u arrestua pasi Gjykata e Lartë i kishte dhënë masën e arrestit burg, pasi akuzohej se ishte përfshirë në një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve rivale për kromin më 5 janar të 2011. Gjatë kësaj përleshjeje gjeti vdekjen Femi Kurçani, një kalimtar i rastit, dhe u plagosën tre të tjerë. Ndërkohë që më 12 tetor të 2011 në shtëpinë e Adrian Duriçit shpërtheu një sasi tritoli, por pa shkaktuar asnjë të lënduar apo viktimë. / ORA

April 29, 2014 08:36
Komento

1 Koment

  1. shqipetari April 29, 09:05

    NA KANE VJEDHUR TE ARDHMEN-PO VRASIM NJERI TJETRIN
    Kush ndihet akoma shqipetar te perkrahe e jape mendime per nismen:KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE,PASURIJA E SHQIPERISE’
    Kreret e bankes se Shqiperise dhe prokurorise urgjent ne parlamentin e popullit ne trasmesion direkt:NJERI TE TREGOJE KU JANE DEPOZITUAR PARATE TJETRI TE BEJE PRETENCE…..NDRYSHE TE SHKRIHEN TE DY ISTITUCIONET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*