“Bum” gjyqesh kundër Tatimeve

July 17, 2017 14:10

“Bum” gjyqesh kundër Tatimeve

 

Gjysma e parë e vitit 2017 ka shënuar një bum padish nga bizneset kundër administratës tatimore.

Televizioni SCAN ka zbardhur një raport zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas të cilit aktualisht ka arritur në 426 numri i bizneseve që kanë paditur administratën tatimore për vlerësime, gjoba apo kamatvonesa të padrejta.

Është dega rajonale e Tiranës Drejtoria tatimore e cila numëron edhe numrin më të madh të padive kundër saj, të cilat arrijnë mbi 140.

Shfuqizimi i vlerësimeve tatimore të kryera nga Drejtoritë Rajonale është edhe motivi kryesor për të cilën bizneset i drejtohen gjykatës. Sipas bizneseve, këto vlerësime janë joreale, duke u shoqëruar edhe me gjoba e kamatvonesa të kripura.

Nga zbardhja e padive, bie në sy se gjobat më të ulëta të kontestuara arrijnë vlerën e 1 milionë lekëve, por ka edhe kompani të cilat penalitetet bashkë me kamatvonesat u arrijnë deri 9 milionë lekë, afërisht 80 mijë dollarë.

Disa prej bizneseve i padisin tatimet për gjoba të pabazuara në ligj dhe pa prova.

Nuk mungojnë as rastet ku bizneset i drejtohen gjykatës për korrigjimin e gabimeve të kryera nga tatimorët.

Disa prej bizneseve kërkojnë rimbursim të shumës së detyrimit të paguar.

Ndërkohë, TVSH dhe tatimfitimi janë taksat për shkak të të cilave bizneset kanë marrë pjesën më të madhe të penaliteteve.

July 17, 2017 14:10
Komento

2 Komente

  1. Arben July 17, 18:53

    NGA NIVELI I LARTE I LIGJSHMERISE, PRANDAJ.

    Reply to this comment
  2. info analitike July 17, 20:15

    Sukseset rilindjote ne tatime. Po Briseida qe mbveti ne klase perseri do te promovohet per vjedhje te tjera??? Po familjaret e saj te punesuar ne adminstraten shteterore perseri aty do te jene?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*