Po ndodh bum mashtrimesh bankare, DPPP ka një paralajmërim

August 5, 2019 20:29

Po ndodh bum mashtrimesh bankare, DPPP ka një paralajmërim

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka lëshuar një paralajmërim për individët dhe kompanitë që kryejnë transferta bankare biznesi jashtë vendit për t’u ruajtur nga skemat mashtruese.

Sipas një njoftimi zyrtar të kësaj drejtorie, kohët e fundit konstatohet një rritje e rasteve të mashtrimeve, kryesisht përmes ndërhyrjeve në komunikimet elektronike të individëve apo kompanive, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të jashtëligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës, këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme që të ndryshojnë të dhënat e llogarive ku kryejnë transferta, nga persona të paraqitur si përfaqësues legjitimë të kompanive me të cilët klienti ka marrëdhënie biznesi ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë, klientët e mashtruar kryejnë pagesa në llogari bankare që nuk iu takojnë partnerëve të tyre në biznes, por kontrollohen nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Kur klienti kontakton me kompaninë partnere, kupton që ka qenë viktimë mashtrimi, por pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve pasi ato tërhiqen menjëherë nga keqbërësit.

Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare. Për këtë arsye, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave i bën thirrje qytetarëve që, sa herë të konstatohen ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave ndërkombëtare, është e nevojshme që të ketë një komunikim paraprak me kompanitë partnere jashtë vendit, për t’u siguruar që ndryshimet miratohen prej tyre paraprakisht, përpara se të vijohet me transferimin e parave.

a.d. / dita

August 5, 2019 20:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim