Bumçi kërkon transparencë për konsulencën e Blerit

Redaksia Online October 4, 2013 12:25

Bumçi kërkon transparencë për konsulencën e Blerit

Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për mediat në lidhje me konsulencën e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler. Në emër të PD, deputeti Aldo Bumçi akuzoi kryeministrin Rama për mungesë transparence sa i përket konsulencës së Bler për qeverinë shqiptare.

“Rama u tha qytetarëve shqiptarë se Bler do të punojë vullnetarisht për shqiptarët, ndërsa vetë Bler tha mbrëmë se do paguhet nga donatorët. Anglezët kanë një shprehje: nuk ekziston asnjë drekë falas. Çfarë fsheh Edi Rama?. Pse nuk bën transparencë në lidhje me konsulentin më të paguar të botës. Cilët janë donatorët dhe çfarë interesash kanë?  Edi Rama u detyrohet qytetarëve shqiptarë shpjegime në lidhje me pagesën e konsulentit Bler”, tha Bumçi.

Redaksia Online October 4, 2013 12:25
Komento

7 Komente

  1. zymer October 4, 13:06

    bumci ky bleri do mari aq para sa i dhate ju fasllicit pse nuk bene ti i pari trasparenc sa i dhate serbit pastaj te dali edi e te thote sa do ti japi anglezit

    Reply to this comment
  2. BESIANA GUSHI October 4, 14:03

    DONATORET E ANIFE XHAFERRIT

    Qe me mbush me ngadhengjim kjo lyre sa here e shoh dhe degjoj nuk ka asnje dyshim edhe pse kur e pashe per here te pare mes luledeleve duke kullotur ne bjeshket e Viçidolit u habita per oreksin qe kishte.
    Duke lene menjane kete kerthize te pa lidhur qe kur e polli e ema ne livadh, honoraret e Tony Bleir-it do paguhen nga “donatoret”.
    Problemi eshte te dijme kush jane keta “donatore” qe do kompensojne “bamiresine” e Tonyt per Edi Ramen, Endri Fugen e kompany.
    Mos u çuditni kur te vershoje mbi “Autostradat” Ramore ate “blu”, “te kalter”, “ te verdhe”, “Jeshile” kompania e 7-te ndertimore e Britanise se Madhe : Balfour Beatty. E fameshme per shume ndertime ne europen jugore te BE-se, ne ndertimin e shume veprave te medha te transportit automobilistik e atij hekurudhor., agresiviteti i te ciles ja kalon asaj te Bechtel-it amerikan ne disa fish.
    Por financimi kryesor do vije ashtu siç edhe e pame ne takimin newjorkez nga Banka Boterore. Mekanizmi eshte sa i thjeshte aq edhe monstruoz per vete perqindjen e interesit qe per te mbuluar edhe “bamiresine” e kombinuar Tony Bleir – Edi Rama, nenat jetime, pleqte e azileve, femijet e kopshteve, te semuret ne fund jete do paguajne pa hanxhine.
    Marrja e statusit te kandidatit ne BE do mbuloje vendin me nje borxh kolosal per tu paguar ne disa dhjetevjeçare edhe nga shqiptaret qe akoma nuk kane lindur.
    Ky eshte çmimi qe do paguajme vetem per tu konsideruar vend kandidat per ne Bashkimin Europian.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi October 4, 15:45

    Besiana nuk e ka keq ! Por unë do t’i thosha bumcit se konsulenca e blerit kushton aq sa ajo qe mori bumci pas fshehjes se shkelzenit ne shkresë bumçat e ministrisë së drejtësisë!

    Reply to this comment
  4. seriozi October 4, 16:41

    Bumco! Me aq mend sa ke a shikon lidhje ti midis Toni Bler, Bankes Boterore dhe gropes 600 milion dollareshe qe ka krijuar qeveria jote!

    Reply to this comment
  5. Salep i ngrohte October 4, 16:48

    Mediokri Buuumci, foli vete i nderuari Tonny Blair, nuk te mjafton ty ore gjysmak nga trurte kobure e Shkerdhenit per Gedecin. Nuk eshte Tonny Podesta (Montana) i “Patton Bgs” qe merrte nga Saliu 1 milion dollare ne vit nga leket e shqiptareve taksapagues, per te bere makjazhin e qeverise dhe per te pastruar krimet me gjakderdhje te Sali Kriminelit. Na sqaro se si arriti qe nje agjent Serb si Fazllic te marre pjese ne mbledhjen e qeverise te drejtuar nga nje sipun Serb Sali Berisha, populli e di, por eshte mire ta ndegjojme nga goja jote e ndyre dhe ish shtetareve te tjere. Toc

    Reply to this comment
  6. tirona October 4, 17:30

    Mos ndoshta bumci aludon per projektin e bashes per bulevardin …??? Valle pse ja dhane dollaret bashes …??. Dicka don te na thot ky bumci ….!!! Ah qerratai …!! I bie nga kina…

    Reply to this comment
  7. shqipfolësi October 4, 18:09

    Si gjithnjë pisqollat me ujë të pd-së, janë të gatshme të lagin çdo vullnet të mirë për të ndryshuar diçka në këtë mënxyrë që na lanë pas. Ajo që nuk durohet është hipokrizia e opozitës që hiqet se i dhemb paraja e popullit dhe se gjoja po lufton për transparencën e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që ata vetë kurrë nuk e bënë këtë gjë, bile as dhe muajt e fundit pas humbjes! Nuk lanë gjë pa xhvatur edhe nga zyrat e shtetit! Sa shpejt i harroni faktet opozitarë aspak të nderuar!
    Siç e tha dhe vetë z. Toni Bler, ai do të financohet nga donatorët që do mbështesin projektet në Shqipëri. Mendoj se hamendjet tona për të nxjerrë shpejt e shpejt konkluzione dhe për të bërë llogaritë, janë të nxituara sepse asgjë nuk është në atë fazë sa të bëjmë përqindjet e llogarive dhe se çfarë kërkohet në këmbim. Siç thotë dhe populli, “Peshku në det, tigani në zjarr”!
    Prisni njëherë, nuk mund të akuzojmë pa pasur gjë konkrete në dorë. Vetkuptohet që z. Bler po ofron “know how” dhe ekipin e tij, që do asistojë qeverinë për projektet konkrete. Kur të vijë ai moment, me siguri qeveria do deklarojë dhe kostot përkatëse. Ku i dimë ne kushtet e këtyre donatorëve? I kujtoj këtij Bum-çit, se edhe Bashkisë së Tiranës, donatorët i dhanë çekun prej 1 milion euro, para zgjedhjeve, me të cilin z. Basha premtoi se do të financonte hapjen e bizneseve të të rinjve deri në moshën 35 vjeç. Nuk e di a funksionoi ky projekt dhe a e mbajti fjalën kryetari i bashkisë, por them se kjo praktikë nuk mbart gjithnjë thika pas shpine. Këto financime mund të jenë dhe “grande” të pjesëshme ose të plota. Fonde që u jepen vendeve në vështirësi dhe në zhvillim, për një drejtim të paracaktuar nga donatorët, por që mund të përkojë në këtë rast dhe me projektet e qeverisë sonë. Prandaj nuk kemi pse të mbështjellim çdo gjë me vellon e dyshimit dhe të mungesësë së transparencës. Të drejtën e vulës dhe nënshkrimit të konkluzioneve, nuk mund ta kemi ne komentuesit këtu në blog. Nuk është korrekte të hiqemi si ekspertë për çdo gjë që ndodh jashtë prezencës sonë.
    Nga ana tjetër, nuk mendoj se qeveria me z. Rama, do ndërmerrnin aventura të tipit “bab-sala me dyzet hajdutë”! Ky do të ishte “autogol”! Absurde ta mendosh! Me aq sa shoh, mendoj se z. Rama e ka nisur me shumë seriozitet dhe përgjegjësi këtë detyrë. I uroj suksese për të mirën e përbashkët!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim