Bunkerët shqiptarë, si vinin paratë përmes “kanalit ushtarak” kinez

December 2, 2018 16:25

Bunkerët shqiptarë, si vinin paratë përmes “kanalit ushtarak” kinez

Ky dossier është përgatitur përmes intervistave që ish-drejtuesit madhorë të ushtrisë shqiptarë të para viteve ’90, kanë dhënë ekskluzivisht për gazetarin Leonard Veizi. Flasin: Kostaq Karoli, Bajram Mane, Thoma Lakra, Hetem Halili e Agustin Gjinaj: “Betonizimi për rast lufte. Në terren jo më shumë se 170 mijë qendra të fortifikuara”.

  

Nga Leonard Veizi

Tanimë nga lufta frontale frikë më nuk kemi dhe armiqve të djeshëm u blejmë mallra konsumi me para në dorë. Nga armatimi i tepërt po zhvishemi çdo ditë, ndërsa numri i ushtarëve me pagese nuk e kalon organikën e dy brigadave të djeshme të këmbësorisë, bashkë me gjithë rezervistët. Por në vitet ’80, “tabloja sinoptike” ishte krejt ndryshe. Shqiptarët derdhën shumë djersë dhe gjak gjithashtu për t’u armatosur deri në dhëmbë e për të ngritur kupolat kundër bombardimeve armike…

…Duke rrëzuar shifrën e 700 mijë bunkerëve, që fillimisht u besua se ishin ngritur në Shqipëri me një të rënë të lapsit, e për ta reduktuar atë në të paktën 170 mijë të tillë, duhet të themi dhe një tjetër të vërtetë, që jo gjithçka është bërë më paratë e “taksapaguesve” vendas. “Fondi për kanalin ushtarak” nuk ka qenë një shpikje kineze, por një kanal ku derdheshin para nga kontributi i shtetit kinez, për fuqizimin e ushtrisë shqiptare, e në këtë kuadër dhe për ngritjen e fortifikimit. Shkurt, Shqipëria nuk ka pasur ndonjë humbje të konsiderueshme nga thesari i shtetit për këtë çështje, e për më tepër nuk kishte këllqe të ndërtonte hidrocentrale e bunkerë njëkohësisht. Ja çfarë thonë në dëshmitë e tyre, lidhur me këtë çështje, disa nga oficerët madhorë të ushtrisë shqiptare:

 

Kostaq Karoli – Gjeneralmajor, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Për fortifikimet çimento dhe hekur nga Kina

Fortifikimi ka qenë, veçanërisht pas viteve ’92, një problem që është përfolur shumë. Pas viteve ‘70, në shtetet kryesore, puna e gjerë kërkimore shkencore në fushën ushtarake, e zhvilluar për një kohë të gjatë, po jepte rezultatet e saj. Me hapa të shpejta po rinovohej teknika e aviacionit, flotës, tankeve e transportuesve të blinduar. Helikopteri po bëhej pjesë e pandarë e çdo luftimi duke u konsideruar si “tanku i ajrit”. Raketat e llojeve të ndryshme po bëheshin pjesë organike e reparteve dhe njësive. Po ndryshonin në mënyrë rrënjësore mjetet e drejtimit dhe të luftës elektronike. Po rritej fuqia e zjarrit të artilerisë tokësore, larghedhja dhe shpejtësia e hapjes dhe drejtimit të zjarrit. Të gjitha këto, për shkak të pamundësisë apo të kostos financiare që kishte blerja e teknikave të reja, si dhe nisur nga qëllimi për të mbrojtur vendin, çuan midis të tjerave në rrugën e fortifikimit. “Luftën e Ftohtë”, nuk e shpikëm ne, por ne paguanim pasojat e saj. Do t’i referohem shkurtimisht studiuesit amerikan T.N.Dupoi. Në librin e tij “Historia dhe Teoria e Luftës” ai në lidhje me fortifikimin, në faqen 20-21, shkruan: “Shanset e mbrojtjes për fitore, janë në përpjesëtim të drejtë me shkallën e fortifikimit…  …Kurrë ndonjëherë gjatë tërë historisë nuk është dobësuar mbrojtja nga prania e fortifikimit…  …veprat mbrojtëse gjithmonë e rrisim fuqinë luftarake. Më e pakta që mund të bëjnë fortifikimet është të vonojë një mësymës dhe t’i rritin atij humbjet… …Në rastin më të mirë, fortifikimet do të mundësojnë mbrojtësin t’i shkaktojë disfatë mësymësit”. Dhe kur në këto fortifikata, siç ka dhënë dikur baroni Von Kinser: “Ka burra trima me zemër luani si shqiptarët”, kuptohet sesa të fuqishme bëheshin vijat e mbrojtjes. Është spekuluar shumë me shifrën e qendrave të zjarrit. Ka pasur deklarata kundërshtuese ku një herë thuhej për 700 mijë bunkerë e një herë për 360 mijë. Por e vërteta është se ato ishin gjithsesi 176 mijë copë. Në fakt ai nuk do të ishte i plotë në qoftë se nuk do të përmendnim sistemin e strehimeve për mbrojtjen e popullsisë, sistemin e vendkomandave, i cili është ndërtuar i gjithi nën tokë, baza ajrore e Gjadrit dhe bazat detare të ndërtuara në Shëngjin e Palermo, të cilat janë vepra madhore e të rralla në llojin e tyre, sistemi i ndërlidhjes telefonike i cili është i groposur i gjithi nën tokë, etj.. I gjithë ky sistem fortifikimesh  u bë  me mundit, djersën e gjakun e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarakëve, me një kosto minimale të domosdoshme. Duhet ditur se një pjesë e shpenzimeve, që shkonin në Porto-Palermo, vinin nga Kina në formë çimentoje dhe betoni. Por me ndihmën e Kinës u ndërtuan dhe objekte të tjera të fortifikuara.

 

Bajram Mane-ish zv/ministër i mbrojtjes

Fortifikimi na konsumoi shumë energji

Fortifikimi i teatrit të veprimeve luftarake në front e në thellësi thithi shumë punë e energji të popullit dhe ushtrisë. Për kushtet e asaj kohe, ai ishte më se i domosdoshëm. Fortifikimi filloi të merrej seriozisht në konsideratë dhe u hapi probleme të mëdha ushtrive të vendeve fqinj. Është thënë edhe nga specialistë të tjerë ushtarakë, por po e cilësoi edhe unë, që fortifikim i strategëve ushtarakë shqiptarë ishte i pakrahasueshëm në tërësinë e tij me asnjë fortifikim tjetër në botë dhe nuk ka se si të mos merrej parasysh nga armiqtë tanë të mundshëm të asaj kohe. Struktura organizative dhe gatishmëria luftarake ishte në kulm. Të gjitha gjërat ishin në funksion të njëra-tjetrës. Asgjë nuk neglizhohej. Në teorinë ushtarake, por dhe në praktikë, zuri vend si asnjëherë tjetër lufta kundër desantit ajror, si rrezik potencial që mund t’i vinte Shqipërisë nga forcat e NATO-s dhe sidomos të Traktatit të Varshavës. Në kushtet kur fortifikimi në Frontin Tokësor e bregdetar ishte mjaft cilësor dhe nuk lejonte hapësira dhe paraqiste vështirësi për t’u çarë, nxori si domosdoshmëri para ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm se duheshin marrë të gjitha masat tekniko-organizative për të përballuar një sulm eventual nga ajri.

Mane: Fortifikimi e arriti qëllimin

“Si specialist ushtarak, edhe në këtë dimension të ri, unë mendoj se iu arrit qëllimit. Zonat e desantimit masiv u fortifikuan, u vendos artileria e gatshme në objekte tepër të fortifikuara në kodrat përreth, duke hedhur në hartat e kuadratuara çdo të dhënë, me qëllim që në momentin e duhur të mos humbisje kohë, por vetëm të hapje zjarr. Artileria kundërajrore u vendos e studiuar dhe mbulonte me zjarr kundërajror jo vetëm njëra- tjetrën, por edhe me shtresa. Në të gjitha kanalet vaditës dhe kullues u hapën pikat e kalimit të tankeve, të cilat diheshin dhe ruheshin vetëm nga tankistët. U gjetën mënyra dhe forca që brenda 20-30 minutash të bëhej bllokimi i desantit ajror dhe më pas asgjësimi i tij. Në çdo mal që kishte një fushë, në rrafshin e tij u vendosën forca të gatshme, të ashtuquajtura kompanitë e këmbësorisë kundërajrore me mjetet e nevojshme, për të mos lejuar uljen e helikopterëve të ushtrive te huaja”.

Hetem Halili-ish komisari i korpusit të 7-të të Burrelit

Kinezët, një llogari të veçantë për bunkerët e Shqipërisë

Në Shqipëri, nevoja e fortifikimit rridhte nga kushtet tona të veçanta. Çdo kundërshtar i yni kishte supermaci në njerëz, në armatim në aviacion. Mirëpo lufta bëhet për të asgjësuar forcat e gjalla. Ne na duhet t’i ruanin forcat dhe armatimin dhe e vetmja rrugë ishte fortifikimi. Por mos mendoni se fortifikimi u bë vetëm me paratë nga buxheti i Qeverisë Shqiptare. Fondet të mëdha për ndërtimin e qendrave të zjarrit e jepeshin nga shteti kinez. Bëheshin kërkesa nga ana e palës shqiptare dhe në kuadrin e miqësisë që kishim, ata lëvronin fonde. Por interes të veçantë për këtë sistem mbrojtje kishte dhe vetë Kina. Nuk ishte pak që në ato vite ajo të kishe një vend mik e aleat në Evropë, nga ku i duhej të të mbronte dhe të çonte interesat e veta në këtë rajon. Fondi i lëvruar nga Kina kishte një emërtim të veçantë: “Fondi për kanalin ushtarak”. Dhe ato që ishin të përcaktuara për fortifikim, beton-arme do të bëheshin. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Pra ishte i detyruar të mos përdoreshin për gjëra të tjera. Dhe nëse sinjalizohej se më paratë e këtij fondi do të ndërtoheshin apartamente banimi, pallate siç thuhet sot, ato ndërpriteshin menjëherë.

Halili: Përvoja botërore, tre vijat e fortifikuara

Në botë njihen disa lloje fortifikimesh që janë vënë në përdorim dhe që kanë pasur sukses. E para vijë e fortifikuar dhe shumë e njohur është vija “Mazhino”. Ajo u ndërtua në Francë për të përballuar trupat gjermane në Luftën e Parë Botërore. Sot mbase nuk duket një vijë shumë e fortifikuar, por edhe në Luftën e Dytë Botërore, Adolf Hitleri e anashkaloi vijën “Mazhino”, sepse iu duk aventurë të merrte këtë brez të mbrojtur. Më pas vjen “Monerheim” në kufirin Ruso-Finlandez. Emri i saj është vënë për nder të iniciuesit të saj ministri i Mbrojtjes së Finlandës së atyre viteve (Carl Gustaf Emil Mannerheim). Vija e tretë e fortifikuar që njihet është vija “Zigfrid”. Ajo është ndërtuar nga gjermanët në Karpate, (Rumani) gjatë Luftës së Dytë Botërore me një thellësi 8-12 kilometra. Kjo bëri që rusët, në vend të një batalioni të fusnin 2 divizione. Pra u shpenzuar gjithë ato forca e mjete për të marrë një vijë të fortifikuar si ajo me emrin “Zigfrid”.

 

 

Thoma Lakra – ish-komisari i divizionit të xhenios

Nga Kina dollarë për Gjadrin e Porto Palermon

Filluan reforma të mëdha në ushtri si fortifikimi i brezave të mbrojtjes me qendra zjarri. Pozicione zjarr-artileri, fortifikimi i zonave të mundshme të dekantimit ajror etj.. Vlen të përmendet që tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit të mbi 100 mijë qendrave zjarri u bë për afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkt me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976, 1977, 1978, 1979, 1980. Fortifikimi i vendit u krye sipas motos “Investimet në fortifikim janë më rentabilet”  ose “Sa më shumë djersë në Fortifikim në parqe, aq më pak gjak në luftë”. Sipas koncepteve të kohës, fortifikimi ishte i nevojshëm, por në zbatimin praktik, u bënë edhe gabime, duke bërë vendosjen e qendrave të zjarrit në terren fushor, ose në terrene të kalueshme nga teknika dhe mjetet e montimit.

Lakra: Porosia e Mehmet Shehut

Me porosi të Mehmet Shehu, që në fillim të vitit 1975 është bashkëpunuar midis ushtrisë dhe Ministrisë së Ndërtimit për të punuar që në fazën e projektimit për lënien e vendeve për Minimin e Urave në rast lufte. Po kështu që në atë kohë ka studime në Ministrinë e Mbrojtjes për efektet negative nga përmbajtja, si rezultat i hapjes së portave të hidrocentraleve apo në rast të çarjes së digës së Vaut të Dejës, pasi në atë kohë ishte në shfrytëzim vetëm hidrocentrali i Vaut të Dejës. Vlen të theksohet se të gjitha këto vepra ndërtimore ishin projektuar e ndërtuar nga inxhinierët shqiptarë me fuqi punëtore kryesisht ushtarë. Ushtria u bë me plot kuptimin e fjalës shkollë edhe për përgatitjen e specialistëve të tillë si muratorë, karpentierë, hekurkthyes, minatorë, zjarrmëtar, saldator, mekanik etj, të cilët mbas mbarimit të ushtrisë ushtruan në profesionet e mësuara në Ushtri. Shumë nga ndërtimet fortifikuese u bënë me fondet e Kinës, sidomos kur flitej për për objekte të mëdha që ishin të nënshkruara në kontratë. Kështu u financua baza e Porto Palermos dhe ajo e Gjadrit.  Ndërtimi i tunelit të Gjadrit u financua i plotë, ndërsa Porto Palermo përgjysme pasi për shkak të prishjes së marrdhënieve nuk u arrit të përfundohej i gjithë kapaciteti i punimeve.

Divizioni i Xhenios

Njësia që ndërtoi fortifikatat

-Aerodromi i Gjadrit, i tunelizuar

-Baza e Shëngjinit, e tunelizuar

-Baza e Porto Palermos, e tunelizuar

-Uzina e Poliçanit, e tunelizuar

-Bazës Ajrore e Kuçovës, e tunelizuar

-Tunelet për magazinimin e armëve dhe municionit në Vermosh, Gjerbës, Qafë-Shtamë etj

-Ndërtimi i Radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe, Pukë, Teqe e Dushkut, Gramsh etj.

Agustin Gjinaj – ish ushtarak i Forcave Ajrore

Baza e Gjadrit u nderua me fondet e “kanalit ushtarak”

“Baza Ajrore e Gjadrit është ndërtuar pas pesë vitesh punë të xhenierëve, të mijëra punëtorëve nga Shkodra, Lezha e rrethinat e tyre, si dhe e mjaft specialistëve nga i gjithë vendi. Aerodromi, i ndërtuar me cilësi të lartë, sipas kërkesave skrupuloze të xhenierëve tanë e specialistëve kinezë, u bë me dimensione bashkëkohore e me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Regjimenti i Xhenios ndihmoi aty me rreth 2000 forca, oficerë, ushtarë e civilë, duke punuar me turne. Ata punuan për disa vite, rreth dymbëdhjetë orë në ditë. Efektivi komandohej nga ushtarakë të shquar të Regjimentit të Xhenios si: Lele Godo, Rexhep Hoxha, Mërkur Çarçani, kryeinxhinieri Kristaq Luarasi, etj. Në Bazën e Gjadrit u dislokuan 11 avionë MIG-21, dy skuadrilje me 24 MIG-19 dhe 6 UTI MIG-17 dyvendësh për trenerimin e pilotëve. Mbajtja e kësaj Baze ishte tepër i shtrenjtë. Fondet e shpenzimeve në periudhën e ndërtimit kalonin nëpërmjet një kanali të veçantë që në atë kohë quhej “kanali ushtarak”. Kanali ushtarak kishte fonde nga Republika Popullore e Kinës. Shpenzimet e kryera për ndërtimin e kësaj Baze kanë qenë të përafërta me ato të ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës”.

 

Gjinaj: Kryeministri ideatori i bunkerëve

Ideatori i këtij fortifikimi ishte kryeministri, Mehmet Shehu. Fillimisht u vu në krye të studimit për sistemin fortifikues bashkë me një grup ushtarakësh dhe inxhinierësh të talentuar. Ishte ai që projektoi fortifikimin dhe që organizoi provat e para ushtarake për të parë rezistencën e tyre. Fortifikimi Shqiptar, doli sipas studimeve të të gjithë fortifikimeve që ekzistonin në botë duke përfshire këtu edhe vijat e famshme “Mazhino”dhe “Monerheim”, por edhe sipas eksperiencës të luftës në Vietnam, duke u gërshetuar me kushtet dhe doktrinën e ushtrisë shqiptare.

 

Leonard Veizi/ DITA

 

December 2, 2018 16:25
Komento

27 Komente

  1. Eri December 2, 16:50

    Kina na ka ndihmuar shume si ne aspektin ekonomik ashtu dhe ushtarak.Aleati me i besueshem dhe zemergjere qe Shqiperia ka patur ndonjehere.

    Reply to this comment
    • Mali December 2, 17:30

      Kjo eshte mese e vertete!

      Reply to this comment
    • ELIOT December 7, 20:51

      ha ha ha ha ha me beni per t qeshur ;;;; Ne Kine vdisnin njerezit nga uria nga mjerimi ;;; Se edhe orizin qe e benin ne vend ja conin Stalinit ;; Ruseve dhe per vete Skishin per te henger ;;;;; Dhe Ruset i conin disa arme te vjetra per tu mbrojtur ;;;;;; I kam pare nga historiane Kineze ;;ne gjuhen Frenge ;;; Prandaj rreant e keture qenave te enverit ;;;; tRegojani cobanve ;;KINA NA PASKA NDIHMUAR ME DOLLARE …. MJERIMI KINEZ ISHTE ME I KEQI SE NE EURIOPEN E LINDJES …. JANE BERE ME LEKET E POPULLIT …..PO SHTEPITE ME PISHINA PER ENVERIN KINA I DHA DOLLARET . NDOSHTA …. SE JEMI BUDALLENJ .. NJEREZ TE SHPIFUR …;ME PERRALLAT ME NASTRADINA …MESONI SA MLIONA VDIQEN NE KINE NGA MJERIMI PASTAJ ZHGARRAVISNI COBAN TE HUMBUR ..QE JU A KA HONGER DHIJA LIBRAT …. KINA I KA BO BUNKIERET .. DHE AMERIKA NA LA TE VARFER … CE SUR … MERCI

      Reply to this comment
  2. j December 2, 17:14

    Kjo eshte emblema e karakterit lypsqar dhe padinjitet
    i shqiptareve dje dhe sot.

    Reply to this comment
  3. Sazani December 2, 17:42

    Nuk e gjeta, kush është ky baroni Von Kinser ( duhet të jetë Fon dhe jo Von ) që na ka vlerësuar kaq lart ?
    Ajo puna e fortifikimit ka kaq gjatë që është lakuar parë e mbrapshtë dhe ushtarakët tanë kanë heshtur si peshku në ujë . Sot janë zgjuar dhe na thonë se s’kanë qënë 700 mijë , por 176 mijë dhe janë bërë me pare të Kinës .
    Ku ishit more oficerë servilë , që ishit në ato vënde sepse ishit servilë të të gjithë rregjimeve , nuk gjetët kohë gjatë këtyre 28 vjetëve , që bunkerët janë lakuar qindra milionë herë, që partitë fashiste në Shqipëri bënin fushata politike dhe fitonin politikisht duke spekulluar me bunkerët – nuk patët guximin të thoshit të vërtetën per to dhe të falënderonit popullin mik kinez per ndihmën kolosale që na kishte dhënë në të gjithë sektorët e ekonomisë .
    Politika, si dje dhe sot, në të gjitha kohët , për të qenë e pashqetësuar në kurvëllëqet e saj zgjedh ushtarakët e tredhur dhe kretinë !

    Reply to this comment
  4. info analitike December 2, 17:47

    Po mire more shoke ta ndajme njehere e mire kete pune qe kumandari paska genjyer si derr kur i shante kinezet si sabotatore e armiq pasi perftoi gjithe keto te mira.
    Nje pietje kam une per shoket ushtarake, gjithe ky investime gjithe keto energjji qe u harxhuan per ndertimin e ketyre fortifikimeve a sherbyen ndonje here qe te leftonim ndaj armikut te eger qe na mbante ne rrethim? Ore po sikur ketij armikut te mos i behej vone fare per marrezite e paranoiat e kumandarit a e keni konsideruar si mundesi?

    Reply to this comment
    • ushtaraku December 2, 18:03

      O “info analitike”. Qe je gomar duket nje ore larg. E gjithe bota armatoset e nderton bunkere. Pastaj urdhri zbatohet nuk diskutohet, ne ushtri. Keshtu qe mos u bjer ne qafe ketyre burave te bnderuar qe kane bere vetem detyren. Edhe ti “info leshi” e ke bere ushtrine si Çeçua, edhe zborin e ke bere, keshtu qe ri urte ti dhe te gjithe bythqirat e tjere qe pasi u shkerdhyen ne ushtri shajne ushtrine.

      Reply to this comment
      • info analitike December 2, 20:19

        Hahaha o xhaxhi ushtaraku e more pensionin mo? Po shperblimin ta dha kriepsikoja?
        Leri ore keto trimeri tastiere se shumica prej jush ishin nje tufe gomeresh qe nga cobane te malit kumandari u veshi ushtarake e u solli ne Tirane qe te krijonte armaten e tij te servileve kamikaze.
        Per cfare ushtrie e ke fjalen o derezi per ate qe mbahej me lemoshen e ruseve e te kinezeve?
        Me vjen keq per tija qe qenke gdhe se ushtar merreshin ata qe nuk vazhdonin studimet e larta, pra gomeret si puna jote qe me nje shkolle partie e me ca shkolle ushtarake indoktrinimi beheshit oficere si puna e bejtexhiut. Hajde te fala kumandarit!

        Reply to this comment
  5. Martini December 2, 18:07

    Po te mos i kishim shkateruar vetem keto fortifikime dhe jo me edhe armatimin qe e shkateroi dhe vodhi Saliu.A do kishin guxim greket dhe serbet te hanin mut kunder nesh edhe kunder kosoves?

    Reply to this comment
  6. Nje malok me pak, nje bastard me pak December 2, 18:10

    Nuk u lodhet se shpifuri! Bunkeret jane cimento dhe hekur, qe te dy prodhuar ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  7. specialisti December 2, 18:13

    Gjadri me H/C e Fierzes ?
    Mos e ke gabim o z.Agustin ?
    I thoni me krenari keto vepra e shpenzime marramedese.
    Krahasoji sot. Fierza vazhdon te jete ne pune dhe prodhon energji elektrike per popullin dhe ekonomine shqiptare. Do vazhdoje edhe shume vite.
    Gjadri , pa pune, pa avione, pa identitet, me avione te shitur per skrap.
    E kupton z. Agustin e ju ish oficera madhore qe keni punuar e ndertuar objekte qe nuk kane vlere ? Kuptohet per kohen qe jetojme.
    Me ato para mund te ndertoheshin pallate, shkolla, spitale, rruge, ujesjellesa etj etj , e te rritej mireqenia e popullit, qe jetonte me tollona.
    Mos ja kujtoni rinise keto gjera sepse nuk ju kupton, e do ju paragjykoje, per kete nivel jetese qe trasheguam.
    Gjithsesi pleqeri te mbare

    Reply to this comment
    • Feniks December 2, 21:42

      O specialist i gomereve!
      Ushtria Popullore edhe me fortifikimin e ndertuar e KREU ME SUKSES DETYREN E VET:MBROJTJEN E KUFIJVE TE SHQIPERISE!
      Tani nuyk keni me nevoje se na ruan NATO!
      Ne se do te akuzosh me konkretisht per investime qe sot jane pa vlere per ekonomine,mos u merr me bunkeret,qe ne rast nevoje prap aty jane dhe mund te ta ruajne koken edhe ty,more edepsez!
      Ktheu mbrapsht dhe kujto sot pasurite kolosale QE POPULLI NDERTOI NE SOCIALIZEM DHE SOT JANE KTHYER NE RRENOJA QE NUK I JAPIN POPULLIT ASNJE LEK RROGE APO PENSION!
      DHJETRA MINIERA TE KROMIT,BAKRIT,HEKUR NIKELIT,QYMYRGURIT,KAOLINES ETJ,DIKUR PRODHONIN MILIONA DOLLARE FITIM,FURNIZONIN DHJETRA FABRIKA DHE UZINA E KOMBINATRE PER PRODHIMIN E KABLLOVE DHE TELAVE TE BAKRIT,HEKURIN PER NDERTIM,FERRO KROMIN,kobaltin,floririn ETJ,QE SOT NUK JANE ME!
      PO KETO MILIARDA HUMBJE TE PA KTHYESHME,PSE NUK I PERMEND TI ZAGAR I BARBAREVE QE SHKATERRUAN SHQIPERINE ,TE GJITHA PYJET,BREGDETI,MALET,LUMENJTE,VRESHTAT,FABRIKAT,UZINAT E KOMBINATET ETJ!?
      PSE NUK FLET PER SHKATERRIMIN E UZINES SE INSTRUMENTEVE MATES TE CILESISE SE LARTE NE KORCE QE EKSPORTOHESHIN 95% ,UZINEN E KOBALTIT NE ELBASAN,UZINEN E Plasmasit ne Lushnje,kombinatet e tekstileve ne Berat e Tirane etj!?
      Keto kane shkuar per LESH o gomar pa samar,ndersa fortifikimi do mbetet per jete aty si kalate e vjetra!

      Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic December 2, 18:47

    Berishas shume i merzitur qe nuk arriti te shkatrroj Hdrocentralet madhore qe u ndertuan ne luginen e Drinit.
    Farku kishte kete miosione per ti rrenuar ato, pore desh zoti doli UCK-ja dhe ja thyen dhembet FARKUT edhe gjenerali tradhetar Ahmet Krasniqin.
    Ndersa Bunkeret i dha tendriti Greqis per ti shkatrruar ne zonen e Jugut.! Nuk e dije po sa kam degjuar nuk kan arritur ti shkatrrojen tersishte.!

    Reply to this comment
  9. intelektuali December 2, 19:22

    Bunkeret filluan te ngrihen si kepurdha pas shiut pasi Enveri i kishte prishur relatat me Kinen Komuniste, kur Mehmeti pasi kishte spiunuar gjeneralet rebele te Ushtrise hartoi Strategjine e re te mbrojtjes,

    prandaj:

    KINA KISHTE COFUR DHE VDEKUR NE MAREDHENIET MIQESORE ME SHQYPNINE NE 1974, PAS ZBULIMIT TE GRUPIT ARMIQESOR NE USHTRI DHE ENVERI E KISHTE ANATEMUAR MAON SI NJE ARMIK TE MARKSIZEM-LENINIZMIT,

    prandaj:

    Justifikimet qesharake se bunkeret idiote te Enverit ishin Bamiresi Badiava nga Kina Komuniste nuk qendrojne ne asnje rast.

    Nga ana tjeter:

    Per cilet debile dhe dallkauke jane keto intervista nga keta Dinosaure Prehistorike te Partise se Punes qe ka piken e turpi mburren me me Bamiresine Badiava te Kines Komuniste ne vend qe te ulin koken e xhelateve te Enverit si kriminela komuniste qe jane dhe t’i kerkojne falje popullit shqyptar per fondet e shperdoruara kur te gjitha ndermarjet e ndertimit NSHMI ate kohe punonin vetem per bunkeret IDIOTE te Enver Pederastit dhe Poliagjentit Mehmet Shehu?

    SI NUK PATI NJE NJERI ME INTELIGJENCE MINIMALE T’I THOTE DALLKAUKEVE NE KRYE TE SHTETIT: STOP! ME KETE MARREZI TE PAPARE NE KOHE PAQE,

    qe:

    Falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si asnjehere me pare dhe na beri me keta bunkere si gogole te idiotizmit ne drejtimin e shtetit si:

    GAZI I BOTES

    Po a mund te gjendet nje njeri normal ne Bote qe te miratoje kete marrezi dhe idiotesi te injoranteve qe drejtonin shtetin komunist shqyptar ate kohe?

    PO ME BUNKERET IDIOTE TE ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Hajde atehere te kthejme edhe tollonat dhe tufezimet e bagetive te Kohes se Qepes te Partise se Punes,

    qe:

    TE BEHEMI JEK E JEK!

    Reply to this comment
    • ushtaraku December 2, 19:32

      Intelektual, mos bej sikur i di te gjitha se nje mut qe te hash di. Mos e kruaj me ushtrine dhe ushtaraket, se shume te eshte zgjatur litari.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 2, 19:46

        Eja tek Tajvani se atje me gjen duke pire kafen cdo dite te Zotit o BYTHMUT fanatik qe te te mesosh se sa te vlen lekura e injorantit fanatik dhe qe si ushtarak ke ngrene gjithe jeten tende parazite qyl buken me teorine e ARMIKUT imagjinar te Enver Bytharit, po ti me intelektualin do te krruhesh more Bylmez Karagjoz i ushtarakeve debila dhe dallkauke te Ushtrise se Enverit, plot me Poliagjente dhe Armiq qe e mbushen Shqypnine me bunkere idiote dhe na bene ne, shqyptareve si majmune xhungle me bisht ne bythe, si:

        GAZI I BOTES.

        Eja tek Tajvani po s’ti preme KOQET e pushtit kriminel te Enverit,

        njashtu:

        Sic pa preu KOQET Poliagjenti, Mehmet Shehu (qe ishte edhe ideatori i bunkereve idiote), katunareve te Lushnjes do kohe me pare.

        Reply to this comment
        • ushtaraku December 2, 19:57

          O cme thjeve mor intelektuali i bythes, te ndonje bunker mund te te gjej se ato duket qe i njeh mire, se te Tajvani ca si zor.

          Reply to this comment
      • Kapterri December 3, 19:29

        Po’ kush e sulmoi shqiprine o trap qe u mbrojt

        Reply to this comment
  10. demo December 2, 22:45

    Fortifikimet nuk i vlejten Frances.Vija Mazhino ishte ku e ku me moderne se bunkeret e Enverit,Fortifikimet nuk i vlejten Gjernmanise qe fortifikoi me Bunkere gjithe bregdetin Hollande,Belgjike France,Norvegji.Nuk i vlejten kur luftohej me topa,jo sot qr luftohet me rraketa.Fortifikimi filloi ne 1976,dhe vazhdoi deri ne 1989 krejtesisht me forcat tona me cimenton tone,me hekurin shqiptar,se maredheniet me Kinen kishin cofur qekur filluan bunkeret.Keta ushtarake genjejne per investimin kinez pas vitit 1977 ashtu si genjejne per Pagesat e partive marxiste leniniste nga Kina pas vitit 1977.Edhe bunkeret edhe partite marx-len kane vazhduar te paguhen nga populli shqiptar,qe hante buke misri me sheqer.

    Reply to this comment
  11. intelektuali December 2, 23:17

    Eja, eja tek Tajvani se atu me ke cdo dite, qe ta shohim nocken e Derrit te Enverit,

    sepse:

    Bunkeret e Partise i ke te mbushura te gjitha me MUT dhe i vjen era sikur te jene Kopsht Zoollogjik per derra lluce, kurbetojne dhe jane bere si hale publike pa sherbyer ne asnje Lufte.

    Me te vertete i njoh mire bunkeret idiote dhe dallkauke te Enverit dhe Mehmetit dhe po te tregoj nje ngjarje reale:

    Bunkeret e tij Mehmeti i provonte ne teren kur fuste brenda te burgosur politike dhe urdheronte t’i qellonin me kundratank qe te shikonte efektet negative te njeriu, shume te burgosur kane vdekur nga provat e Mehmetit, qe ngjanin shume me provat e krimineleve te Hitlerit, por nje here kur inxhinieri projektues i raportonte per nje konstruksion te ri te bunkerit qe mund t’i bente balle edhe Bombes Atomike, Mehmeti e ndepreu ne mes te mburrjeve te tij inxhinierin e Kolanecit dhe i tha:

    FUTU VETE BRENDA TE SHOHIM SE CFARE KE PROJEKTUAR!

    dhe:

    Urdheroi ushtarin ta qellonte me kundratank dhe me te vertete predha kundratank nuk e shkaterroi bunkerin famoz te tipit te ri te Kolanecit, por e permbysi me bythe perpjete me gjithe inxhinierin fatkeq qe kur e nxorren te nxirre as nuk degjonte dhe as nuk shikonte dhe mbeti deri ne fund te jetes cyryk nga trute dhe qe per fatin e tij te keq ishte pinjoll i nje familje intelektualesh prej Tirone.. Okularet e ngjarjes tregojne se Mehmeti u largua me nxitim duke thene:

    BYTHPAMUKET E TIRANES

    prandaj:

    Ta permenda Mehmetin per KOQET e lushnjareve qe te kesh kujdes kur flet me intelektualin.

    Reply to this comment
  12. Bledi December 3, 01:45

    Me kollaj do ishte ti ulte kokën Amerikës dhe të kursehej puna dhe djersa e Shqiptareve
    Nuk do na sulmonte njeri do na jepnin ndihma do na ndërtonin me plan Marshall dhe ato fabrikat dhe uzinat që punonin me 3 turne për exportin do punonin për popullin.
    Kishte vetëm 1 rrezik se me zgjedhje të lira mbase Enveri nuk do komandonte për 1 kohë të gjatë dhe prandaj zgjodhi të luajë luftosh në kurriz të popullit
    I zgjuar por egoist
    Për të fjetur i qetë betonoi shtetin.
    Ky është kompleksi i Kryetarëve tanë
    Nuk zbresin nga kali dhe për 1 plesht djegin dyshekun

    Reply to this comment
  13. Krist December 3, 05:40

    Demo,ke shumete drejte.Fortifikimet me bunkere,jane kryer nga ne shqiptaret,me cimenton qe prodhonim,bile edhe exportonim,ndersa hekurin e betonit fillimisht e importonim 100 perqind,me parate e buxhetit.Shume pak hekur betoni na jepte Kina,si plan i zakonshem importi,.Si ndihme ,asnje ton.,hekur,nuk na ka dhene Kina.Pjesen tjeter e merrnim nga kleringu,por kur prodhimi i bunkereve u rrit (u ngriten shume kantjere neper gjithe teritorin,per ndertimin e tyre),filluam te importojme edhe nga perendimi,me devize te lire (dollare ),kryesisht nga Italia,Gjerrmania perendimore,Austria (e cila pjeserisht e blinte ne Rumani dhe ne e merrnim ne Constaca,per llogari tonen.Rumania nuk na jepte me klering,sepse kerkonte ne kembin bakerr dhe tela bakri),dhe kemi importuar edhe nga Greqia-Me dollare klering.Bile nje anije e ngarkuar me hekur beton ,prodhuar ne Greqi,gjate udhetimit drejt Durresit,takoi ne nje cektine dhe dhane sinjalin SOS. (Nga urgjenca qe kishim per hekurin beton,anija devijoi itenerarin,per ta shkurtuar ate,prandaj ngeci).Rimorkatorit ,qe e terhoqi deri ne nje port te vogel grek,ku anija e ngarkuar beri riparimet eventuale te shkaktuara nga cektina,u detyruam t’i paguajme 30.000 dollare,per sherbimin.Ndersa kupolat e bunkereve,beheshin me nje llamarine te trashe 16 deri 20 mm,qe perkuleshin ne forme sferike ne nje prese speciale,te importuar nga perendimi posacerisht per kupolat,dhe pastaj mvisheshin nga te dy anet me nje shtrese te trashe betoni.Edhe kjo llamarine qe ishte e vecante,importoheh vetem nga perendimi,kryesisht Italia dhe RFGJ,komplet nga buxheti i shtetit.Ndersa llamarinat,me te cilat prodhoheshin dyert dhe dritaret e qitjes,importoheh nga Polonia dhe Bullgaria,po nga buxheti shtetit.Me gjithe veshtiresite qe kishte shteti,per sigurimin e valutes,sepse exportet tona drejt perendimit,nuk realizoheshin asnjehere simpas planifikimit,qeverija,jepte menjjehere valuten qe kerkohej per llamarinat dhe hekurin beton (sasine qe merrej ne perendim),shpesh,duke lene sektore te tjere te ekonomise ne veshtiresi,por kantieret e prodhimit te bunkereve,te mos nderprisnin punen per asnje ore.Mbrojta-detyre,mbi detyrat,ishte parrudha e Partise.Duke llogaritur,sasine e hekurit dhe te llamarinave,qe kemi importuar vetem per llogari te bunkereve,dalin te jene prodhuar,jo me pak se 450-500 mije bunkere (te emedhenj dhe te vegjel-bashke).Duke lexuar shkrimin e mesiperm,Kina e ka ndihmuar Shqiperine,me shume armatime,mjete ushtarake,deri tanke e aviona,ka ndertuar uzina ushtarake ne Polican dhe zonen e Gramshit,ka ndertuar objekte dhe strehime te nentokes,por hekur betoni dhe bunkeret,nuk kane qene pjese e asaj ndihme.Edhe nje sasi e pa konsiderueshme hekuri beton,qe ne e kishim te planifikuar ta importonim nga Kina-me klering,nga buxheti i shtetit,per ndertime te ndryshme civile,Kina na e levronte me shume vonese,sepse uzinat e prodhimit i kishte ne vende te ndryshme te Kines dhe kerkonin kohen e nevojeshme,per t’u prodhuar,pastaj kerkonin kohen ,qe zgjaste,jo pak,per te shkuar ne nje port te caktuar, _simbas firmes tregtare Kineze (civile) dhe mbasi ngarkohej,vaporit i duheshin tre muaj udhetim (sepse kanali i Suezit,shpesh mbyllej,ose kur ne te njenjten anije ishin ngarkuar edhe armatime,dhe kanali,e ekontrollonte ngarkesen),deri sa te mbrinte ne Durres.Perfundimisht,vleres se bunkereve,i duhet shtuar edhe perdorimi i nje sasie te madhe elektrodash saldimi,mjete te shumta te renda transporti dhe makinash ngritese (vinca),dhe mos harroni edhe karburantin qe shpenzohej per to.Ndersa pagat e punetoreve,ishin qesharake,dhe nuk ndikonin fare ne koston e bunkereve.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 3, 11:50

      O Kristi djali:

      Bukur e ke sqaruar situaten e herkurit dhe te cimentos per bunkeret e Enverit qe i ndertoi Mehmeti me strategjine e tij te re te mbrojtjes dallkauke te Luftes Imagjinare kunder Imperializmit amerikan dhe social-Imperializmit sovjetik duke i fshehur ushtaret si urrithet ne brimat e miut, pasi spiunoi gjeneralet pucista, ARMIQ te Partise dhe Shtetit,

      por:

      KA NJERI NORMAL SOT QE T’U BESOJE KETYRE GOMEREVE USHTARAKE DRU ME PRE QE KANE DREJTUAR USHTRINE E ENVERIT?

      sepse:

      Po te vinte shufrat e hekurit te ndertimit te bunkereve te Enverit nga Kina Komuniste ne Shqypni ato do te kushtonin sikur te ishin shufra prej floriri dhe jo me kot shqyptaret kane nje llaf qe eshte aktual per llogjet idiote qe hidhen papushim nga fanatike ne kete forum te nderuar te gazetes DITA:

      KRIPA E LIRE NE DURRES, POR E HA QERAJA RRUGES

      dhe:

      Ne kete linje llogjike: po te vinte cimentoja e bunkereve te Enverit nga Kina Komuniste ne anen tjeter te Botes, ne Shqypni do te kushtonte me shume se:

      KOKAINA E TAULANT BALLES PREJ LIBRAZHDI DHE E RILINDJES ENVERIT, PLOT ME PIONIERE TE ENVERIT QE I KENDOJNE PARTISE CDO 29 NENTOR.

      Reply to this comment
  14. demo December 3, 13:26

    kam qene ushtar detashment xhenjo,Dy vjet hapje tunelesh,veshje me beton ne Qafe Gaxhua.

    Reply to this comment
  15. ELIOT December 7, 21:15

    ENVER TRAPI NE VEND TE BENTE 500 MIJE BUNKIERE DUHEJ TE BENTE 500 MIJE PALLATE PER SHQIPTARET QE JETONIN ME 2 DHOMA NJE KUZHIN 6 VETA NE FAMILJE .DHE MIJERA ME NJE DHOME NJE KUZHINE …NDERSA PER VETE 5 VILA ME PISHINA PER 5 VETA …JA CBERI ENVER KOQJA ….. DHE SA PER BUNKIERE I KISHTE IKUR KOHA …NE BRIGJET E FRANCES GENERAL ROMEL ERWIN I BERI ME MIJERA PER TU PERBALLUAR ALEATEVE NE 44 ….. DHE E PAME DHE BUNKIERET E GJERMANEVE JANE 3 KATESHE ME DYSHEQE DHE ME MODERNE SE KASOLLET QE BEN KAMUNISTAT …POR ISHTE 44 JO VITET 70 QE SBEHEJ ME LUFT ANE BUNKIERE POR ENVER ISHTE BUDALLAH DHE MEHEMETI DHE TE TJERET ISHIN KOQE … BUNKIERET E KOMUNISTAVE SHKATERROHESHIN ME NJE PORDHE NGA ALEATET NGA AMERIKA .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim