Burg pa afat për tre ish-zyrtarët e ARRSH-së

February 7, 2018 11:38

Burg pa afat për tre ish-zyrtarët e ARRSH-së

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Autoritet Rrugor, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Sipas Prokurorisë, këta persona në bashkëpunim më njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, të cilët po hetohen, dyshohet të jenë pjesë e skeme korruptive, e cila i ka sjellë buxhetit të shtetit të paktën 54 milionë dollarë dëme.

Senaca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa tre ish-zyrtarët u njohën me masën e sigurisë.

Vendimi është kundërshtuar nga avokatët e të akuzuarve, pasi sipas tyre Prokuroria nuk ka kryer veprimet e duhura. Sipas tyre nga kallëzimi tek ngritja e akuzës ka kaluar një kohë fare e shkurtër. Ata u shprehën se do ta apelojnë këtë vendim.

Hetuesit kanë sekuestruar nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Transporteve të gjitha praktikat e ndjekura për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, për të parë nëse përputhen punimet që janë kryer, me paratë që kanë dalë nga buxheti.

Prokuroria i ka shtrirë hetimet edhe në Ministrinë e Transporteve dhe priten arrestime të ish–zyrtarëve të tjerë. Akuza ka në tavolinë dy kallëzime të bëra për këtë segment, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

l.h/ dita

February 7, 2018 11:38
Komento

4 Komente

  1. pensionisti February 7, 12:30

    Perse duhen keta avokatat mbrojtes ? Per te mbrojtur hajdutet ? Mbreme, ne emisionin “OPINION” degjova avokat Hanen , i cili thoshte se klienti im nuk ka vjedhur . Po mire more zoti avokat i “Frances” ( batut nga filmi “Toke e pergjakuar ” Po kush i vodhi leket ? Punetoret ? Apo i fshehu rruga ? Pa na thuaj ti si ti gjejme hajdutet ? Parate jane terhequr nga banka,rruga nuk eshte bere, po leket ku shkuan? A kini pak tru kur flisni ….. Avokat per mua do te thot Ku ishe ? Hic gjekundi,cfare pe? Asgje> Percaktimi me i mire eshte : Avkat sinonim i fjales sekser, nderhyres, ose me mire e me thjeshte kur thote populli ;”XHAMBAS”

    Reply to this comment
  2. perkthyesi February 7, 12:46

    Pervoja ka treguar se njerez te tille e kane lene shpejt arrestin me burg, dhe kane vajtur ne shtepi. Te shohim kete here se c’do te ndodhe!

    Reply to this comment
  3. Adih February 7, 14:39

    Filloi efekti i dominose ,nuk ka kthim me mbrapsht .Do fillojne edhe nga ministria e ndertimit . Se shpejti do shikoni vjedhjet brutale nga fshataret bark pa ngopur ,Ti kthehen mbrapsh popullit te mjere , parate e kollofitura .

    Reply to this comment
  4. h February 7, 20:52

    Te mbahen ne qeli te izoluar, deri sa te dorezojne leket e vjedhura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*