Burg për gjyqtarin Hysi edhe psikologen Meçani

January 25, 2019 10:06

Burg për gjyqtarin Hysi edhe psikologen Meçani

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.

Gjyqtari Hysi dhe Meçani u denoncuan në emisionin “Stop”, për korrupsion dhe favore seksuale.

Në videon e transmetuar nga emisioni investigativ Roland Hysi shihet duke i marrë 500 Euro një gruaje të divorcuar, e cila kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj.

Por ai nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi denoncueses i kërkoi edhe favore seksuale. Gjithashtu “Stop” transmetoi edhe dëshmitë e dy grave të tjera, të cilave gjyqtari u kishte kërkuar nga 5 mijë Euro dhe i kishte ngacmuar seksualisht

o.j/dita

January 25, 2019 10:06
Komento

2 Komente

  1. Arben January 25, 11:06

    Kete me mire ta mbajne ne burg, se jashte e presin me qindra per ta vrare

    Reply to this comment
  2. Adih January 25, 15:25

    Ky gjygjtar i ndyre ,nxori para pasqyres ,kalbezimin mbare te drejtesise ne Albanistanin tone ,te dirizhuar me kujdes ,nga politikanet e ketij tranzicioni post komunist .
    Ky i pankopur ,qe ja kaloi edhe Sulltaneve te hershem te Turqise ,i donte te dyja ,edhe parate ,por edhe seksin ,.
    Jazek te qofte , ore ordiner .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*