Burg për mësuesin, akuzohet për ngacmimin e dy vajzave 10 dhe 11 vjeç

May 1, 2018 11:57

Burg për mësuesin, akuzohet për ngacmimin e dy vajzave 10 dhe 11 vjeç

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg mësuesin 60-vjeçar, ndaj të cilit rëndojnë akuza pedofilie.

Neshat Tepelena,banues në Kalasë të Delvinës, akuzohet për ngacmime seksuale ndaj dy vajzave të moshës 10 dhe 11 vjeç.

Pas publikimit të rastit të tij në një televizion, Prokuroria e Sarandës ka nisur procedimin penal dhe më pas ka marrë dëshmitë e dy vajzave të mitura.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha: “Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë?” E pyeta: Pse të dilja? “Po nuk dole më, do të të vë 4”, tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar njëra nga vajzat e mitura, nxënëse e klasës së V.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të, e cila u pranua nga gjykata.

Megjithatë, Gjykata e Sarandës nuk do  të jetë ajo që do merret me rastin, pasi nuk ka seksion për të mitur.

Më 28 prill, Drejtoria Arsimore Delvinë pezulloi përkohësisht mësuesin Tepelena pas dëshmisë së familjarëve të së miturës së ngacmuar seksualisht.

Banorë të fshatit Kalasë shprehen se ky është rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues.

s.a/dita

May 1, 2018 11:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*