Burg për “zotin shqiptar të drogës”

October 15, 2017 13:03

Burg për “zotin shqiptar të drogës”

 

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Alket Hatinë, i njohur ndryshe edhe si “zoti i drogës”.

Hatia u arrestua në 8 korrik pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Por ai u la i lirë pas 3 ditësh me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e ministrisë së Drejtësisë.

Alket Hatija ishte shpallur prej vitesh person në kërkim dhe ndaj tij kishte shumë pak të dhëna.

Kishte mbërritur për herë të parë në Itali në vitin 1997.

Jetonte në komunën Campomarino në provincën e Campobassos në një banesë në rrugën Kennedy. Kishte punuar për pak kohë në bujqësi.

Sipas mediave italiane, hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004, Alket Hatija kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Milanos kishte marrë ndaj tij vendimin përfundimtar duke e dënuar me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas investigimeve, bashkëpunimi i Interpolit me Policinë shqiptare kishte mundur të identifikonte se Alket Hatija jetonte në një vilë luksoze me bunker në zonën e Beratit i rrethuar nga rojet personale të armatosura.

Sipas mediave italiane, shqiptari Alket Hatija ishte një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.

Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjeteve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë e portet italiane.

October 15, 2017 13:03
Komento

2 Komente

  1. katarakti October 15, 14:19

    Qenie e pazhvilluar. E mbetur e tille qe nga koha e nendertalit. Mjafton t’i shohesh koken qe ka. Ve bast qe as nuk e kupton se ka bere keq. I duket krejt normale.

    Reply to this comment
  2. Arben October 15, 19:00

    PO KSHU, KU ESHTE KY TANI??!!!

    VAZHDON PUNEN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*