Burg përjetë për Fadil Kasemin, Apeli lë në fuqi vendimin

May 15, 2019 12:18

Burg përjetë për Fadil Kasemin, Apeli lë në fuqi vendimin

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Kasemi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

“Jam i penduar. Kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat”, u shpreh në atë kohë Fadil Kasemi.

l.h/ dita

May 15, 2019 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*