Burg vetëm natën për të dënuarit me nën 5 vjet

August 25, 2015 08:10

Burg vetëm natën për të dënuarit me nën 5 vjet

 

Ministria e Drejtësisë po përgatit një ligj të ri për burgjet, ku mes të tjerave parashikohet edhe nocioni i ri i “burgjeve me regjim të hapur”.

Drafti i cili ka përfunduar së hartuari në variantin kryesor, po diskutohet për përmirësime, ndërsa pritet që në periudhën shtator- tetor 2015 të dërgohet në Qeveri dhe më pas në Parlament.

Sipas draftit, “në nenin 12 të ligjit aktual për burgjet, pas togfjalëshit ‘burgu i sigurisë së ulët’ shtohet togfjalëshi ‘burgu me regjim të hapur’.

Ky nocion i ri parashikon lejimin e daljes së të dënuarve nga qelitë për qëllime punësimi. 

“Burgje me regjim të hapur, do të thotë që personat që kanë marrë një masë dënimi nën 5 vjet ose personat të cilëve u ka mbetur dy vjet burg pa kryer nga gjithë masa e dënimit, do të trajtohen me regjimin e burgjeve të hapura”, thotë kreu i Burgjeve Artur Zoto.

I burgosuri del nga qelia në mëngjes dhe shkon në vendin e punës së tij. Pas përfundimit të punës, ai kthehet në institucion dhe mbetet aty deri në mëngjesin tjetër.

August 25, 2015 08:10
Komento

6 Komente

  1. lis dushku August 25, 08:38

    Mor maskarenj,po juve jua befshin ku ju dhemb e ku ju djeg,e provofshi ne veten tuaj kriminelin,hajni!Populli kerkon vendosjen e denimit me vdekje ,sistemi me i degjeneruar i drejtesise ne bote,po i kthen burgjet ne kampe pushimi,sikur Shqiperia eshte Danimarka,Norvegjia,Finlanda.Ketu po vriten,masakrohen,perdhunohen cdo dite,,Ministria Drejtesise ben experimente,qe nuk guxojne t`i bejne ne Bruxeles,ne Manhatan,..Kesaj i thone ;Dhia zgjebosur po shkon drejt Europes,me bishtin perpjete!!!

    Reply to this comment
    • Edi August 25, 09:26

      Nuk behet fjale per vrasesit dhe perdhunuesit o tyc. Ata denohen me me shume se 5 vjete. Behet fjale per denimet e lehta.

      Reply to this comment
  2. fred August 25, 09:37

    Keshtu hajdutet diten do punojne full time dhe naten do pushojne e hajne ne hotel falas…regjimi i hapur per masen dhe llojin e denimit eshte nje hajvanllek…duhet te percaktohen saktesisht grupi i veprave penale per te cilat mumd te aplikohet regjimi i hapur…pra me pak fjale (per ata qe skuptuan)jo sipas numrit te viteve burg po sipas vepres qe ke kryer…

    Reply to this comment
  3. kol Kulumria August 25, 11:15

    Si qenka ky burg me shperblim te dy fishte ? Diten shko : puno,vidh, ose shkerdhe
    dhe naten shko : ha ushqimin falas e fli me roje ne ” burg ” !

    Reply to this comment
  4. petraqi i milos August 25, 14:55

    mendojne te bejne edhe kete ligj si per veten, se jane mbushur deri ne fyt me vjedhjet qe u pasuruan,
    dekriminalizimi pret te perballen
    dhe do denohen deri ne 5 vjet.
    ja hodhen ulen shpenzimet per ushqimin e mengjesit dhe drekes.
    ordineret do verdallosen ne autobuza per kruarje xhepash
    kurse zyrtaret do flene ne hotele luksoze dhe emri do i shkruhet ,
    sipas ligjit fjeti naten ne institucion.
    shpetoji edhe ish Guvernatori i B.SH,se e ze ky ligj,
    qe solli dem ekonomik 713 milion ,30 milion euro blerja e hotel dajtit dhe 50 milon euro qira zyrash,per tejkalim afati punimesh rikonstruksioni.

    Reply to this comment
  5. radiokashari August 26, 06:57

    Shume mire ..Si perfundim po shohim dicka te mire n edrejtesi ………Makari te mundemi ti mbyllim fare burgjet e mallkuar ..dhe shpenzimet etyre ti bejme shkolla ….Cfare kan ber me te denuarit keto 25 vjet .,..i takon asaj remuje qe solli ndryshimi i sistemit ….Ka te pafajshem qe jane vrare ……….por shumica e atyre qe jan evrare kan qen te pleksur me pislleqe ….shikoni ckan len pas ..vila dhe pasuri maramendese qe ..duhen 100 jete ti besh …Cdo njeri eshte pergjegjes i fatit te tij …..Kur ben gjera te jashteligjshme …dhe jeten e kalon ne ate status …..Prandaj ….Nje shtet eshte mire te krijo0j mundesi qe njerzit te din yte jetojne brenda normave shoqerore ….Ne asnje vend te botes nje i denuar nuk i ben koker me koker ……..denimet …..jane qe njerzit te reflektojne naj gabimeve ase fajeve ..nuk jane te vdesin brenda ..ose te dalin me probleme mendore ..sepse edhe kjo ane ,,ne dem te shoqerise eshte ………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim