Burgu i ri në Shkodër/ Ministrja Gjonaj: Do të jetë dhe për “peshqit e mëdhenj”

December 9, 2017 18:18

Burgu i ri në Shkodër/ Ministrja Gjonaj: Do të jetë dhe për “peshqit e mëdhenj”

Burgu i ri i Reçit do të hapet në janar dhe ky institucion i vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, pritet të presë edhe “peshqit e medhenj” të reformës në drejtësi, nëse gjykata do të vendosë dënimin e tyre dhe sjelljen në këto mjedise.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni dha këtë përgjigje, kur u pyet gjatë inspektimit të punimeve të kryera në burgun që do të presë në total 760 të dënuar.

Etilda Gjonaj: “Ky burg do të jetë si të gjithë burgjet e tjera. Përsa kohë që do të ketë një seksion të sigurisë e lartë dhe një tjetër të sigurisë së zakonshme. Gjykata do të vendosë nëse do ta sjellë në Shkodër në seknsion të sigurisë së lartë, apo në seksion të sigurisë së zakonshme”

Ky burg do të shërbejë në të njëjtën kohë për të shfryrë institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit, që janë të mbipopulluara me të burgosur. Ndërsa në të do të vendosen edhe të ekstraduarit e dënuar për vepra të rënda.

December 9, 2017 18:18
Komento

8 Komente

  1. ramy December 9, 21:05

    Do u beka si akuarium me duket.
    Tubestrafkullah cna degjojne veshet

    Reply to this comment
  2. Elda Alushi December 9, 23:11

    Une punoj ne komitetin shqiptar te helsinkit dhe puna ime lidhet ngusht me te drejtat e te burgosurve. Pergezoj kte nisme, hapja e nje burgu te ri duhet te mari prioritet nga te gjithe mendoj une.

    Reply to this comment
  3. Renii December 9, 23:11

    Ky burgu eshte bere me mire se shtepia ime , super

    Reply to this comment
  4. joni dulellari December 9, 23:11

    Mendoj se eshte perafrim i qarte me standartet e BE , me burgjet ne vendet europiane. Burgu eshte nje institucion rieduktim dhe jo vuajtje. Ky investim permbush qellimin e te drejtes penale.

    Reply to this comment
  5. Erjon Leka December 9, 23:15

    Kto jane investime te rendesishme qe meritojn perkrahje nga te gjithe. Kushdo qe ka nje te aferm ne burg me beson dhe i behet zemra mal per kte investim.

    Reply to this comment
  6. Shpresa Vokrri December 9, 23:16

    Une kam vllain ne burgun e fushe krujes nuk e keni iden sa shume njerez ka ne kte burg. tani do bej kerkese ta coj tek burgu i ri.

    Reply to this comment
  7. As December 10, 08:52

    Po pse o te uruar ndertoni burgje qe vetem konsumojne djersen e njeriut punetor. Me 20 miljon euro pa dyshim qe do te ishin ndertuar 2 fabrika te mira ku do te ishin punesuar nja 500-1000 vete dhe ku do te prodhoheshin miljona euro

    Reply to this comment
  8. shabani December 10, 10:15

    Kjo po pune me mend duhet ta ndertonit te parin burgun modern se do banoni vete brenda politikane,prokurore gjykates gazetare bile benI dhe nje linje roze qe tu vizitoj ndonje kurve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim