Burrat e blejnë më shtrenjtë gazetën për 8 marsin!

March 8, 2018 15:20

Burrat e blejnë më shtrenjtë gazetën për 8 marsin!

 

Burrat do ta blejnë sot 50 cent më shumë gazetën franceze ”Liberation”, njoftuan sot botuesit e medias së njohur franceze.

”Ky veprim bëhet për të denoncuar pabarazinë në paga që ekziston mes burrave dhe grave dhe kjo pikërisht sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, deklaroi gazeta në një komunikatë.

Nëse gazeta kushton dy euro, burrat do ta blejnë atë 2,5 euro ndërsa gratë me çmimin e zakonshëm.

Pra, dy çmime të ndryshme për të njëjtën gazetë.

Dënim? Përgjigjja është jo”, shkruan ”Liberation”.

”Paratë do të shkojnë për organizatën ‘Laboratori i barazisë’, që prej vitesh po përpiqet për barazinë mes burrit dhe gruas”, shton gazeta.

Ndryshimi në pagë në Francë mes dy gjinive është 25%.

a.s/dita

March 8, 2018 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*