Burrat e famshëm që vdiqën duke bërë seks

December 2, 2017 15:03

Burrat e famshëm që vdiqën duke bërë seks

NELSON Aldrich ROCKEFELLER (1908-1979) zëvendëspresident i SHBA-ve gjatë kohës së Gerald Ford, vdiq në ’79 në moshën 70 vjeçare për shkak të një infarkti, ndërsa “punonte” në zyrën e tij me asistenten e re në moshë.

 


FÉLIX FAURE (1841-1899) presidenti i gjashtë i Republikës së Tretë Franceze vdiq ndërsa e dashura e tij, aktorja M.me Steinheil, ishte duke i bërë një seks oral. Rojet dëgjuan një ulërimë që vinte nga dhoma dhe kur hapën derën gjetën gruan në gjendje shoku, por ende në “pozicion”. Aktores ju ngjitën nofkat si “puthja e vdekjes” dhe “pompat vdekjeprurëse”. Zonja e parë e vendit, Marie-Mathilde Berthe Belluo u njoftua vetëm dy orë më pas, ndërkohë që agonia e tij vazhdoi dhe dy orë të tjera. Faure nxori frymën e fundit në krahët e gruas së tij, e cila ishte tradhëtuar mijëra herë, por ndiente për të një përkushtim të madh.

GIOVANNI XII (937-964) Papë i larguar për tradhëti të lartë dhe i famshëm për jetën e tij të shthurur, vdiq nga një atak kardiak gjatë një akti seksual. Sipas një versioni tjetër ai u vra me goditje nga një burrë, i cili e kishte kapur në flagrancë me gruan e tij.

Më kompleks rasti i JEAN DANIELOU (1905-1974), teolog, kardinal dhe anëtar i Akademisë së Francës. U gjet i vdekur në shkallët e një shtëpie ku jetonte një prostitutë pariziene. Hetimet e mëvonshme “zbuluan” që kardinali vizitonte të sëmurë dhe prostituta për mëshirë dhe në shtëpinë e prostitutës nuk gjendej për kënaqësi. Megjithatë duket sikur kjo teori u përhap për të mos njollosur emrin e tij.

ATTILA (rreth 406–453) Attila, mbret i popullit Unni, i njohur si një nga sunduesit më të egër të historisë, ishte i vogël në trup, i shëmtuar dhe i shëndoshë. Pavarësisht kësaj, pati 12 gra dhe vdiq nga infarkti gjatë një akti seksual me një grua shumë të re. Hipoteza është kritikuar nga shumë historianë. Sipas tyre ajo që e vrau Attilën ishte një hemoragji në hundë, e cila e mbyti në gjumë gjatë natës së parë të martesës me Ildikon.


SANI ABACHA (1943-1998) mbi vdekjen e diktatorit nigerian Sani Abacha, në 1998 propaganda u përpoq të trazonte ujrat. Burri pati një atak kardiak me shumë mundësi për shkak të abuzimit me viagra, por në publik u tha që u helmua nga kundërshtarët politikë.

MICHAEL HUTCHENCE (1960-1997) në 1997, trupi i pajetë i Michael Hutchence, lider dhe këngëtar i grupit rrok INXS, u gjet në dhomën e një hoteli në rrethinat e Sidnej, Australi.  DITA raporton se këngëtari kishte vdekur i mbytur gjatë një praktike të autoerotizmit me përdorimin e litarëve (bondage).


DAVID CARRADINE (1936-2009) Dhe aktori amerikan David Carradine vdiq për shkak të një loje erotike. U gjet i pajetë, lakuriq, në një hotel në Bangkok, vdekur me shumë gjasa nga asfiksia gjatë një loje erotike të përfunduar keq.

b.m/Dita

December 2, 2017 15:03
Komento

9 Komente

  1. intelektuali December 2, 15:31

    PO VELLAI FAMOZ I HYSNI KAPOS?

    Qe ishte Sekretar Partie ne Durres dhe qe e gjeten sigurimsat bythejashte karkacul te vdekur mbi sekretaret e tij seksi komuniste dhe besnike ndaj kauzes se Partise?

    Po pse nuk e coni deri ne fund listen famoze te “Burrave te Shtetit” qe dhane jeten “Ne krye te Detyres”?

    sepse:

    Shqyptareve nuk i plas shume per HERONJTE e Botes Imperialiste qe kane dhene jeten per kauzen e DAFLLAKUT, por njohin shume mire HERONJTE e Enverit dhe te Partise se Punes qe kur i gjeten karkacul te vdekur mbi sekretaret e tyre komuniste besnike ndaj Partise, keta Don Juana te Enverit u varrosen me nderime Partie njesoj si Deshmoret e LANC-it kriminal jugosllavo-komunist qe Rilindja i ben homazhe cdo vit duke vajtuar si kukumjacka bolshevike.

    Reply to this comment
  2. Z/K December 2, 15:33

    Fale ligjit natyrore mbi te drejtat e seksit teper te privilegjuara femnave!

    Vetem femnat nuk kane rrezikshmeri vdekje gjat lojes seksuale.Keto i ka privue natyra ta ushtroje lojenseksuakle pambarimisht e gjithnji te pa ngopura.

    Reply to this comment
  3. Organizata e Grave December 2, 17:20

    Te gjithe burra?!

    Reply to this comment
    • intelektuali December 2, 18:42

      Po te behej lista e grave mesiguri ne krye do te ishte Eleni Pashko, “Mata Hari” e Enverit qe zbulonte ARMIKUN ne krevat sa here merrte urdher nga Partia e Punes, por me shume e bente kete pune pa leje fare me koke te vet sa ne fund Enveri i tha kur i coi nje leter demaskuese per burrin e saj Prokurorin gjakatar Josif Pashko:

      PO MENGADALE O ELENI SE BERE NAMIN!

      Reply to this comment
  4. Eduarti December 2, 17:51

    Mungon ketu Josef Limprecht, ish-Ambasador i SHBA ne Tirane qe dha shpirt nga lojrat e egra erotike te Inis Gjonit ne Lure.
    Besoj e kujtoni te gjithe Lym qaf-zorren…

    Reply to this comment
  5. Inis+zana December 2, 20:32

    Thuhet qe ishte me inisin dhe zanen te cilat ishin dhe jane specjaliste qirjesh

    Reply to this comment
  6. E kush mundet te perfytyroj vdekje me te bukur ! December 2, 21:35

    Vdekje te tilla ,
    nuk jane per me i pergoju ,me i paragjyku ,me i ironizu ,etj
    ato jane Akte perkushtimi shpirteror ndaj sexit te mrekullueshem Femer ,
    jane simboli i asaj kenaqsise me te madhe ne jeten
    e njeriut , nji Akt pse jo rrespekti e vlerrsimi – Heroizmi njerezor , mbi ate vrym magjike ( jo me kot exziston shprehja ; Vdeksha un per ty o P! “

    Reply to this comment
  7. Rr. B. Gramshi December 3, 01:23

    Intelektuali,
    me aftesi intelektuale te kufizuara, kur mer persiper te komentosh mbi ngjarje te verteta ose mer iformacione te sakta per ngjarjet ose perdor ndonje Dixhital te tipit qe perdor Sali Shpella.
    Eshte e vertete qe vellai i H. Kapos, Sekretar i pare i Partise qytetit Durresit ka vdekur (ashtu sic e ke “pershkruar” ti) mbi DAFLLAK, por vetem kaq.
    Persa i perket varrimit une jam deshmitar okular i ndodhur rastesisht dhe thjesht per kuriozitet kam ndjekur gjithe ceremonine e rastit.
    Varrimi dhe ceremonia eshte kryer ne varrezat e qytetit Durresit e thjeshte si per c’do qytetar te zakonshem me pjemaresit e familjes si dhe te afermit te cilet perbenin nje numer te kosiderueshem. Te siguroj qe ne kete ceremoni nuk ligjeroi asnje kuader Partie sic do te ndodhte po te ishte nje vdekje ne kushte normale ku nuk do te lihej pa i vene ne dukje te ashtuquajturat atribute komuniste.
    Hajde pastaj te besosh ne intelektin tend qe na paska qene i afte te penetroje deri ne “skutat” e Enverit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*