Burrat në fushatë

June 24, 2017 20:20

Burrat në fushatë

Fushata elektorale ka prekur edhe jetën e natës. Numri i të rinjve që argëtohen orëve të vona në kryeqytet është tkurrur.

“I ka prekur të rinjtë. Ne e kemi pak zakon të themi që merremi me politikën dhe të rinjtë janë aktivë goxha me politikë, domosdoshmërisht e prek edhe jetën e natës”, thotë Briken Fejzullai, kryebashkiaku i natës.

Vajzat duken më inteligjentet në këto zgjedhje, ato që reflektojnë më shumë dhe janë më pak emotive në përfshirjen e tyre në politikë, ndaj shfaqen edhe më moskokëçarëse. Vëmendja e tyre në këtë prag zgjedhjesh shkon për look-un, duke kuruar çdo detaj të aparencës për të shijuar jetën e natës.

“Ka ndikuar mjaftueshëm, por jo në numrin e njerëzve sa në gjininë e tyre. Ka më shumë vajza që dalin, jo se janë më pak sensibël, madje janë më të afta për të kuptuar situata të ndryshme, por janë më pak militante, ndaj nuk marrin pjesë shumë aktivisht nëpër fushata, nëpër mitingje. Këto kohë dalin më shumë vajza sesa djem”, thotë Fejzullai.

Më pak të infektuar nga ethet e zgjedhjeve janë klientët besnikë, të cilët edhe në këtë kohë nuk i kanë tradhtuar vendet e tyre të preferuara, ku kalojnë mbrëmjeve një bisedë me miq, konsumojnë një pije, apo shijojnë muzikë të mirë, të lodhur nga politika.

“Jo të gjithë e ndiejnë. Ka lokale që kanë klientë besnikë, që nuk kanë pasur këtë luhatje vetëm se ka trysni. Nuk është frymë pozitive për biznesin derisa të mbarojë. Gjithmonë periudha paraelektorale është stresuese. Lokalet që punojnë me klientelë fikse nuk e ndiejnë shumë”, shpjegon kryebashkiaku i natës.

Të ftuarit specialë, si këngëtarët, apo DJ-të e njohur që mezi presin të vijë vera, do të duhet të presin ende. Këtë vit vera e tyre nis pas muajit qershor.

“Ndodh që t’i i shtyjnë eventet. Mundohesh të mos i përplasësh me këtë periudhë, sepse duke pasur mitingje, duke pasur fushatë, festivale e koncerte të ndryshme që bëhen edhe prej zgjedhjeve, i bie që të bëjnë ‘crash’, të përplasen me aktivitetet që bëjnë baret, kështu që normalisht eventet speciale është tendenca që të shtyhen për në korrik dhe në gusht, ose edhe për në shtator, që është prapë kohë e mirë”, deklaron Briken Fejzullai.

June 24, 2017 20:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*