Burrat që flenë pak, “më agresivë” në dashuri

June 8, 2013 08:03

Burrat që flenë pak, “më agresivë” në dashuri

Privimi nga gjumi i bën burrat më të papërmbajtshëm. Një studim amerikan pasi ekzaminoi 60 të rinj në kushtet e pagjumësisë së tejzgjatur arriti në përfundimin se ata ishin të prirur të kishin raporte intime pavarësisht interesit të “presë” që duhej të joshnin

Për burrat mungesa e gjumit mund të jetë fatale në raport me seksin tjetër, ky është përfundimi i një kërkimi shkencor amerikan, i cili thekson se mjafton një natë pa gjumë që të ndryshojë perceptimi i një burri në lidhje me interesin seksual ndaj partneres së tij. Në fakt, gjumi i munguar shkakton në psikikën e njeriut efekte shumë të ngjashme me ato të abuzimit me alkoolin

Studimi i prezantuar në Baltimorë në kongresin vjetor të Akademisë Amerikane të Mjekësisë (American Academy of Medicin) e udhëhoqi projektin mbi 60 studentë. Ai është i pari në botë që merret me efektet e gjumit dhe mungesën e tij mbi pulsionet seksuale, nëpërmjet hetimit të një zone të veçantë të trurit: lobin ballor.

Të rinjtë e analizuar u privuan nga disa orë gjumi. Më pas u matën disa nga sjelljet e tyre nëpërmjet  pyetsorëve psikologjikë specifikë mbi orët që kaluan në një pagjumësi të tejzgjatur. Në momentin e lodhjes më të madhe, të gjithë të ekzaminuarit shfaqën një interes të rritur ndaj seksit, pavarësisht faktit nëse partnerja, ose “preja” që kishin zgjedhur për të joshur ishte ose jo e interesuar për një aktivitet seksual. Këto ndjesi nuk janë dominuese kur trupi është në gjendje të çlodhur dhe të relaksuar.

Gjumi i munguar shkakton efekte negative në procesin e vendimarrjes, si mungesa e ndjeshmërisë ndaj rrezikut dhe mosfrenimi i impulseve seksuale dhe atyre të dënueshme nga morali. “Pagjumësia mund të ketë pasoja të paparashikueshme në eksperiencat që lidhen me qasjen seksuale, aq sa mund të çojë disa që të marrin vendime, të cilat nuk i kishin menduar më parë në gjendje qetësie si :ngacmime seksuale dhe konflikte në çift”, shprehet një nga autorët e studimit./Dorina Gjuzi

June 8, 2013 08:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*