Burrel, eksploziv në oborrin e subjektit tregtar
Nga Arkiva
Një shpërthim është verifikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në oborrin e një biznesi, në Burrel.
Nga të dhënat e fundit rezulton se shpërthimi është regjistruar në lagjen “Drita” nga aktivizimi i një sasie eksplozivi, të dyshuar tritol.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete që ndodheshin në oborr dhe janë thyer xhamat e dritareve të godinës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur një hetim për zbardhjen e episodit.
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento