Burrel, zjarr në një magazinë me bimë mjekësore

December 25, 2013 10:52

Burrel, zjarr në një magazinë me bimë mjekësore

Një magazinë 2-katëshe me bimë mjekësore është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Burrel.

Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë të godinës dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse nga Bulqiza të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që nuk dihet ende shkaqet e zjarrit që përfshinë magazinën 2-katëshe.

December 25, 2013 10:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*