Burri denoncon gruan se shau Presidentin

February 22, 2016 19:59

Burri denoncon gruan se shau Presidentin

Një burrë në Turqi ka denoncuar bashkëshorten për një sharje që kjo e fundit ka lëshuar gjatë kohës kur në televizion është shfaqur presidentit Erdogan. Gazeta pro-qeveritare turke “Yeni Safak” shkruan se personi në fjalë e kishte paralajmëruar të shoqen se do ta akuzonte publikisht nëse ajo vazhdonte ta shante Erdoganin gjatë kohës kur shihnin lajmet në televizorin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Torbali, një zonë në brigjet e Egjeut. 40-vjeçari e ka regjistruar të shoqen ndërsa shante presidentin në shtëpinë e saj.

Ai e ka çuar regjistrimin në gjykatë, ndërsa më pas e shoqja i ka kërkuar divorcin pas tre vitesh martesë.

“Do të denoncoja edhe tim atë nëse do ta dëgjoja të shante presidentin”, është shprehur burri.

Në Turqi, opozita ka prezantuar së fundmi një raport, sipas të cilit të paktën 1500 persona janë denoncuar nga avokatët e Erdoganit për shpifje. Mes të denoncuarve figurojnë gazetarë, studentë, madje edhe një prej fitueseve të konkursit Miss Turqia.

February 22, 2016 19:59
Komento

3 Komente

  1. ganiu February 22, 20:32

    Hahaha a ça gallate.
    Ky po që qeka ishte kulturuar.
    Normalisht duhej ta kishte vra. Ishte ka shanse babën.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 23, 09:33

      atë që nuk kuptoj unë është se si nuk po bindet europa për të pranua turqinë në gji të saj?!
      ata kanë përparuar shumë!!si e thua dhe ti vite më parë po ti kishte ofenduar babën turku e kish vra grun!sot ai zbatn ligjet e turqis demokratike të erdoganit!!e padit në gjyq!!
      turqia në BE!
      erdogani president i BE!
      duhet të ngrihemi të gjithë në demostrata!!
      e kam fjalën për ne shqiptarët!ë?!
      se turqit janë të përçarë në këtë drejtim!!nuk janë të bahkuar si jemi ne për interesat e tyre!
      duhet të dalim e të brohorasim tuq,tuqi,tuqi në europë!!

      Reply to this comment
  2. nje ish myslyman February 22, 23:19

    Republike islamike , si gjithe republikat e tjera rreth e rrotull Turqise . Ku ka myslymane , nuk mund te kete demokraci .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*