Burri denoncon ish-gruan: Më dhunon dhe më ka kërcënuar me jetë

Redaksia Online August 11, 2013 10:34

Burri denoncon ish-gruan: Më dhunon dhe më ka kërcënuar me jetë

Një burrë banues në Tiranë ka denoncuar në polici dhunën që ushtronte ndaj tij ish-gruaja. Ai ka kërkuar mbrojtje prej saj me pretendimin se ndihet i dhunuar. Denoncimi është bërë në Komisariatin Nr. 2 nga 51-vjeçari A. Selimllari, i cili pretendon se në mënyrë të vazhdueshme është kërcënuar me jetë, madje dhe është dhunuar psikologjikisht nga ish-gruaja e tij. Sh. L., 51 vjeçe.

Siç shkruan sot “Panorama”, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” në kryeqytet, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Çifti është divorcuar prej disa vitesh, por jetojnë në të njëjtën zonë për shkak të dy fëmijëve, një vajze 21 dhe një djali 20-vjeç që kanë ardhur në jetë nga martesa e tyre. Sipas burimeve nga Policia, pikërisht fëmijët janë bërë shkak për mosmarrëveshjet e herëpashershme mes çiftit të divorcuar.

Burri pretendon se ish-bashkëshortja Sh. L. e kërcënon me jetë dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë dhe presion psikologjik ndaj tij, duke e akuzuar se nuk po përmbush detyrimet ekonomike që ka ndaj fëmijëve. Sipas tij, ajo nuk merr parasysh papunësinë dhe as gjendjen e vështirë ekonomike të tij, pavarësisht se aq para sa arrin të fitojë ia dërgon ish-gruas, me të cilën jetojnë fëmijët e tyre.

Redaksia Online August 11, 2013 10:34
Komento

1 Koment

  1. Hithri August 11, 18:12

    20 dhe 21 vjec eshte moshe madhore, dhe ata jane ne moshe te mbeshtesin veten duke punuar. Une nuk e di se si eshte ligji atje, por ai si baba nuk ka perse te paguaje me per femijet pasi ata arrijne moshen 18 vjec,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim