Burri i (anti)shtetit

Andrea Stefani May 6, 2016 14:56

Burri i (anti)shtetit

Vërej se ekziston një gen shkatërrues në politikën shqiptare – tha njëherë Karsten Jensen, ambasador i Danimarkës në Tiranë. Një gen që këmbëngul edhe sot e kësaj dite dhe që lidhet më së shumti me Sali Berishën ndonëse, nuk kufizohet vetëm me të. Prova? Sa të duash! Asnjë burrë shteti nuk do të bënte atë që sapo bëri Sali Berisha, t’i bënte thirrje shqiptarëve të armatosen kinse për të përballuar krimin por në fakt, për t’u përballur me armë me një qeveri që ai prej 3 vjetësh rreket ta rrëzojë. Asnjë demokrat nuk do ta bënte një gjë të tillë. Sepse edhe kur qeveria është shumë e keqe, një “burrë shteti”, për më tepër demokrat, e gjen zgjidhjen vetëm dhe vetëm tek rotacioni i pushtetit me votë. Por Berisha e provoi edhe një herë me vepra se nuk është “burri i shtetit” por burri i antishtetit.

***

Fillimi i mirë është gjysma e punës. Qe një kob për Shqipërinë që menjëherë pas thërrmimit të regjimit komunist (Berisha ka ngritur legjendën se e shkatërroi Ai komunizmin?!) në krye të proceseve politike doli “burri i antishtetit”. Sikur në vitin ’91 të kish dalë në krye të proceseve një lidership a elitë politike e dedikuar për demokracinë liberale dhe shtetin ligjor, sot, pas 25 vjetësh, Shqipëria do të qe një tjetër shtet, anëtar i denjë i BE. Mjerisht, në krye doli një elitë jo vetëm e padedikuar por edhe armiqësore ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor. Në krye të kësaj elite u vu Berisha që i jepte frymën gjithçkaje. Për fat të keq një frymë destruktiviste që përputhet me karakterin e tij nekrofil.

***

Një rrënimtar dhe vdekjedashës nuk mund të pajtohet kurrë me demokracinë dhe lirinë e njeriut. Nuk mund të pajtohet as edhe me sistemin e shtetit ligjor që, duke kufizuar pushtetet, nuk i lë hapësira shkatërrimit. Prandaj nuk kishte si Berisha të investohej për shtetin ligjor dhe demokracinë. Ai u investua për të kundërtën.

***

Pasi shkatërroi demokracinë në PD (kulti i tij i individit është me brirë atje) e shkatërroi edhe në shtet duke vrarë që në djep premisat e lirisë së njeriut dhe demokracinë, drejtësinë, mediat e pavarura apo duke manipuluar zgjedhjet. Paralel ju përvesh rrënimit të ekonomisë që u manifestua në mënyrën më katastrofike në privatizimet e ndërmarrjeve publike. Në asnjë vend ish-komunist nuk ka ndodhur ploja që ngjau në Shqipëri. Brenda pak vitesh, nëpërmjet një privatizimi korruptiv, që paraprihej nga degradimi i qëllimtë i pronave publike, Shqipëria u katandis nga një vend industrialo-agrar në një vend agrar që rrezikon të mos ketë as bujqësi. Berisha mburrej se Shqipëria ishte më e shpejta në Ballkan dhe Lindje në privatizim, ndërkohë që vendet e tjera e bënë një operacion të tillë më gradualisht por më me maturi dhe përfitim. Por ato kishin liderë dhe elita që jo vetëm e kuptonin, por edhe kishin njëfarë dedikimi për shtetin. Ndërsa lideri ynë ishte burri i antishtetit. Edhe vetë Fatos Nano, që i lodhur nga persekutimi dhe presionet i dha karar të pajtohet me burrin e antishtetit, në një moment sinqeriteti ka pohuar se “…ishte shumë e mundur të shpëtohej shumëçka, aspak gjithçka, por struktura materiale që vazhdonte të prodhonte, u bllokua dhe u shkatërrua me greva politikisht të arsyetuara por pa sens për gjendjen ekonomike të vendit…”. Por s’kish si të ndodhte ndryshe kur në krye të shtetit kish ardhur Antishteti.

***

Dhe pastaj antishteti u shtri si epidemi në të gjithë sferat e jetës. Tolerimi i ndërtimeve pa leje që çoi në zhdukjen e plazheve të tëra, ishte antishtet. Ai nuk do të ndodhte, dhe sot Shqipëria do kish plazhet nga më të veçantat në Europë, sikur burri i shtetit që kish marrë të gjithë pushtetet, të kish thënë vetëm kaq:  Mos të ndërtohet 300 m nga bregu i detit! Por ne kishim burrin e antishtetit që ishte i interesuar jo për shtet, por që të gjithë të korruptoheshin duke grabitur shtetin në mënyrë që ai t’i keqpërdorte sa më mirë në funksion të pushtetit të tij personal. Sepse burri i antishtetit është edhe burri i pushtetit. Ai varros shtetin për pushtetin. Kështu ndodhi edhe me pyjet që u ruajtën si me brisk nga faqet e maleve dhe kodrave, kështu edhe me shtretërit e lumenjve që u gërryen, kështu edhe me tokën që ra pre e erozionit. Kudo degradim dhe shkatërrim si në asnjë shtet. Pse? Sepse nuk kishim në krye një Monteskjë të dedikuar ndaj frymës së ligjit por burrin e antishtetit që nuk ka të ngopur me shkatërrim.

***

Po kështu edhe me piramidat financiare. Burri i antishtetit preferoi që t’i linte shqiptarët të zhyten në iluzionin e parajsës së korruptuar të fajdeve në një kohë që duhet të përballonin kostot e reformave të rrepta por të ndershme. Edhe kur Banka Botërore dhe FMN i kërkuan Berishës, andej nga viti 1994, të ndalonte piramidat, ai, burri i antishtetit, refuzoi ta bënte një gjë të tillë sepse nuk  leverdiste për pushtetin. Fajdet ishin droga që krijonte iluzionin se me PD dhe Berishën “fitojnë të gjithë”! Nuk e bëj unë këtë akuzë. E ka akuzuar publikisht për këtë fajësi Genc Ruli, një nga mbështetësit më të afërt të tij. Por në një moment kur qe divorcuar përkohësisht nga Berisha. Kryeministri Meksi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Luniku donin që të mbyllnin piramidat, por nuk donte kryeshtetari – ka deklaruar Ruli.

***

Destruksioni si antishtet vazhdoi në mars ’97, kur në vend se të jepte dorëheqjen siç i përkiste, pasi humbi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve për shkak të piramidave që vetë i toleroi, Berisha tentoi skenarin e mbytjes së protestave me ushtri dhe pasi dështoi, atë të armatosjes së mbështetësve fanatikë apo të gënjyer me krahinizma përçarëse antikombëtare dhe futjen e Shqipërisë në luftë civile. Karakteri i tij destruktiv nekrofil, ja arriti qëllimit. Shteti shqiptar u rrënua dhe mijëra vetë humbën jetën. Vepra e burrit të antishtetit u përkrye. Por nuk u ngop.

***

Aq sa mund të nginjet një vrimë e zezë që gëlltit planetë, aq mund të ngopet me shkatërrim një karakter destruktiv. Prandaj ndodhën edhe marshimi ushtarak i Leka Zogut mbi KQZ në ‘97, grushti i shtetit në shtator ’98, apo sulmi mbi komisariatin e Tropojës.

***

Por antishteti u fut më thellë në limfën e shtetit gjatë sundimit të tij të dytë, pasi burri i antishtetit, u rikthye në pushtet në vitin 2005. E jo vetëm e thelloi korrupsionin e madh me trafiqe e biznese mafioze si ai i municioneve në Gërdec, me fishekët kinezë të trafikantit Diveroli, apo korrupsionin e rrugës Durrës-Kukës, por u përpoq, për qëllime pushteti, të bëjë që të gjithë shqiptarët të rreshtohen në falangat e antishtetit duke mos paguar faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. Duke mbjellë drogë ditën për diell. Justifikimi? Janë të varfër dhe nuk kanë si jetojnë! Dhe kush e thoshte apo nënkuptonte këtë? Burri i shtetit që ishte votuar t’i nxirrte shqiptarët nga varfëria! Por në vend që të bënte këtë, i hidhte gomën e shpëtimit të antiligjit, antishtetit. Si me piramidat financiare. Si me kontrabandën e naftës me Malin e Zi. E ç’e dallon këtë burrë antishtet nga një Eskobar që duartrokitet madje votohet, vetëm pse i hedh turmës lëmoshat e një trafiku që e degradon dhe e varfëron?

***

Tani që është prapë në opozitë, burri i antishtetit përpiqet që përpëlitjet e shtetit për t’u kthyer në origjinë, për të mbledhur taksa apo faturat e energjisë, t’i paraqesë si mizori kundër popullit, operacionet kundër kanabisit, si shkelje të të drejtave të njeriut. Por tërbimin më të madh, burri i antishtetit e ka me reformën në drejtësi. Sepse një drejtësi e pavarur, që ai e shtypi që në embrion me kursin e plepave dhe presione mbi gjykatat, është shtylla kurrizore e shtetit. Pa të shteti është një butak. Dhe burri i antishtetit, do që shteti të mbetet një butak. Që ai dhe klani i tij të mos ndëshkohen për krimet dhe korrupsionin 25 vjeçar. Që ai ta sulmojë, kërcënojë, rrënojë shtetin, por shteti të mos e ndëshkojë për këto krime. Prandaj tani që e shikon se ndërkombëtarët janë të vendosur të çojnë deri në fund reformën që mund të pjellë një drejtësi që ai se komandon, thërret për armë dhe konflikt.

***

Po kush mund ta shpëtojë Shqipërinë nga burri i antishtetit? Mos vallë dalja e ndonjë burri të vërtetë shteti? Iluzion. Në mungesë të sistemit të institucioneve të shtetit ligjor, ndër të cilat drejtësia e pavarur është thelbësore, çdo burrë shteti do të degradonte. Vetëm një drejtësi e pavarur nga politika dhe mafia mund ta shpëtojë Shqipërinë nga burri i antishtetit sot (që, e theksoj, nuk është thjesht Saliu por është kulti Berisha me mbështetës fanatikë) si dhe nga çdo burrë shteti nesër. Pra na duhen jo burra shteti, por institucione të pavarura nga burrat e shtetit që duke mbajtur ata nën kontroll, u japin shansin të shndërrohen në burra shteti.

 

Andrea Stefani May 6, 2016 14:56
Komento

23 Komente

    • korçari May 6, 18:59

      Z.Stefani eshte e vertete veprimtaria antikombetare e Berrishes dhe ai duhet te jape llogari para drejtesie se popullit(E reformuar) por nuk duhet te harrojme se dhe mosveprimi i te majtes kryesisht i kumarxhiut Nano e lejoi mostren Berrisha te fuqizohej ne maximum ,per shkaterimin e ekonomise shqiptare duhet te japin llogari dhe disa ministra te majte se bashku me Berrishen ne banken e te akuzuarit

      Reply to this comment
      • Claus May 7, 16:45

        Per zotin Stefani,te mekuar,mesuar,brumosur dhe pjekur me mesimet e shtetit te dikurshem enveristo-stalinist,i te cilit ishte edhe agjitator – ka qene pedagog i famekeqes “ekonomi politike”,shtylles filozofiko-ideologjike te shtetit komunist – afermendsh qe nuk ka shtet pas renies se komunizmit ,qe edhe ne paste ,ai eshte kriminal.
        Jo me kot,zoti Stefani, togfjaleshin me te permendur ne shkrimet e tija,ka “shtet kriminal”.
        I detyruar te pershtatet me “rrethanat e reja”,sic thuhej dhe sic thoshte edhe vete kur ishte agjitator i diktatures komuniste,ka mesuar mekanikisht shume fjale e shprehje te botes “revizionisto-kapitaliste”…
        Citon filozofe e mendimtare,madje edhe kryeministrat angleze e presidente amerikane, qe dikur,kur ishte agjitator i komunizmit,i shante e mallekonte perdite ne leksionet e tija…!!!
        Ironi par exellence!
        Zoti Stefani e di,se per te mbijetuar,i duhet te lepije ate qe ka peshtyre,dhe te haje me nge madje te vjellat e dikurshme!
        Ky eshte ndeshkimi qe historia u ka bere,jo vetem zotit Stefani,por gjithe te ngjashmeve.E ketij ndeshkimi,askush nuk i ka shpetuar e nuk mund t’i shpetoje dot.
        I vetedijshem per kete,njerez te tille,mbledhin mllef dhe urrejtje te papare.Dhe kjo urrejtje e ky mllef i madh,duhet derdhur diku e ndaj dikujt,perndryshe te pelcet.
        E kush me mire se Saliu i ploteson kushtet e atij ndaj te cilit duhet derdhur ky mllef i madh?!
        Zoterinjte si zoti Stefani,bejne me faj Saliun per shkak te shembjes se botes se tyre perfekte, te cilen vete zoti Stefani ne leksionet e tija e quante si me perfekten qe mund te ekzistoje?!
        Une qesh,dhe shume bile,por kam pershtypjen se edhe shume te tjere qeshin,kur verejne stermundimin e zotit Stefani tek citon politikane,intelektuale e filozofe …borgjeze?!!
        Por edhe me vjen keq,se nuk eshte vetem zoteria ne fjale,por edhe shume e shume te tjere si ky, qe vuajne te njejtin ndeshkim.
        Nuk ka ndeshkim me te madh,sesa te shash ate qe do me shpirt, dhe te lavderosh ate qe e urren!
        Ky eshte ndeshkimi,pra,qe historia u ka rezervuar sherbetoreve te regjimit komunist!
        Sa per thirrjen e famshme tashme te Berishes,une mendoj se zoti Stefani vepron me dy standarte.
        Para Berishes,disa muaj me pare,ishte kreu i Komisionit te Sigurise Kombetare,Spartak Braho,qe beri thirrje publike per destabilizim te Shqiperise nese prekej Ilir Meta … nga intrigat e Edi Rames!
        Imagjinoni:pergjegjesi kryesor i atij organi qe ka ne duar dhe kujdeset per sigurine kombetare,ben shantazh publik,qe nese cenohet Meta,do te kete destabilizim…!
        Kete kercenim publik e ka bere Spartak Braho,deputet i shumices parlamentare qe qeveris Shqiperine,dhe kreu i Komisionit te Sigurise Kombetare.
        Sali Berisha eshte deputet i opozites.Vetem kaq.Ka bere thirrje per armatosje,duke e specifikuar ate,sipas ligjit.
        Beni krahasimet vete.
        Zoti Stefani nuk eshte ndjere fare nga kercenimi i Spartak Brahos per destabilizim te Shqiperise.Se ashtu i konvenon.Braho eshte aleat me Ramen,qeverine e te cilit mbeshtet gazetari yne.
        Por reagon per deklaraten e Berishes.
        Dystandartesia ketu ulerin.Vec zoti Stefani nuk e degjon,sepse nuk do e as nuk i plas fare.
        Sepse ajo qe i intereson eshte fanatizmi i socialisteve te thjeshte,te cilet e adhurojne.
        Sa me shume shan zoti Stefani,aq me shume adhurim korr.Sa me shume urrejtje derdh siper turmes fanatike,aq me shume dashuri merr prej tyre.
        (P.S: jam i bindur se do te ma pelqeje cilesorin “zoti” ,sepse te gjithe shoket,e kane vuar cilesori “shok” si inferior,dhe kane enderruar perhere te quheshin zoterinj…)

        Reply to this comment
  1. LIONEL May 6, 14:51

    une e jetova te verteten po bosete qe komandojne BOTENE DHE E BEKUNE KETE MONSTER PER TE ZBATUARE PLANETE E TYRE ÇTHONE A ESHTE DAKORD HAJDUTI ME I MADHE I KOMBITE SHQIPTARE AMERIKA

    Reply to this comment
  2. LORA May 6, 15:12

    Zoti Stefani,,,ka kohe qe me duket se jeni shndruar ne misionar i paepur per mballosjen e te gjitha krimeve dhe kuserimeve dhe kursit anti-shtet te 25 vjetve te fundit ne te njejten adrese,,ne ate te mortjemadhit brekedhjere.
    Ne fakt,rekordet e pakundershtueshme te pasurimit marramendes te te dy kraheve te politikes nuk funksionokan fare per llogjiken tende.
    Ku ishte e Majta, o Andrea, kur digjej e pervlohej nga falangistet e dr.krimit mundi e djersa e atyre qe e ngriten nga hiri i luftes dhe e ndertuan Shqiperine si nje shtet te zhvilluar dhe dinjitoz agro-industrial?????Ta them une, Andrea,,,,e Majta ngrohte duart ne kete zjarr dhe mbushte xhepat,,,me te njejten ethe
    shtet-shkaterruese dhe te pashpirt ndaj nje populli te traumatizuar nga konvulsionet e mbijeteses brenda vendit dhe neper rruget e Botes.
    Tendenca e jote per t’a fshehur kete kobin e te majteve eshte per mua nje investim ekskluziv
    shtet-shkaterrues,po aq sa enturazhi mediatik gangster I pas-nentedhjetes, dakortesues me kete karar antishqiptar dhe antikombetar te te gjithe kraheve te politikes.
    Nuk i sherben as vetes e asfemijve te tu Andrea,ne kete kurs,,,,e jo me shqiptareve dhe shtetit qe ata po aspirojne me pergjegjshmeri qytetare,,,,ne cdo dite te perendise ,qe pason vullnetin e tyre te shenjteruar te 23 qershorit 2013.
    Se fundi, mortja brekedhjere nuk ka qene ne lojen e pushtetit si produkt I votes se shqiptareve,ne shumice,,,sa here duhet t’e t’a them,,,,ai eshte aty ku eshte si produkt I kurverimit te se Majtes ,me vullnetin e Popullit te Majte dhe I kodoshlleqeve te integruara te republikes se ambasadoreve dhe mediave
    zgjebse-klienteliste te tyre.
    TUNG.

    Reply to this comment
  3. nina May 6, 15:26

    Teper e vertete cka eshte shkruar.. te lumte dora… po nuk po drejtohet ne banken e te akuzuarve… PD po e perkrah ate ne cdo fjale apo krim qe ai ben ne jeten e cdo shqiptari… ata duhen ndeshkuar te gjithe si parti.. te gjithe jane antishtetar.. te gjithe i kane bere keq ketij shteti dhe shqiptareve…. populli duhet ti ndeshkoje gjithmone keta gjarprinje te zi….

    Reply to this comment
  4. Fred May 6, 15:41

    Andrea ,plotesisht e sakte.Nqs eshte dikush qe e rrenoi kete popull,e gjakosi dhe e masakroi nuk mund te jete vecse Saleh Merda.Menyra me e mire do te ishte te eliminohej fizikisht ne 97,pasi pasojat e vrasjes se tij do te ndiheshin per pak vite,e mbase Shqiperia do te kishte marre drejtim tjeter.Keshtu do te kishin mesuar dhe politikanet e tjere te te gjitha partive qe ashtu si ai e shperfytyruan Shqiperine tone duke e nxire kudo ne bote.

    Reply to this comment
  5. MeteH May 6, 16:15

    Z.Stefani keni shume te drejt-siperhere,kur analizoni NJERIUN-ANTISHTET.Gjemat e tij nuk kan te numuruara.Ato jane pasqyruar gjithandej, edhe ne gazeten DITA.Nuk ka familje shqipetare qe te mos e ket demtuar ky njeri-kafshe.Ne 1996 falangat e tij,me urdherin e tij, na futen ne burg 24 ore se nuk firmosem proces-verbalin e vjedhjes se zgjedhjeve.Pas ketij viti,vjedhja e zgjedhjeve u be lejtmotivi tij per te qendruar ne pushtet.Dhe sot ai dhe “biri tij-pasues”bertasin se Rama u ka vjedh zgjedhjet.Hipokrizi me te tmerrshme nuk ka.SB+LB e lene priftin dhe mushken shtatzene.Dhe maxhoranca aktuale nuk e beri e spo e ben demaskimin me fakte te shumta qeverisjen korruptive,kriminale te ketij njeriu e shpures se tij,ku Rama shpesh here u jep pergjigje ne FB,ku afro 10% e popullsise jane paisur me kompjuter.Ne keto kushte SB del e flet ne kuvend pa nderprerje sa te doi e kur te doi e nuk e nderpret kush,duke e kthyer foltoren ne QENDER ZJARRI per te neutralizuar punen e qeverise dhe çorjentimin e opinionit te popullit te majt,bilez friksimin e tij me thirrjen”…te armatosen…” Dhe kush..militantet e tij…!

    Reply to this comment
  6. Edvin luga May 6, 16:35

    Normal qe .nje profesor i leninizmit kete mendim ka per Berishen .

    Reply to this comment
  7. Ekonomist May 6, 17:02

    23 qershor 2013 burri i antishtetit doli ne opozit e iku prej qeveris. Ka 3 vjet ne pushtet nji anti burre duke anti qeverisur nje deshtim te quajtur Rilindje.

    Reply to this comment
    • Black Swan Histeriku May 6, 18:34

      Eshte e vertete se Rilindja ka gabimet e saj por eshte kulmi i degjenerimit qe nje politikan me nje bilanc kaq te pasur krimesh dhe shkaterrimesh si Berisha te vazhdoje te jete ne krye te partise me te madhe opozitare dhe ti jape tonin Parlamenti me shpifjet dhe intrigat e tij. Turp per shqiptaret por mbi te gjitha jazek juve si puna jote o Ekonomisti qe nuk di ti biesh lapsit fare!

      Reply to this comment
  8. fteri May 6, 17:31

    ***** -Njeriu anti shtet,anti popull,anti shqiptari më I rrezikëshmi e më rrënuesi , kryekrimineli i të gjitha kohrave që shkatrroi këtë vendë është S.Berisha .Por edhe e majta ka bërë vetëm sehrë ,nga paaftësia pra ka ndihmuar në masakrën e S.Berishës ndaj rrënimit të shtetit shqiptar për 24 vjet eshtë edhe e majta dhe klasa politike që lejoi këtë kriminel të luaj me ndjenjat e popullit shqiptar ,e pa aftë të bëjë drejtësi ,ta dërgoi në burgë të përjetshëm mostrën Sali.Prandaj ai sot bënë thirrjen kobëzezë SHqipëtar armatosuni !……..

    Reply to this comment
  9. Meshire per kete ASS ambasade May 6, 18:22

    Nuk u zhgenjeva perseri nga artikull-pambuk-shkruesi Andrea.

    Po mire o syze-kavanoz e ke lexuar Fred Abrahamsin qe thote se ‘DJALLIN E KEQ BERISHE” e prune amerikanet ne pushtet per te cfarosur gjasme kamunizmin qe u kthye ne kanibalizem..

    Po mire o syze-kavanoz nuk e ke kuptuar qe mender me thene berisha ishte nje ‘bombe atomike psikollogjike neuroparalizuese ” qe hodhen amerikanet ne 1991 qe po vazhdon akoma rrezatimin..

    nuk behet fjale per mender me thene berishen si antishtet….absolutisht..ai eshte kthyer pas GERDECIT ne nje

    DEMON
    PERBINDESH
    DJALL
    FRANKESHTEIN MONSTER
    FANTAZME
    DEVIL
    ……….
    por nuk eshte faji i tij…ai eshte kriminel por jo fajtor
    fajtore jane:
    dipllomacia euroatllantike
    mazhoranca e kapitullur
    te perndjekurit politike
    mediat shqiptare (me sakte anti-mediat)

    Si po shkojne punet mender Saliu po e kupton qe ustallaret e tij te 91’ duan ta cojne ne muzeum por nuk dihet e duan te ballsamosur apo keshtu te menderosur menderisht..

    Krimet e Saliziut jane pa fund dhe enveri duket lule para tij dhe jam i bindur qe nese hapen letrat e arit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
    Nuka litar apo fuci bitumi ti laje keto krime te klanit kriminal te berishajve :

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997
    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..Keto krime te perbindeshme nuk ka nevoje ti perdore njeri per te shperndare urrejtje…biles qofte “aroni” qofte Edi Rama kane folur ne menyre tejet te kulturuar deri sa i drejtehen akoma nje Krimineli .ish kryminister….Varja ne litar per berishoviqin do ishte normale..por nuk doja te se behet pis litari….
    .Le ta marrin t cojne ne ndonje ishull egzotik nga karaibet ose ta mbyllin ne ndonje spital psiqiatrikato qe prune ne 1991 e kam fjalen per antishqiptaret,antiamerikanet dhe antinjerzoret Bill Rajerson dhe Elez Biberaj qe jane defakto shtyllat qe mbajne akoma dordolecin e gjakosur te viqidolit
    ME SAKTE:
    enver hoxha po me duket profet ne rrang boteror nga tolerimi qe po i ben shoqeria shqiptare dhe dipllomatet amerikane ketij perbindeshi
    Ai vend rregullohet kur syzekavanozet “analiste si ky AS jo te kete frike nga GOEVERNORI Don luja DHE VASALET E TIJ BERISH-BASH-RAMA -META..jo ti lepije ..ythen atyre….por ata te kene frike nga shtypi shqiptar qe eshte kthyer ne fakt ne llagemin e halese tyre

    Reply to this comment
  10. Besoj May 6, 18:28

    Shume e sakte!

    Reply to this comment
  11. l ri May 6, 18:33

    Një shkrim I përkryer ,I kini dhenë atij të marrit ,vetëm marrinë që e mbolli me kujdes të plotë në të gjithë Shqipërinë.Kjo qe një fatkeqësi kombtare, që do të paguhet brez pas brezi..Kjo shprehja ,,,,,ai është I bindur se ka sjellë demokracinë ,,,,është çelësi që e shpjegon se si një bajraktar në gen kthehet në një rrezik.Edhe Santo Panco ishte I bindur se po luftonte,,,,por nuk bëri marrëzi të e këtij hajvani tomë,.URIME Z.STEFANI

    Reply to this comment
  12. Luan Rukaj May 6, 19:30

    E KANË MARË VESH EDHE TË VDEKURIT QË KRYETRADHËTARI KRYEKRIMINELI I KOMBIT SHQIPTAR ËSHTË SALI RAM BERISHA.
    Sa tradhëti e krime janë bërë Kombit Shqiptar që nga thellësia e shekujve nga gjithë e tradhëtarët e kriminelët e marë së bashku ka bërë vetëm kryetradhëtari kryekrimineli Sali Ram Berisha shumë herë më tepër nga të gjithë tradhëtarët e kriminelët e Shqipërisë të marë së bashku.
    FAKTET E SHUMTA VËRTETOJNË VEPRIMTARINË ANTIKOMBËTARE NË SERI TË SUPERTRADHËTARIT SUPERKRIMINELIT SALI RAM BERISHA

    ASNJË KRYETAR OPOZITE NË BOTË NUK E MBANTE SALI BERISHËN AS 24 ORË POR FAKTET E SHUMTA VËRTETUAN SE PËR 25 VJET E MBAJTËN ORTAKËT ANTISHQIPTARË LIDERËT E MAJTË QË KANË QËNË DHE JANË KRAHU I DJATHTË I SALI BERISHËS.
    Në çdo shtet të botës Sali Berisha ishte dënuar miliona herë pas hekurave me burgim të përjetshëm .Dënimi më i pakët për Sali Berishën kryetradhëtari kryekrimineli i Kombit Shqiptar litari në sheshin Skënderbej.

    SALI BERISHA NË ÇDO SHTET TË BOTËS ISHTE DËNUAR MILIONA HERË ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR KRIMET TRADHËTITË QË I KA BËRË KOMBIT SHQIPTAR.

    Reply to this comment
  13. Arben May 6, 19:45

    KABLLOGRAM I AMBASADORIT LU PER EPRORET E TIJ.

    Donald Lu-Sekretarit të shtetit amerikan: Më keni syrgjynosur në një vend hajdutësh
    Wikileaks boton kabllogramin e Donald Lu
    I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit,
    Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
    Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.
    Megjithëse formimi im është diplomat karriere dhe kultura ime e origjinës është ajo kineze, çka do të thotë që e njoh artin e përdorimit të gjuhës dykuptimshe, këtu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonjë spurdhjak në TV, nga ata që nuk i pyet as roja i godinës së partisë së tyre, dhe më nxjerrin bishta.
    Kjo ka të bëjë sidomos me çështjen që edhe ju vetë zoti Sekretar, e quani jetike, siç është ajo e reformës në drejtësi, të cilën e latë porosi edhe në vizitën që bëtë këtu.
    Meqë ra fjala për reformën, përfitoj nga rasti t’iu pyes nëse e njihni një farë Spartak Ngjela. Ai ka një parti politike dhe del natë për natë dhe flet në FB, sikur i merr udhëzimet direkt e nga ju. Nëse është e vërtetë, ju lutem ma bëni me dijeni, pasi nuk dua që të krijojmë përplasje.
    Për t’iu rikthyer temës, dua t’ju vë në dijeni se e kam shumë të vështirë të marr konsensusin. Këtu janë të gjithë hajdutë dhe unë vetë nuk e kuptoj sesi mund të japin konsensus për një punë që do t’i fusë në burg. Por megjithatë, më kanë thënë një frazë të famshme të tyre të cilën e kanë për zemër shumë politikanët e këtushëm, që pak a shumë në anglisht përkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo është edhe fabula e tyre. Mendojnë se do t’i bëjnë ligjet por do të gjejnë edhe mënyrat t’i shmangin.
    I nderuar Zoti Kerri,
    Kam frikë se kjo puna e ligjeve do të përfundojë si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata që po e hanë janë ca ditëzinj që kanë bërë burg jashtë, sepse s’kanë ditur gjuhën dhe me paratë e fituara andej, kanë blerë nganjë vend pune, të cilin tani po e humbin. Deputetët dhe kryetarët e bashkive që i kam thënë edhe me emra, më ligjërojnë çdo ditë ekraneve.
    Edhe reforma, më duket se do të përfundojë me ca gjykatës të Berishës që ikin dhe të Ramës që vijnë.
    Gjithsesi, unë po e bëj timen. Por do ju lutesha, të kini mirësinë të kuptonit se në çfarë vendi të vështirë punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Këta shpesh thonë që kjo lloj kulture e tyre është faj i pushtimit turk, por këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë. Kaq të djallëzuar janë. Ndaj, kur të mbaroj periudhën e shërbimit, ose më nxirrni në pension të parakohshëm, ose më çoni në ndonjë vend që të mund të mbledh veten.
    Me respekt
    Donald Lu
    Ambasador

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHA

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit May 6, 20:19

    Profesor, nuk te jepet per metafora. Mgjthate pergezime per shkrimin. Berisha quhet mashkull per placken qe ia dha perendia, se burri dhe burreria ka tjeter kuptim ne shqip. Berisha mund te quhet jo burri, por Huri i antishtetit, huri i gardhit qe u perdor per te cuar ne vend eksperimentin e shock therapy, qe futi ne thonjte e borxheve dhe fundosi ekonomite kombetare. Stiglitz mori ne shqyrtim rastin e shock therapy ne Moldavi, inflacionin e cmendur dhe vdekjen ekonomike dhe lajmeroi se ky eksperiment i birbove te shkolles se Chicago po shkaterronte me themel bazen e ekonomive te Lindjes duke varferuar me keq popujt. Pra, shaje Hurin e antishtetit por bej me emer edhe doren qe drejtonte kete hu gardhi dhe pishtaret e anarkise si mendet heroi Hajdari me turmen e hajdareve.

    Reply to this comment
  15. sallakja May 6, 20:28

    Ore Stefani,
    ti ose je naiv i madhe, ose je shume finok.
    Tek kjo e dyta besoje pak.
    Ke shkruar e folur me qindra here per Berishen,
    saqe kam idene se je bere teper monotone e
    natyrishte i merzitshem. Nuk ka Shqiptare me dy mende ne koke te mos e di se kush ishte dhe kush eshte Sali
    Berisha. Ti nuk po thua asnje gje te re. N.q.s. kerkon te
    insistoshe vertete ne nje pike interesante ?
    Te sygjeroje:
    Pse nuk denohet Sali Berisha ?
    A i intereson te majtes Shqiptare mos denimi i Saliut ?
    Deri ne 1990-ten komunistet hanin kokat e njeri tjetrit.
    Mbas 90-tes me sa duket kane zene mend.

    Reply to this comment
  16. alphade May 7, 17:46

    Ndiqeni qoftelargun cdo te enjte dhe do te binden te
    dy krahet se ai duhet cuar ne manikomio urgjentisht !!
    Mortaja e Vicidolit i duhet mbyllur goja nje here e per-
    gjithemone . Ai eshte kryekrimineli i diteve te sotme,
    hajni,mafiozii i te nentedhjete e nentave… Ky njeri na
    futi veremin si populle si komb…..

    Reply to this comment
  17. kris 1 May 7, 23:52

    Stefani eshte nje enderimtar qe sheh endera me shtet kur kemi 25 vjet qe shqiperia i ngjan shpelles se Ali Babes ku Ali babe saliu po ndan placken e vjedhur.Ca hajdut i rrine djathtas e ca majtas.Ca te tjere ka tre vjet qe ikane zene karriget dhe mundohen te mbledhin cka ngelur ne hejbet e tyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*