Burri masakron gruan me sende të forta në Lushnjë, lufton me vdekjen në spital

August 18, 2017 20:04

Burri masakron gruan me sende të forta në Lushnjë, lufton me vdekjen në spital

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Plug të Lushnjës, ku një burrë ka masakruar me sende të forta bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për Tajar K. 55 vjeç, që ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij në banesë, e cila është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin pas ngjarjes. Nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit. Njoftimi i Policisë Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

August 18, 2017 20:04
Komento

1 Koment

  1. mirel August 19, 03:12

    Hajde martoje cupen me tajarin, dhe thone u martua e u gezua..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*