Burri që është burrë, të mbron takat. Trump i del krahë Melanias pas kritikave

October 9, 2017 13:22

Burri që është burrë, të mbron takat. Trump i del krahë Melanias pas kritikave

Në gusht, presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump vizituan Houston-in pas uraganit shkatërrues Harvey.

Nga fotot e publikuara të çiftit presidencial, një detaj që ra më në sy se të tjerët ishin takat Manolo Blahnik që kishte veshur Melania. Njerëzit filluan ta kritikonin për zgjedhjen e këpucëve dhe thanë se ishte e pandjeshme. Melania u akuzua se interesohet më tepër për imazhin e saj sesa për të prekurit nga uragani.

Muaj më vonë, Trump shprehu mbështetjen e tij ndaj takave të së shoqes. Ai u mburr me Melanian dhe tha se ajo jeton për të ndihmuar të tjerët. Gjithashtu, ai tha se Melania është viktimë e kriticizmit të tepërt.

“Ajo do të duket mirë kur del nga Shtëpia e Bardhë për hir të respektit që ka për institucionin. Vishet mirë, mbath këpucë formale, taka të larta, dhe del nga Shtëpia e Bardhë për të shkuar në Teksas.” shpjegoi Trump.

Mesa duket, ditën e vizitës në Texas, ajo kishte atlete me vete dhe ishte gati të ndërrohej në këpucë më të rehatshme kur të vinte momenti për të parë pasojat e uraganit. /Anabel

October 9, 2017 13:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*