Burri tenton të vrasë gruan, arrestohet nga policia

August 8, 2013 09:41

Burri tenton të vrasë gruan, arrestohet nga policia

Një tjetër burrë tenton të vrasë gruan. Policia e kryeqytetit ka parandaluar sot një tjetër krim në familje në rrugën “Ali Demi” në  Tiranë. Uniformat blu të komisariatit numër 1 në Tiranë kanë vënë në pranga shtetasin Shpëtim Brahollari, i cili ka tentuar të vrasë me thikë ish-bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë në kohë duke arrestuar agresorin si dhe ka sekuestruar thikën me të cilën do të kryente krimin. Po sot, një tjetër burrë është vënë në pranga për dhunë në familje. Xhemal Haka kishte dhunuar bashkëshorten, ndaj të cilës policia lëshoi një urdhër mbrojtjeje.

August 8, 2013 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*