Burri vret gruan me thikën e bukës

Redaksia Online November 12, 2012 08:54

Burri vret gruan me thikën e bukës

Një krim brenda familjes është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit ku 43-vjeçarja Vergjinush Hasani ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj Agron Hasani 62 vjeç i cili është arrestuar nga policia.

Sipas policisë 62-vjeçari ka goditur disa herë me  thikë 43-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen e menjërhershme.

Dyshohet se 62-vjeçari e ka vrarë bashkëshorten e tij për motive xhelozie ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e  provës materiale edhe thikën me të cilën autori ka kryer krimin.

Ndërkohë materialet në ngarkim të autorit të vrasjes Agron Hasani, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale të “Vrasje me dashje”.

Redaksia Online November 12, 2012 08:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*