Bursa e parë private shqiptare nis punën në fund të vitit

November 22, 2017 21:07

Bursa e parë private shqiptare nis punën në fund të vitit

Bursa e parë private shqiptare Albanian Stock Exchange, që pritet të fillojë punën në fund të vitit, potencialisht inkorporohet në rrjetin rajonal të Europës Juglindore.

Raporti i publikuar së fundi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për tranzicioni, i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të tregut financiar të brendshëm.

Bursa e parë private shqiptare do të përdorë të njëjtin sistem elektronik me bursën e Ljubjanës, Shkupit, Sarajevës, Banja Lukës dhe Podgoricës, ç`ka për rrjedhojë mundëson integrimin e bursës së vetme shqiptare në rrjetin rajonal, citon raporti.

Albanian Stock Exchange, ALSE është bursa e parë shqiptare me kapital privat e liçensuar në korrik të këtij viti, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi është miratuar më 3 korrik, ndërsa Shoqëria ka një kapital të regjistruar 50 000 000 lekë. Shoqëria do të ketë tre aksionerë, Banka Credins me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e Investimeve me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest me 15%. ALSE do të operojë në tregun e letrave me vlerë, titujt dhe instrumenteve të tjerë financiarë, realizmin e platformave të tregtimit shumëpalëshe edukim, promovim dhe dhënien e informacionit grupeve të interesuara për veprimtarinë e kapitalit.

Ky sistem mund të kryejë deri në 100,000 transaksione në ditë. Në vitin e parë të aktivitetit, transaksionet e Bursës do të përqendrohen në tregtimin e titujve të qeverisë, si edhe të aksioneve të shoqërive të dala nga privatizimi./ATA/

November 22, 2017 21:07
Komento

2 Komente

  1. Fatmir Lohja November 24, 07:53

    Sa vite ka qe deklarohet Bursa Shqiptare!?Ne nje ekonomi informale eshte e pa mundur ecurija e saj.Kapitalistet tane,duke e ditur se çfare hilesh financiare bejne ne kompanite e tyrte,nuk kane besim te futen ne burse.Ky eshte edhe shkaku,qe shkaterron ekonomine kombetare,qe parate i depozitojne anekend botes,ne banke e kompani ofshor.Shija e e keqe e firmave piramidale,eshte edhe nje shkak tjeter ,qe e ben mos te organizohet bursa Shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Fatmir Lohja November 28, 19:21

    E ka bere nje koment si ekonomist.Nuk e di pae nuk e keni pasqyruar?Shkurt. Eshte rrene erradhes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*