Busek: Në Europë, nacionalizmi është në modë

Redaksia Online April 6, 2013 08:47

Busek: Në Europë, nacionalizmi është në modë

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek, komenton tonet nacionaliste që merr politika shqiptare herë pas here. Ai thotë se komuniteti shqiptar ekziston në saj të historisë, por kufijtë varen më së shumti nga situata politike.

“Jam i familjarizuar me idenë e “Shqipërisë së Madhe”, paraqitur së fundi nga  Kryeministri Shqiptar Sali Berisha. Patjetër që komuniteti  shqiptar ekziston në sajë të historisë. Por, kufijtë varen më së shumti nga situata politike. Deri më sot, kjo gjë është shfaqur veçanërisht e vështirë. Ne duhet të jetojmë me situatën. Ka shumë dallime. Unë gjithmonë përdor një shembull: Austriakët flasin gjermanisht tamam si gjermanët. Një shkrimtar i famshëm austriak ka një shprehje: ”Gjermanët dhe austriakët  flasin të njëjtën gjuhë. Dhe ky është ndryshimi”, shprehet Busek për GSH.

Megjithatë, sipas tij, nacionalizmi është në modë në Europë.

“Për momentin, argumentet nacionaliste janë modë në Europë. Është shumë primitive  dhe jo e logjikshme  të përdorësh argument të tilla me qëllim mbulimin e vështirësive ekonomike, politike e të tjera. Nëse fillon të përdorësh argument emocionale, ndodh që argumentet  e logjikshme mbeten prapa. Kjo është tendenca e përgjithshme. Nuk dua të fajësoj ndonjë politikan shqiptar për argumentet nacionaliste, sepse kjo është e përgjithshme në Europë. Kjo nuk është gjë e  mirë. Ne na duhet të jetojmë së bashku sot më shumë se më parë sepse, çështjet e teknologjisë, ngrohjes globale dhe ekonomisë na bëjnë të jemi të varur nga njëri-tjetri”, thotë ai.

Busek thekson më tej se në Europë, ekonomia, teknologjia dhe shkenca janë pararendëset e zhvillimit dhe politika është gjithmonë mbrapa.

Busek pohon se Shqipëria ka bërë progres, por politikanët duhet të  të nxjerrin mësim dhe të jetojnë së bashku.

 

Redaksia Online April 6, 2013 08:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*