Bush dhe Blair vendosën për pushtimin e Irakut një vit para se të fillonte lufta

October 18, 2015 17:53

Bush dhe Blair vendosën për pushtimin e Irakut një vit para se të fillonte lufta

E përditshmja britanike “Daily Mail” pati qasje në disa dokumente sekrete të Colin Powell, Sekretar i Shtetit në Administratën e George W. Bush ku zbulohet se ish kryeministri britanik Tony Blair mbështeti aksionin ushtarak kundër Irakut një vit para pushtimit.

Emaili u shkrua një vit para pushtimit amerikan në Irak. Blair në atë moment prononcohej publikisht në favor të një zgjidhjeje diplomatike të çështjes irakiane dhe tentonte të bindte votuesit që të mos mbështesin operacionin e mundshëm ushtarak.

“Ne nuk propozojmë ndërhyrje ushtarake”, u thoshte ai votuesve. Megjithatë në emailin që Powell i dërgonte Bushit lexohet që Blair “do të jetë me ne” në aksionin ushtarak. Ish sekretari i Shtetit më pas siguron presidenti amerikan: “Blair vazhdon të jetë në krahun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa në vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit në Irak. Ai do ju paraqesë strategjinë e tij, taktikat dhe linjat që Tony Blair vetë gjykon se do të forcojnë angazhimin global për kauzën tonë të përbashkët”, shkruhej në email.

“Përsa i përket çështjes së Irakut, ai është në krahun tonë, dhe do të ndërhyjë  ushtarakisht nëse do te jetë e nevojshme. Ai është i fokusuar në 2 pika: E para që kërcënimi është i vërtetë, dhe së dyti , beteja kundër Sadam Hysein do të korrë më shumë sukses”, vijon më tej dokumenti.

Në dokumentin sekret gjithashtu thuhet se ish kryeministri britanik mund të vepronte si konsulent politik dhe të bindte qytetarët skeptik që Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë, të cilat realisht nuk kanë ekzistuar kurrë. Këto dokumente janë shkruar në mars të vitit 2002, një javë para samitit dypalësh mes Bushit dhe Blairit, të zhvilluar në fermën Crawford në Teksas.

Ai është pjesë e letrave sekrete të ruajtura në një server personal të Hillary Clinton, publikimi i përmbajtjes së të cilit u urdhërua nga Gjykata Supreme e SHBA-së.

Presidenti George Bush në ato vite kërkonte aleatë për pushtimin e Irakut, duke nxitur vendet e tjera të bashkoheshin e duke kërkuar edhe miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky skenar hasi kontestime të forta nga Kina dhe Rusia, por ashtu siç shkruajnë mediat britanike, ky konspiracion i krijuar se fundmi dhe i zbardhur nga “Daily Mail”, do t’i hapë rrugë hetimit të luftës në Irak. /DITA

October 18, 2015 17:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*