Bush dhe Obama, shqetësim për politikat e Trump-it, por pa ia përmendur emrin

October 20, 2017 12:03

Bush dhe Obama, shqetësim për politikat e Trump-it, por pa ia përmendur emrin

 

Dy-ish presidentët amerikanë, George W. Bush dhe Barack Obama janë shprehur kundër asaj që ata e kanë quajtur frymë ndarjeje në shoqërinë e SHBA, duke aluduar qartë por stilin e drejtimit të vendit nga republikani Trump dhe gjuhën e tij, por pa ia përmendur emrin, shkruan BBC.

Kjo pasi ekziston një rregull etik në historinë e Presidencës amerikane që “ish-ët” nuk duhet të flasin për pasardhësit.

Bush dhe Obama e kanë respektuar deri diku këtë rregull etik, por nuk janë rezervuar në kritikën e tyre ndaj asaj që ata thanë ndjejnë shqetësim.

Më saktë, Obama u bëri thirrje amerikanëve duke thënë që të refuzojnë politikën e ndarjes dhe frikës, ndërsa Bush foli ngacmimet dhe paragjykimet në jetën publike.

Ajo çfarë tani presin mediat amerikane, është ndonjë reagim i Trump-it në Twitter, pasi dhe ky i fundit nuk i ka kursyer kritikat e ashpra ndaj paraardhësve demokratë.

October 20, 2017 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*