Bushati dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës: Autorët para drejtësisë!

August 5, 2016 16:01

Bushati dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës: Autorët para drejtësisë!

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati mka dënuar sulmin ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social twitter, Bushati shprehet se “sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime & rrugës Europiane!”

Kreu i diplomacisë shqiptare kërkon nga autoritetet të gjejnë dhe vënë para drejtësisë autorët.

Ndërtesa e parlamentit u godit të enjten në mbrëmje me një mjet shpërthyes që la pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Policia edhe më tej nuk ka dhënë hollësi rreth këtij sulmi dhe as për autorët apo motivet e mundshme të tij, por tha se dyshohet që dy persona kanë qëlluar ndërtesën me mortajë dore dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë që më pas është gjetur e djegur.

Policia ka gjetur “një mjet për hedhjen e predhave dhe shishe me benzinë”, në vendin e ngjarjes.

bushati

August 5, 2016 16:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*