Bushati: Janë dy alternativa për zgjidhjen e kufijve detarë me Greqinë

October 28, 2015 16:48

Bushati: Janë dy alternativa për zgjidhjen e kufijve detarë me Greqinë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se do të ketë rinegocim me Greqinë në lidhje me vendosjen e kufijve detarë midis dy vendeve.

Në të kundërt-shprehet kryediplomati- do të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar. Bushati tha se këto janë dy alternativat që qeveria shqiptare ka në tavolinë.

“Ose do të ketë një rinegocim të një marrëveshje të re në objektin e saj, sepse në gjykimin tonë por duke ju referuar dhe Gjykatës Kushtetuese, gabimi i palës shqiptare fillon që nga objekti i marrëveshjes që ka qenë në negocim me Greqinë. Dhe rruga tjetër është arbitrazhi ndërkombëtar”, theksoi ai.

Ministri tha se dy vendet kanë hyrë në një fazë të re gjatë së cilës po hartohet një dokument i ri për të adresuar problemet e mbartura.

Gjatë një leksioni të hapur tek Fakulteti i Shkencave Sociale, Bushati foli edhe për krizën politike në Kosovës, duke theksuar se pavarësisht se shqetësimet e opozitës atje janë legjitime, rruga e ndjekur është e gabuar.

“Natyrisht që shqetësimi është legjitim, sepse ne kemi parë në Ballkan shtete jofunksionale. Ndonëse mund të festojë përvjetorin e 10 apo 20-të Marrëveshjes së Dejtonit, nuk është ndonjë sekret të thuhet që funksionaliteti sot për sot i Bosnjës vijon të jetë një temë kryesore e ditës. Dhe tek rasti i Kosovës unë mirëkuptoj shqetësimin që ngrihet për sa i përket funksionalitetit të shtetit të ardhshëm të Kosovës. Në këtë pikëpamje gjykoj që rruga më e mirë është rruga e dialogut”, theksoi ai. /Dita/

 

October 28, 2015 16:48
Komento

13 Komente

  1. Pilo Lala October 28, 16:55

    Zoti Minister,
    Ne rradhe te pare nuk ka negociata me nje shtet qe ka akoma Ligjin e Luftes me Shqiperine.
    Le te shkojne neper ato Arbitrazhet, se atje vendos Amerika dhe Gjermania, jo Greket e djallezuar.
    MOs pranoni negociata pa hequr Ligjin e Luftes.

    Reply to this comment
    • T October 28, 21:46

      He more Pilo Lala, kjo Rilindja jote e dashur po te zhgenjen? Cfare prisje ti? Oaz me lule nga i dashuri yt lartgjatesia e tij Edi Rama dhe ky shkurtabiqi i tij autik? He mo Pile Lalaaa

      Reply to this comment
  2. Sokoli October 28, 17:38

    Ne populli i thjeshtë, i thjeshtë se nuk kemi detyra shtetrore, duam të dimë:

    1. Përse lindi nevoja e negociatava pas 20 vjetësh demokraci ?
    2. Përse Greqia nuk e hapi problemin e detit gjat 45 vjetësh të regjimit komunist ?
    3. Do n’a hedhi në arbitrazh për mos zbatim kontrate ,apo do kërkoi komision ndërkombëtar për rishikim kufiri?
    4. Sa për ligjin e luftës le ta mbaj t’i pijë lëngun ,pa për luftë le t’a provoi po ja mbajti.
    Populli aty i ka armet . 1997 shkatërroi një qime floku të armatimit……….

    Reply to this comment
  3. Asnjeansi October 28, 18:11

    Cilat arme ka populli , more Sokol ? Po pse , me kallashnikov e pistoleta luftohet sot ?

    Reply to this comment
    • BESI October 28, 19:17

      Po perse o Asnjanjs pake arme disponon Shqipëria!Ja hapesiren ajrore na e rruan Italia,bregun e detit Gerqia e kufirin teritorial toksor na e rruan UMNIKU!C’ka don ma zotrote!A ka popull ma te sigurt se ne?Them se jo!

      Reply to this comment
  4. Hans Klos October 28, 18:50

    Me duket se zaret jane hedhur…Le te kenaqemi edhe me nje paradoks tjeter shqiptar.

    Reply to this comment
  5. taraskona October 28, 19:14

    Boll me genjeshtra!
    Ju nuk keni ndermend te beni asnjeren.
    Kjo eshte vetem retorike boshe per te fshehur skandalin e drejtorit Vengu te kabinetit te ministrise se jashtme.
    Greqia e di mire qe ju nuk do te beni asgje (perse e paguan Vengun?)..
    Une do te isha i gatshem te vija bast qe nuk do te beni asgje.
    Greqia ka gjetur shesh e ben me ju persheshin qe nuk mund ta bente kurre dot para 90-es.

    Reply to this comment
  6. Xhevahire nerguti October 28, 19:26

    Po pse duhet te negociohet apo te shkoje ne arbitrazh? Shqiperia nderkombtarisht njihet me kufite e veta! Apo cdo here qe t’i teket grekut duhet nga droja e Gogolit ‘arbitrazh’ te shesim token ma te begatshme?
    Turp!
    Edhe flasin per Sheh Naumin pastaj kur vete ma zi se sheh Naumin po pregaditin!
    Po normal,me gjithe ato grêle qe ky minister ka futur ne ministri ,normal qe do i falin cka te lype greku!
    O Shqiperi e mjera Shqiperi…..etj

    Reply to this comment
  7. Arben October 28, 19:27

    CAMERIA ESHTE SHQIPERI,

    VETEM KETO NEGOCIATA MUND TE BEHEN ME GREQINE.

    Reply to this comment
  8. petrit October 28, 19:28

    po zajednica nuk ka dale nga dialogu,zajednica eshte si republika serbska ne Bosnje.ajo nuk duhet lejuar.vetvendosja ka te drejte.pranimi i saj ka si qellim te krijohet serbija e madhe.kur shqiptaret e lugines se presheves deshen te benin te njejten gje Ministri i jashtem Serb tha mos luani me zjarrin,etj

    Reply to this comment
  9. Asnjeansi October 28, 20:12

    Ore Arben , ne cilin planet jeton ti ? Ne planetin Allahu ekber ?

    Reply to this comment
  10. demo October 28, 21:28

    Per te percaktuar kufite tokesore dhe detare me Greqine u be nje kasaphane ne Kakavije.U vrane kater komisjonere italjane nga greket midis tyre gjeneral Telini.Kufijte tokesore dhe detare jane te percaktuar me protokollin e Firences 1924-25 dhe mos luani prej tyre..Shteti diktatures ua mbajti kufirin detar aty ku i vuri minat anglezeve.Po te ishte gabim,nuk te linte greku.Keshillohuni me expertet e Italise,Gjermanise,ShBA per kete pune,se nuk ka qene pa kufij Shqiperia.Cdo pazar dypalesh te beni ju me Greqine,greku do t`jua hedhi.Saliut i vuri kusht pranimin e letrave per kandidat ne BE,kurse ketyre ua ka lene ne dore BE-ne ,se e ka mjele Greku dhe s`ka mbetur nje pike per rreckamanet e tjere.Gafat e kryeministrave dhe ministrave te Shqiperise,po i ndreq populli,ashtu si mesoi koloneli pensionist Myslym Pashai,goxha kunderadmiral,qe nuk bente as per coban dhish.Kujdes,te gjithe keta me grada qe dalin tani nga shkolla jane si sallatori Lushnjes,qe rritet ne frigorifer.Kontrolloni njehere Bushatin,a e ka bere ushtrine?

    Reply to this comment
  11. Xhepi October 28, 23:55

    Kjo eshte pune e zgjidhur. Ka marre fund me kockat qe u ka hedhur Greku edhe socialisteve, pas PDsta ve te Sali Vucidolit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*