Nga borxhet e kumarit, te oxhaku i gjyshit, Bushati e Zheji sherrosen keq

June 30, 2016 11:20

Nga borxhet e kumarit, te oxhaku i gjyshit, Bushati e Zheji sherrosen keq

Janë përfshirë në një replikë me seri Andi Bushati dhe Artur Zheji duke i nxjerrë sho-shoqit gjithë prapësitë e karrierës.

Debati nisi nga Bushati i cili kritikonte Zhejin për qëndrime kundër Reformës në Drejtësi. Nuk vonoi përgjigjja e Zhejit, që e cilësoi Bushatin një mbështetës të fshehtë të Edi Ramës.

Replika ka arritur kulmin ditën e djeshme, kur dy opinionistët mbërritën në sulme personale.

Fillimisht Bushati i cili e cilëson Zhejin si “obez mediatik”, që është në kërkim të parave për shkak të vesit ndaj bixhozit dhe që po sulmonte Ramën për shkak sepse kërkonte të ribëhej drejtor i RTSH”.

Disa orë më vonë Artur Zheji publikoi përgjigjen ku i kujton Bushatit disa ndere që i ka bërë kur ka qenë drejtor në RTSH, ndërsa nuk lë pa i kujtuar jetesën në vilat e ish-Bllokut.

Gjyshi yt është ngrohur në oxhakun që ndërtoi gjyshi im dhe ti je rritur në oborrin ku duhej të isha rritur unë”…

Më poshtë, dy replikat e fundit mes tyre botuar sot në DITA

*****

Pse vazhdoj të qesh me Zhejin

Andi Bushati

Kam vendosur të qesh me Artur Zhejin. Kam vendosur të qesh me këtë “koleg” që vendosi t’i kthehet profesionit të gazetarit të pavarur, pasi nuk u zgjodh dot më as deputet (siç u përpoq në Durrës në 2009 me LSI-në), as drejtor i televizionit publik (falë Nanos) dhe as drejtori i ATSH (falë Berishës).

Kam vendosur të qesh prej një kohe të gjatë edhe kur më thonë që të mos i përgjigjem një njeriu që, për shkak të një vesi që ia njohin të gjithë, është gjithnjë në kërkim të parave.

Kam vendosur të qesh kur më thotë se unë i shërbej Edi Ramës dhe e besoj këtë fabul marroke, po aq sa i besoj trillimit të çmendur se ky paladin i vlerave kombëtare, qenkësh një bir i Skënderbeut.

Kam vendosur të qesh dhe natyrisht ta anashkaloj këtë tribun publik, që kolegët e mij më të mirë më këshillojnë që të mos i përgjigjem, pasi ai tenton të shndërrojë hallet prej pengu, në debate idesh.

Në fakt, nuk do të kishte asgjë më të lehtë sesa të çmontoje botërisht këtë obez mediatik që mashtrimet i ka në përmasat e orekseve të veta.

Mund ta bëja fare lehtë këtë, boll t’i përmendja atë mashtrimin e fundit sikur videot me seks që ai kishte parë, ia kishte treguar Mentor Kikia. Ai nuk foli asnjë fjalë, pasi kryeredaktori i Top Channel e nxori bllof duke vërtetuar edhe njëherë se gënjente për llogari të tjetërkujt.

Mund ta bëja fare lehtë, duke i kujtuar kohën e artë kur ishte drejtori i RTSH dhe kur zhduku nga fushata elektorale e 2005 edhe PD edhe LSI. Ishte ajo kohë kur drejtuesi i televizionit që i përkiste publikut, shkruante fjalimet qesharake të “zogut vetmitar” dhe arrinte deri aty sa bënte edhe këshilltarin estetik të zonjës së vetmuar.

Mund ta bëja fare lehtë duke i kujtuar se në emër të servilizmit të theksuar ndaj Nanos, që në fakt fshihte të tjera interesa, Kontrolli i Lartë i Shtetit e bëri subjekt të abuzimeve.

Mund ta bëja fare lehtë duke i kujtuar se si pasi nuk e kishte pasqyruar fare gjatë fushatës, i çoi në selinë e PD-së autobusin e lidhjeve direkte Berishës pas fitores, aq sa RD-ja i bëri thirrje ta largonte atë gërdallë që tashmë nuk i duhej më.

Andi Bushati

Andi Bushati

Mund të qeshja pafund më këtë idhtar të shprehjes “ç’më duhet mua se çfarë kam thënë unë” kur kujtoj se kandidati i LSI-së për deputet bënte fushatë në Durrës duke akuzuar Sali Gërdecin, por ama, menjëherë pas zgjedhjeve, po i njëjti, u shndërrua në drejtor të ATSH-së me firmën e Saliut.

Mund të qesh hidhur kur kujtoj se si mbronte në 21 janar vrasjet në bulevard duke vënë shërbimin ndaj pushtetit mbi skrupujt për fytyrën e tij. Kur e kujtoj si lëshonte britma histerike kundër atyre që guxonin të preknin gardhin e kryeministrisë dhe se si i bërtiste në studio: “spiuuuuuuun” kolegëve që mbronin ide të ndryshme nga të tijat.

Mund të qesh me neveri kur kujtoj se sa në hall qe kur i duhej të komentonte kapjen e Metës me bllok në dorë dhe shfajësohej si gjithë eunukët: “do të flas kur të flasi drejtësia”.

Mund të qesh e të gajasem kur kujtoj se si i mbronte votat e vjedhura të Bashës, se si bëri këshilltarin okult dhe mbrojtësin e pavarur të fushatës së tij.

Mund ta bëj këtë kur kujtoj se si prodhoi ato shkrimet për “holandezin fluturues” lulet e të cilit po çelnin në Tiranë, artikuj që në vend që të shkonin tek publiku, përfunduan të botuara të plota në Antenën humoristike të Mero Bazes.

Mund të pushoj së qeshuri dhe ta përçmoj kur kujtoj se si papritmas ky mbrojtës i flaktë i “Doktorit të madh” dhe “Holandezit të lulëzuar” u bë idhtar i mazhorancës së re të pas 23 qershorit.

E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja se si spërdridhej e s’kishte argument në debatin parazgjedhor me Shkullakun, në Zonë e Lirë, kur duhej të fiste për masakrën elektorale të Vorës.

E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja në të njëjtën përballje se si zhvlerësonte emigrimin masiv të shqiptarëve duke e shikuar si një mundësi “për ngritjen kulturore të tyre” (fatmirësisht arkivat e emisionit të Çanit janë të ruajtura të gjitha).

E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja se si hakërrehej kundër Blushit duke mbrojtur tezën se Rama është fitues i 1 milion votave dhe prandaj nuk është e nevojshme të bëjë zgjedhje në PS.

E njëjta ndenjë më vinte kur e shihja në studion e “Faktit” të Çim Pekës (edhe këtu arkivat janë) të mbronte ardhjen e armëve kimike në Shqipëri.

Sot thotë, pa pikë turpi, se ka luftuar që këto armë të mos vinin. Ashtu sikurse argumentat për largimin masiv të shqiptarëve (pasi ka haruar se si ka debatuar me Shkullakun) i ka kthyer nga argument në mbrojtje të Ramës, në një armë kundër tij. Ashtu sikurse Ramën që mbyt liritë në PS, sot e ka përvetësuar si tezë të tij.

Njerëzit që e njohin thonë se ky transformim i fundit i ka ardhur pas një takimi me kryeministrin, të cilit i ka kërkuar të kthehet tek thesari i jetës së tij, në Televizioni Publik, dhe vetëm pasi nuk e ka kapur peshkun e madh, ka ndryshuar përsëri qëndrim.

Por, unë besoj se ky është një thashethem, për sa kohë nuk e kam të vërtetuar. Një thashethem ndoshta aq i pabesueshëm sa edhe prejardhja e Arturit nga Skënderbeu.

Por mjafton ky parakalim i shpejtë tek piruetat e tij, për të vërtetuar se kam pasur të drejtë që kam qeshur me të dhe nuk e kam marrë seriozisht.

Ia kam kuptuar hallin, dobësitë njerëzore prezente tek të gjithë, borxhet që harbuesi i orëve të vona të natës, i ka opinionistit që shkruan ditën.

Por, ndoshta ka një moment që i duhet thënë mjaft këtij qëndrimi hokatar, kur ky pehlivan që duhej të kishte frikë të nxirrte fytyrën në publik, guxon e thotë se jam unë që po fshihem.

Kur ky sharlatan më akuzon mua se i shërbej Edi Ramës. Kur më përshkruan si dikë që militon që kryeministri të kapë drejtësinë.

Vetëm me dy fjalë, jo për të, por për ata pak njerëz që nuk e njohin ende, dua të them se unë e konsideroj Ramën një të keqe të madhe. Një prijës së bandës së kleptoktarëve që po vazhdojnë të plaçkisin këtë vend. Një njeri, që po mori në dorë drejtësinë do ta bëjë një gërmadhë më të madhe sesa PS-ja që drejton prej një dekade.

Por ama thënë këtë, nuk e kuptoj si për këto arsye mund të jesh kokë e këmbë kundër Ramës dhe të mbrosh Ilir Metën.

Si mund ta quash njërin rrezik dhe tjetrin garanci?

Si mund të quash njërin fatkeqësi dhe tjetrin shpresë, kur ata po e plaçkisin dhe rrënojnë bashkarisht këtë vend ?

Si mund të jesh kundër Ramës sot për të njëjtat arsye që ke qenë pro Nanos dikur dhe Berishës dje ?

Mua më mundojnë këto pyetje. Sepse për “paftësinë” time s’kam arritur të jem me asnjë kryeministër.

Me sa duket Artur Zhejin jo.

Ai e ka pasur aftësinë (këtu e pranoj është më i zoti se shumë të tjerët) t’i shërbejë edhe të parit dhe të dytit duke u paguar për devotshmërinë e tij me para publike. Le t’i gëzojë.

Ashtu sikurse me bëhet qejfi që i shijon edhe sot shërbimet për Ilir Metën.

Për këtë e kam lënë në rrugën e tij.

Kam qeshur me piruetat që bën dhe u jam bashkuar shpesh atyre që janë gajasur me paturpësinë që ka për të ndryshuar lëkurë. Puna e tij.

Tani ka ca kohë që ka vendosur të bëjë opozitarin. Përsëri po qesh. Se është një punë që do t’i zgjasë deri sa të strehohet në ndonjë zyrë shteti.

Zoti e ndihmoftë./lapsi

 

*****

Ishe më mirë mbrapa ferrës o Bushati!

Nga Artur Zheji

 

Edhe të këshillova në shkrimin tim më të fundit, (që më ka sjellë kaq shumë klikime në 360grade.al, “Pse është nervoz Andi Bushati”, kush nuk e ka lexuar ta lexojë), mos e ul stekën, por ti, ngaqë nuk di të bësh tjetër gjë më mirë, nuk më dëgjove, e ule, saqë u bëre si Kaçi.

Si Kaçi M., derëziu.

“Ështe mërzitur të rëntë një pikë! Shumë, shumë fare!” më tha përsëri njëri nga shoqëria yte në telefon. (Unë nuk e kuptoj pse më marrin mua, që të të ruaj ty? Apo janë të poshtër dhe provokatorë dhe i gëzohen fjalëkëmbimit tonë publik?)

Kurse një tjetër më tha: “Prit të shohësh se çfarë do të bëjë!”

Dhe e lexova mërzinë tënde zhgaravitëse, plot mllef, vrer dhe gëlbazë.

Shkove deri në fund, se më poshtë nuk mund të shkohet. Hape si të thuash, një vërë në ujë. Këtë e di vetë edhe ti. Shkove deri te Kaçi M., streha e fundit e të sëmurëve mendorë, sajonjësve të rrëshqitur, që kanë qelb dhe jo tru në kafkë.

Por kam një aleat në shkumëzimin tënd të gërmëzuar. Steka jote e ulët, sharjet, fyerjet, akuzat, thashethemet, insinuatat e një shkolle të pështirë gazetarie. Gazetari që shet kukureca të palarë dhe plënca, bagëtie dhe jo argumenta.

Se  analizën ta harrojmë!

Kam aleat “O argumentet” e tua pra, përveçse një “Biografie” të sajuar timen, sikur të ma bëntë organizata e partisë së Punës, mbasi të isha shpallur “kulak”, apo “armik” i klasës. Të janë zgjuar genet bllokmene, që aq mjeshtërisht i kishe përgjumur, sepse u lëndove në sedrën e nipçes së përkëdhelur. Që zë e thyen gjithë lodrat e shtrenjta. Moralin e të komunikuarit, të parin. Nëse e ke pasur ndonjëherë, kuptohet.

Sepse dikush të provoi publikisht dhe jo mbrapa ferrës, natyrën tënde të dyfishtë, proqeveritare, si  edhe në të njejtën kohë, dashurinë e sëmurë që ke për veten.

A nuk shkrove ti sëfundi mbrapa “ferrës”, shkrimin tënd mbi “shndërrimin” tim të ashtuquajtur?

Për qenien time në “celulën antiamerikane” dhe të tjera pisllëqe si këto? Dhe plot shkrime të tjera fyese për mua? A ishin ato pa emër në Portalin-ferrë?

Hap arkivat dhe shiko.

Se ferra, thuhet se  të pëlqente që i vogël kur gjuaje me guralecë shoqëruesit dhe kalecat e gjyshit, që nuk mërziteshin dot me ty, çamarrokun e preferuar. Ke mbetur fëminor dhe prandaj ke nevojë për ferrën Andi, pas saj ndjehesh i fortë, sepse i fshehur.

Në të vërtetë ishe më mirë mbrapa ferrës, sepse kështu lakuriq si dole, mbas ca mesazheve që ke marrë nga mediokriteti i gazetarisë shqiptare dhe ca shokë të tu besnikë, ti e di, po aq mirë se sa unë, se nuk ke qullosur gjë.

Artur Zheji

Artur Zheji

Asgjë cilësore dhe që të më prekë qoftë edhe 1 cm, diku poshtë lëkurës.

Më kujtove po, ca qindra shkrime paçavure që më qëndisnin sindikalistë dhe gazetarë pa emër, kur isha drejtor i përgjithshëm dhe ti, ishe me votat e deputetëve të Partisë Socialiste, anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH. Apo e ke harruar këtë “detyrë të lartë” shtetërore?

Dhe më ke votuar “pro”,  për drejtor të përgjithshëm, në një mocion kundër meje, ti Andi Bushati, me votën tënde, për ata që nuk e dinë.

Ti pandeh se unë do të bie kaq poshtë, e ti kujtoj publikut se si bëra një emërim femëror, për hatrin tënd në RTSH? Jo nuk zbardh as emra dhe as për llogari të kujt e bëmë atë kompromis shoqëror.

As edhe nuk do të flas, se çfarë bën ti natën. Se me kë dhe çfarë. Ndonëse të gjithë ne e dimë, në këtë fshat që jetojmë. Sepse janë poshtërsira dhe janë futje e neveritshme hundësh në jetën personale.

Unë nuk e kam ndërruar ndonjëherë shkollën e mesme për të rregulluar mesataren, me ndihmën e pakursyer të familjes. Asgjë nuk replikove nga çfarë të shkruajta, por vetëm grumbullove vrer dhe më bëre siç të thashë më lart, “biografinë” e armikut, të të poshtrit, të hipokritit… dhe, e dhe për konsum publik, përpara zërit të masës…

Termin “obez” që ti përdor, e ke huazuar edhe atë nga Rama, dorë pas dore.

Por le të saktësojmë pak “Biografinë”, o i si ngjashmi i Kaçit M. Unë nuk ka çfarë të fsheh, vlla, që qesh me vete dhe jo me mua…

Në vitin 1990, mbasi lashë punën si dramaturg në Teatrin Kombëtar,  dhe deri në vitin 2001, kam punuar 11 vite në Romë si gazetar i parë në Radio Radicale , kur ti, përmirësoje gjuhën shqipe (se frengjishten e mallkuar nuk e mësove dot asnjëherë) dhe punoje si çirak te Nikollë Lesi, si gazetar i vockël.

Kur u ktheva në Tiranë dhe mora në drejtim editorial Televizionin Arbëria, ti bubrroje nën mburojën e Marsel Skëndos te Revista Klan. Dhe pastaj, se çfarë ndodhi, po Marseli që të krijoi dhe të bëri me para, përveç atyre të shumtave të familjes dhe biznesit të karburanteve farefisnore, u tradhëtua, nuk dihet se nga kush…

Por nuk hy më thellë… megjithëse ka më thellë… sepse ruaj klasin tim dhe jo tëndin.

Ishe i zjarrtë pas Fatos Nanos, gjatë “betejës së katharsisit” në PS, por pastaj, Fatosi, nuk u soll një natë xhentil me ty… dhe unë qëllova prezent, por nuk rrëfej më shumë se kaq, as edhe për këtë… dhe më duhet të them, për ndershmërinë që kam me të tepërt, më shumë se sa ty, se atë natë, ti kishe të drejtë…

Dhe të kam takuar atë natë dhe të shpreha solidaritetin tim… por pa dobi, ti je ende i pa rritur dhe i llastuar e me raketake në dorë. Merre si komplimet! Do plakesh me vonesë. Mos u mërzit Busho! Sepse unë jam ai që qesh dhe jo ti, sot!

Unë  e kisha mik dhe besoja tek Fatos Nano dhe darkoja e pija verë tavolinave me të. Si i barabartë dhe madje si i përkëdhelur. Isha shumë më i ri atëhere, vija nga jashtë dhe nuk e kuptoja se kjo gjë, të xhelozonte dhe të nxinte nga brenda ty dhe ca të tjerë. Skam faj që nuk e kam kuptuar këtë gjë. Unë nuk kam shkruar asnjë fjalim për Nanon, ai e kisht speech writer-in e vet. Dhe një nga këta ka qenë rast pas rasti thuhet edhe Edi Rama, që përparoi në karrierë falë edhe kësaj dhuntie e gatishmërie.

Do një kuriozitet? Sprovën e parë letrare të Ramës, që ishte vetëm piktor, e kam korrigjuar unë, në vitin e largët 1984.

E pra, mbasi unë drejtoja emisionet e mia maratonë në Televizionin Arbëria, ti, u përpoqe të bësh një “Emision” në TV Klan, të ndihmoi Sandri i shkretë, sa më ska.

Të dha studio, të dha gazetarë, të dha emër, të dha para. Por ti “nuk e katranose dot o Busho!”, do thoshte Çani.

Por ti, sedërliu i sotshëm, të kam dëgjuar vetë se herë i ke “gëlltitur” me ca nënqeshje të pakuptueshme, ca të shara të tmerrshme, nga ato të Sandrit! Ti e di si i gëlltisje!

Vajte edhe të Vizion Plus, të dha Tan Dulaku, zotni burrë e djalë bujar, edhe ai, studio e gazetarë, para dhe mundësira. Nuk katranose gjë edhe aty, megjithëse u përpoqe dhe ca dokumentarë i ke pasur të mira. Nuk ta ha dot hakun.

Por kur mërzitesh, atëhere të fillojnë problemet. U mërzite te “Laguna Blu” me Sandër Frangajn që po ndërtonte dhe çfarë nuk the për atë “bamirës” tëndin.

E akuzove edhe për gjëra të tmerrshme, në mënyrë të pafalshme.

Por Sandri të fali. Si e kam falur edhe unë Kaçin M., për sëmundjen e vet paranojake, të shkretin. Si edhe ty sot.

Tani edhe dy tre gjëra të fundit, për kësaj rradhe…

E para, marrëdhënia ime me Metën nuk ka qenë dhe nuk është e fshehtë. Derisa kam kandiduar si deputet i pamvarur 7 vjet më parë.

Nëse ky është krim, e paskam bërë një të tillë. Më mirë unë se sa ndonjë vrasës apo ndonjë diller droge, apo jo?

Por për ata, ta thashë edhe herën tjetër, Lapsi yt, thyhet nga frika dhe ti shkon prapa ferrës, kur ata të shfaqen përpara. Dhe mirë bën, nuk të vë faj.

Dhe ti kuptohesh kur shkruan, në lidhje me Ilir Metën, që ke ca ngjyra raciste dhe lokaliste të pakuptueshme. Apo mbase sepse Iliri nuk është me preardhje nga zarat e bllokut, që pamvarsisht viteve, ti i numëron, si të klasit të dytë?

Mirë apo keq, Meta, është ai që është, apo si i thonë anglezët “self made”, dhe është aty ku është, pamvarsisht se nuk është lëpirë kangjellave të bllokut.

A është argument ky, që ta paragjykosh, ti o Busho që qesh? Edhe hienat qeshin! Qeshin përpara kafshimit. Më mirë rri serioz, dëgjo mua buçko, mos e tund raketaken!

Se me këtë llogjikë, je ti që më ke borxh mua. Dhe unë i zgjidh nevojat ekonomike, po të të kërkoj nja 40 vite qira të papaguara vile në mes të bllokut, për shtëpitë e gjyshit tim, që ja morrën hajdutshe dhe dhunshëm, që të rriteshe mirë e bukur ti, e të luaje në bahçen time kukamçefti, apo jo?

Në lidhje me marrëdhëniet e mia me Ramën, në planin personal, janë paradoksalisht, shumë të mira, por kapjen e drejtësisë në vendin tim, do të mundohem të mos e lejoj.

As edhe diktaturën e ndritur te kryeministrit tënd të dashur, që sot e ke gëzuar pa masë.

Më thanë, e sigurt fare, që  ja hodhën menjëherë në tuit, pështymën tënde, ndaj meje.

Dhe kish thënë, thuhet, ay, kryeministri: “Të marrsha të keqen, Bushat!”

Dhe dikush, që ti e di, dhe unë e di, dhe ti e di që unë e di, por klasi që kam, me të tepërt në diferencë me ty, nuk më lejon ta shkruaj, i ka çuar sms, përgëzonjëse dhe lëvduese, për ty….

E të tjera e të tjera…

Më more shumë kohë sot.

Të pres i gatshëm, me shumë asortimente të tjera, nëse del prapë nga ferra, ose gjuan si rëndom, pas saj.

Dhe mos u mërzit o xhan!

Me dashuri të parrëfyer, Zheji./360gradë

 

June 30, 2016 11:20
Komento

6 Komente

  1. myzeqari June 30, 12:11

    ME PERQEN Z ,ZHEJI !

    Reply to this comment
  2. TP June 30, 13:39

    A ja vlen-do te pyesja Gazeten Dita- te merreni me Zhejin dhe Bushatin, dy nga prototipat e “analisteve” ne Shqiperi?! Te dy mercenare, te dy njerez pa bosht, te dy te shitur, te dy qe mendojne qe jane me te miret ,kur ne i njohim se e kane shitur shpirtin ,trupin dhe moralin e tyre! A ja vlen kur muti thote jam me i mire se shurra!

    Reply to this comment
  3. Bajram June 30, 17:26

    “Qelbesirat” e mediave po bejne rolin “Ma mbaj pak ket kopil sa te shaj ate kurven”.Ky debat i ben mire popullit shqiptar se merr vesh dhe kupton nga dora vete,ne origjinal qelbesite qe kryhen ne dem te tij dhe te Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. Arben June 30, 19:25

    DEBAT NE EMER TE DOSJEVE TE SIGURIMIT,TE TE DY AKTOREVE.

    SKENARISTI SALI, DUKE KRIJUAR SHASHKA TYMESE.

    Reply to this comment
  5. Shqipe July 1, 09:17

    Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik
    Urime! Debati i brendshen ndermjet anetareve te asociuar ne
    “Klubin e ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”, dy kokrrave
    të kandarit (si do t’i përcaktonte edhe edhe akademiku popullor-
    Shaban Qosja), tregon “vitalitet”(si Shyqyriu i Beratit).

    Urimet i drejtohen se pari:
    Kryetarit te Klubit: Arkitektit popullor, te shpifurit – Fatos Lubonja,
    Nen Kryetarit: Ironikut lolo-president i republikes – Artan Hoxha,
    Sekretares: Bukuroshes se fjetur te TV AGON – Sonila Meço,
    si dhe Anetareve te asociuar:
    -Pinjollit te klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    -Orangotangut – Armand Shkullaku,
    -Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    -Akadem-ikut qe çalon Artan Fuga,
    -Sindromes “Bari Falliu”, Star Rakise-Ylli Rakipi,
    -Te Dhirtes – Desada Metaj,
    – Pinjollit te padenje te faniljes Zheji – Artur Zheji, dhe
    -“Haleja alla turka” – Frrok Çupi.

    Nje urim te veçante edhe nga ideatori i
    “Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    Mareshallit “Qeni qe te ha tines”.

    Shenim: Tosi ki kujdes Qupin, se eshte me injorant se Qimi.
    Ky pervers mund te te zere vendin e Kryetarit.

    Reply to this comment
  6. Shqupi July 1, 09:18

    Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik
    Urime! Debati i brendshen ndermjet anetareve te asociuar ne “Klubin e ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”, dy kokrrave të kandarit (si do t’i përcaktonte edhe edhe akademiku popullor-Shaban Qosja), tregon “vitalitet”(si Shyqyriu i Beratit).

    Urimet i drejtohen se pari:
    Kryetarit te Klubit: Arkitektit popullor, te shpifurit – Fatos Lubonja,
    Nen Kryetarit: Ironikut lolo-president i republikes – Artan Hoxha,
    Sekretares: Bukuroshes se fjetur te TV AGON – Sonila Meço,
    si dhe Anetareve te asociuar:
    -Pinjollit te klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    -Orangotangut – Armand Shkullaku,
    -Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    -Akadem-ikut qe çalon Artan Fuga,
    -Sindromes “Bari Falliu”, Star Rakise-Ylli Rakipi,
    -Te Dhirtes – Desada Metaj,
    – Pinjollit te padenje te faniljes Zheji – Artur Zheji, dhe
    -“Haleja alla turka” – Frrok Çupi.

    Nje urim te veçante edhe nga ideatori i
    “Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    Mareshallit “Qeni qe te ha tines”.

    Shenim: Tosi ki kujdes Qupin, se eshte me injorant se Qimi.
    Ky pervers mund te te zere vendin e Kryetarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*