Bushati: Ende s’ka një datë për vizitën e Tsipras

March 15, 2018 17:11

Bushati: Ende s’ka një datë për vizitën e Tsipras

Përcaktimi i datës për vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras duket se është peng i lëshimit të autorizimit nga presidenti Ilir Meta për nisjen e negociatave zyrtare për marrëveshjen e detit.

Ministri Ditmir Bushati pohon se nuk ka një datë konkrete për vizitën zyrtare të Tsipras në Tiranë, për të cilën vetë kryeministri Edi Rama pati lajmëruar se do të zhvillohej në Prill.

Nuk ka ende një datë apo afat të finalizuar për këtë gjë.”

Ndërkohë sa i takon autorizimit, Bushati deklaron se është në pritje dhe shprehet optimist se do të ndodh shumë shpejt.

“Besoj se jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulet në tryezën e bisedimeve me ekipin grek.”

Me të njëjtin optimizëm Bushati flet dhe për një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Optimizmi në këtë rast i buron nga progresi që ka bërë Shqipëria jo vetëm sa i takon Vettingut, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

“Ne nuk presim dhurata. Procesi i Vettingut i ka dhënë efektet e veta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar në disa operacione ndërkombëtare.”

Bushati thotë se do të vazhdojnë takimet me vendet anëtare për t’i bindur për një vendim në favor të çeljes së negociatave. Praktik që është normale për vendet kandidate siç pohon dhe ministrja e punëve te jashtme kroate pas takimit me Bushatin. Ajo deklaron se Shqipëria do të ketë dhe mbështetjen e Kroacisë në këtë proces.

l.h/ dita

March 15, 2018 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*