Bushati i kërkon Marokut njohjen e Kosovës

October 6, 2015 11:24

Bushati i kërkon Marokut njohjen e Kosovës

Kryediplomati Ditmir Bushati ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Marok ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit atje.

Gjatë takimeve, ai ka kërkuar nga pala marokene që të rishohë qëndrimin në drejtim  të njohjes së shtetit të Kosovës si një realitet i pakthyeshëm dhe tashmë i konsoliduar.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm i Shqipërisë inkurajoi që të mbështetet kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, si një mesazh për bashkëjetesën dhe harmoninë në rajon.

Në takimin me Kryeministrin e Mbretërisë së Marokut, z. Benkirane palët theksuan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit politik ndërmjet dy vendeve në të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri Bushati nënvizoi interesin e Qeverisë Shqiptare për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në sektorë të tillë si turizmi, transporti detar, minierat, bujqësia etj. Gjithashtu, palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Më tej vijoi takimi me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë  së Marokut z. Alami, ku u vlerësuan marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes dy popujve dhe u shpreh bindja se intensifikimi i shkëmbimeve parlamentare do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri Bushati bëri një prezantim të situatës ekonomike në Shqipëri, mundësitë dhe lehtësirat që ofron ekonomia shqiptare për thithjen e investimeve të huaja në vend, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në fusha të ndryshme të interesit reciprok. /Dita/

October 6, 2015 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim