Bushati: Gjithëpërfshirja politike, kyçe për integrimin

Redaksia Online November 27, 2013 13:59

Bushati: Gjithëpërfshirja politike, kyçe për integrimin

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e mbajtur sot para deputetëve ka prezantuar punën si kryediplomat.  Bushati tha se integrimi nuk është vetëm detyrë e mazhorancës.

“Jemi në një çast të rëndësishëm të BE. Le të mos ngatërrojmë qëndrimet tona politike me mbështetje konkrete. Personalisht në detyrën e ministrit të Jashtëm kam takuar homologë nga vendet e Bashkimit Europianë, përfaqësues të KE e Parlamentit Europian dhe gjatë këtyre takimeve kanë konfirmuar vullnetin e klasës politike shqiptare për integrimin e vendit. U kam paraqitur rezultatet e arritura në fushën e progresit”.

“Kjo gjë është në dorën tonë, është në dorën e këtij Parlamenti si platformë e një vullneti politik për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, në procesin e modernizimit të atdheut tonë të përbashkët. Nuk kemi më kohë për të humbur. Kjo rezolutë do të duhet të pasohet nga hapa të tjerë konkrete e të përditshme që do të dëshmonin që Kuvendi është tashmë një aktor fuqimplotë, një aktor i pazëvendësueshëm në rolin e tij mbikqyrës dhe nxitës për zbatimin e reformave nga institucionet e dala prej tij”, tha Bushati.

 

 

 

Redaksia Online November 27, 2013 13:59
Komento

1 Koment

  1. Tani November 27, 15:28

    C fare po ben me konviktoret e ambasadave.Bej pastrim se vazhdojne kafshtet e pd aty ku perfaqesohet shteti.Akoma prisni 1 milion vota per ju.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*