Bushati ironizon ambasadoren e Greqisë: Është e re në detyrë

September 23, 2016 23:45

Bushati ironizon ambasadoren e Greqisë: Është e re në detyrë

Pas deklaratës së ambasadores greke në Tiranë Eleni Sourani se çështja e kufirit detar është një çështje e zgjidhur me marrëveshjen e 2009, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ në mënyrë ironike u shpreh se është e re në detyrë dhe media duhet të tregohet më dashamirëse me të.

“Ka të paktën dy vjet e gjysmë që ne kemi hapur disa kantiere pune me Greqinë duke vendosur mbi tryezë të gjitha çështjet që mbeten të hapura dhe baza, apo origjina e të gjitha këtyre çështjeve buron nga ligji famëkeq i luftës, që është ende në fuqi nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë.

Ne i kemi kategorizuar çështjet e hapura në 3 blloqe; 1.çështje të së shkuarës së largët apo të historisë, që datojnë nga Lufta e Dytë Botëtore 2. çështje të aktualitetit me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve si dhe 3. çështje që kërkojnë njëlloj parashikueshmërie, që kanë interes strategjik për Shqipërinë dhe Greqinë.

Nuk është në natyrën e një ministri të jashtëm dhe as në natyrën time që të komentoj qëndrime të caktuara të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, por mbase është momenti për t’i bërë thirrje edhe kolegëve në media, që kanë shkruar për këtë temë, që të tregohemi paksa më dashamirës me një ambasadore të re në detyrë, që ndoshta do të kërkojë kohën e vet për t’u familjarizuar me dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke”deklaroi ai.

Në një intervistë pak ditë më parë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani deklaroi se “Lidhur me delmitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009, e cila u hartua me kujdes dhe bazuar në Konventat e OKB-së dhe ligjin e Detit dhe që në vështrimin tonë i shërben interesave të të dyja vendeve.

ambasadore

September 23, 2016 23:45
Komento

2 Komente

  1. info analitike September 24, 10:44

    Kur ka guxim edhe tallet edhe ky qe dallohet per idiotesi diplomatike ne seri. Tamam ekzemplar i denje rilindjot i paafte, cinik dhe fodull.

    Reply to this comment
  2. arbereshi September 24, 18:59

    Ke te drejte o Bushat, kjo duket qe ne fytyre qe eshte e re ne detyre dhe jo vetem. Duket edhe tip daun e shkreta. Ska gje greke eshte eshkreta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*